LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha "nuk i zë besë" Kryemadhit/ Niset vetë drejt Teatrit Kombëtar

16 Maj 2020, 21:43, Politikë CNA
Basha "nuk i zë besë" Kryemadhit/ Niset vetë drejt

Alarmi i ngritur nga Aleanca e Teatrit Kombëtar se sonde mund të prishet godina e Teatrit, ka ngritur në këmbë opozitën, e cila po proteston krah tyre.

Mirëpo duket se kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk ka pasur shumë besim te kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, të cilët prej rreth dy orësh ndodhen para Teatrit.

Mësohet se Basha është nisur vetë drejt Teatrit Kombëtar për t’ju bashkuar qëndresës së artistëve. Demokratët kanë marrë një mesazh nga selia ku u kërkohet t’i bashkohen artistëve.

?Të nderuar anëtarë të Kryesisë, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar! Me porosi të Krytarit duhet të merrni masa për të ardhur tek Teatri tani. Aleanca ka bërë thirrje për mbështetje. Kryetari Basha është nisur për tek Teatri?, thuhet në mesazh./ CNA.al

Lajmet e fundit nga