Connect with Us

Çfarë do të ndodhë me Teatrin?

Politikë

Çfarë do të ndodhë me Teatrin?

Publikuar

-

Ditët e fundit është kthyer në vëmendjen e opinionit publik debati i fortë për shembjen ose jo të Teatrit Kombëtar. Një godinë e ndërtuar në kohën e fashizmit, por e sulmuar si objekt dhe me pasion të madh për t’u shkatërruar nga kryeministri i vendit, Edi Rama.

Së fundi ai ia kaloi Bashkisë në pronësi. Një akti i çuditshëm, ku një Teatër Kombëtar ngelet në pronësi të pushtetit vendor dhe më pas duket se po bëhen gati gjërat për ta shembur.

Gjithçka filloi më një debat i cili u kthye në një përplasje politike, sepse fillimisht ishin një grup aktorësh që kundërshtuan, mes tyre edhe personalitete si Robert Ndrenika, e të tjerë, të cilët tani duket se janë tërhequr nga ky qëndrim dhe në mbështetje të kauzës, aktorët duket se janë rralluar megjithëse ka shumë prej tyre që e mbështesin.

                Basha tek Teatri

Ka edhe njerëz të shoqërisë civile, aktivistë, njerëz të Partisë Demokratike, të cilët e kanë spostuar nga një kauzë e artistëve dhe qytetare, në një kauzë politike.

Tek Teatri është shfaqur Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, dy ditët e fundit dhe shfaqja e tyre tregon se çfarë do të ndodhë me Teatrin.

Politizimi i çështjes është një armë në dorë të Edi Ramës. Vajtja e Kryemadhit dhe Bashës tek Teatri Kombëtar është një arsye më shumë në mbështetje të kryeministrit, që ky i fundit të thotë se nuk është një çështje e vetë aktorëve, por është një çështje e politizuar, ku opozita kërkon të ngrejë kauzat e saj, ashtu siç bëri me Unazën e re, me çadrën, e kështu me radhë.

   Kryemadhi tek Teatri

Prandaj, Rama me këtë armë, pra me politizimin e çështjes, do ta ketë më të thjeshtë për të vepruar.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Është lufta jote, timonier!

Çfarë do të ndodhë më tej?

Ajo që do të ndodhë me Teatrin tashmë thuajse është e parashikuar. Siç e përmendëm më lart, një shembull është Unaza apo Rruga e Kombit, apo edhe dhjetëra kauza të tjera, të tradhëtuara nga Lulzim Basha.

Përfshirë këtu që nga fillimet e tij si opozitar, ku gënjeu publikisht për Ligjin e Arsimit të Lartë, dhe nuk e çoi kurrë në Gjykatën Kushtetuese.

Protesta tek Rruga e Kombit

Për Rrugën e Kombit, ku u burgosën me dhjetëra të rinj të cilët protestuan dhe kundërshtuan koncesionin e kësaj rruge. Lulzim Basha e braktisi kauzën dhe përfitimet ishin të kunatit të tij, i cili si “shpërblim” mori zyrat tek ish-hotel Sheraton, pra tek kompania e cila kishte marrë me koncesion Rrugën e Kombit.

Kështu ndodhi edhe me banorët e Unazës. Lulzim Basha gjoja i mbështeti ata, ndërsa shkoi në Pazar. Tenderi u bë, godinat u shkatërruan, Unaza po ndërtohet dhe Lulzim Basha vazhdon të heshtë.

Heshti për koncesionin e inceneratorëve. Nuk jep fakte, nuk e çon në SPAK.

Hesht për pasurinë e Ben Blushit, nuk e çon në SPAK.

                                    Protesta ne Astir

Hesht për pazaret e televizionit Top Channel, me qeverinë dhe nga ana tjetër bën avokatinë e një televizioni që nuk ka për t’u mbyllur kurrë. Por, shkon edhe tek Teatri me besimin se poi  hedh “bënzinë zjarrit” dhe po ndez revoltën popullore.

Por, ajo që do të ndodhë është e thjeshtë. Sapo të happen rrugët dhe të rifillojnë fluturimet, Lulzim Basha do t’i hipë avionit për të shkuar në Hollandë, për të vaditur tulipanët e tij. Dhe atë mbrëmje që nuk do të jetë shumë vonë, teatri do të rrethohet, personat që do të jenë brenda do të nxirren jashtë nga policia dhe do të shembet, ashtu siç ndodhi me Unazën e re.

Pikërisht sepse atje shkoi Lulzim Basha. Pikërisht sepse çështja u politizua. Tashmë ai Teatër është më i shembur se kurrë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vrasja e Klodian Rashës/ Çuçi: Një hetim model, dosja është gati për në gjykatë

Publikuar

-

Nga

Vrasja e Klodian Rashës/ Çuçi: Një hetim model, dosja është gati për në gjykatë

Hetimet për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një oficer policie ende nuk janë mbyllur.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, sqaroi në emisionin “Përballë” se hetimet e SHÇBA-së lidhur me sjelljen e policit vijojnë, ndërkohë që dosja e ngjarjes është gati për në gjykatë.

Çështja është në hetim. Një rast lidhet me marrëdhëniet drejtëpërdrejt dhe me ngjarjen me faktin me humbjen e jetës së Klodianit. Dhe kjo është mbyllur me prova të plota. I ka prokurori, i ka gati dhe do t’i çojë shumë shpejt në gjykatë.

Është një nga hetimet model. Dhe ka një çështje tjetër që lidhet me sjelljen e policisë. Pra janë dy të ndryshme. Për të parën kemi ecur me shpjetësi. Për të dytën vazhdon hetimi. Se nuk është thjesht për tu bërë”, tha Çuçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sondazhi/ Televizioni i Xhemail Pasmaçiut “shton” votat për PD-në, tkurret PS dhe LSI

Publikuar

-

Nga

Sondazhi/ Televizioni i Xhemal Pasmaçiut “shton” votat për PD-në, tkurret PS dhe LSI

Televizioni i sekuestruar i Xhemal Pasmaçiut i njohur publikisht si Ylli Ndroqi, po transmeton mbrëmjen e sotme rezultatet e sondazhit të parë të RTV Ora & Notto, në nivel kombëtar dhe të veçanta për dy qarqe, Tiranën dhe Durrësin për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Sipas të dhënave të publikuara, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë rënie të votave krahasuar me zgjedhjet e 2017.

Ndërkohë Partia Demokratike ka një rritje.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali në spitalin Covid/ PD thirrje Prokurorisë të hetojë: Kjo qeveri frymëzon vetëm “tiret”

Publikuar

-

Nga

“Fund armiqësisë ndaj bluzave të bardha”/ PD reagon pas shkarkimit të mjekut të Urgjencës

Pas skandalit të radhës në spitalet covid, ku një pacienti që kishte humbur jetën i ishin vjedhur lekët në portofol dhe llogari bankare, ka ardhur edhe reagimi i PD-së.

Përmes ish-deputetit Bardh Spahia, PD thekson se kjo qeveri ka frymëzuar vetëm “tiret”, ndërsa i bën thirrje Prokurorisë të hetojë urgjent ngjarjen e rëndë dhe të paprecedentë.

Reagimi i plotë:

Një rast tjetër i rëndë dhe revoltues tek spitali COVID 1. Një tjetër qytetar i vjedhur në rrethanat më të pamendueshme.

Emisioni investigativ “Stop” na solli fakte se një pacienti i është vjedhur karta e bankës brenda në spital, ditën kur hyri në intubim. Tërheqja e parave janë bërë për 3 ditë me radhë, derisa pacienti humbi jetën në spital.

Prokuroria duhet të bëjë hetim urgjent për të këtë ngjarje të paprecedentë. Një “Tire” tjetër, akoma më monstër, që vjedh edhe të vdekurit, nuk duhet të ketë vend në spitalet tona.

Për fat të keq, në këto 8 vjet, Edi Rama kaloi nga shëndetësia falas tek shëndetësia e Tires. Kjo qeveri ka frymëzuar vetëm “tiret”, që vjedhin pacientët dhe u bëjnë shantazh qytetarëve me jetën e tyre.

Kjo duhet të marrë fund! Shqiptarët nuk meritojnë të vidhen nëpër spitale! Na duhet një qeveri që do të bëjë ndryshimin!

 

LEXO TE PLOTE