Connect with Us

Basha e bën sërish pushim/ Dërgon Kryemadhin dhe Bardhin te Teatri Kombëtar

Politikë

Basha e bën sërish pushim/ Dërgon Kryemadhin dhe Bardhin te Teatri Kombëtar

Publikuar

-

Për të dytën ditë radhazi, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shkuar te godina e Teatrit Kombëtar.

Mësohet se pak minuta më parë Kryemadhi i është bashkuar artistëve dhe aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhin.

Gjithashtu edhe përfaqësues të tjerë të opozitës kanë shkuar të protestojnë kundër shembjes së Teatrit. Kryemadhi deklaroi se do rrinë zgjuar që të mos shkojë policia për prishjen e godinës.

“Edhe dje e kishin plan për të hyrë, nuk erdhën, ne këtu jemi. Informacionet të jenë si të duan, do të jemi këtu për të mos lejuar zbatimin e një vendimi të paligjshëm, do të rrimë zgjuar gjithë natën dhe do të donim të ishte zgjuar edhe drejtësia shqiptare për të parë se çfarë po ndodh”, tha Kryemadhi.

LEXO EDHE:  Ilir Meta kërcen këngën e Baftjarit me Lu/ Luli mban iso

Ndërkohë, kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha, duket se ka dërguar Kryemadhin e Bardhin në vend të tij, pasi sonde nuk është dukur pranë artistëve. Dy ditë më parë Basha qëndroi gjatë natës me arstistët, ndërsa dje dhe sot ka shkuar kryetarja e LSI-së./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“66 mijë familje pa bukë”/ Balliu thirrje qeverisë: Kthe sytë nga turizmi

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, ka ngritur akuza ndaj qeverisë lidhur me pandeminë e koronavirusit.

Nga Pogradeci, Balliu tha se gjendja ekonomike është rënduar dhe për këtë fajësoi qeverinë se nuk ka reaguar dhe nuk ka marrë masat e duhura.

“Pandemia po shndërrohet në një pandemi ekonomike të rëndë në mbarë vendin. Në vendin tonë për faj të qeverisë u rrit papunësia, ndërsa në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi ka ndodhur e kundërta. Sot 66 mijë familje shqiptare kanë humbur punën e tyre, janë pa rroga e pa bukë”, u shpreh ai, ndërsa i bëri thirrje qeverisë t’i kushtojë më shumë vëmendje turizmit.

LEXO EDHE:  Xhafaj si Kotzias

“Nga Pogradeci i bëj thirrje qeverisë të kthejë sytë nga turizimi, të alokojë fonde dhe të ndihmojë biznesin për marrjen e masave dhe përgatitjen për sezonin veror jo vetëm në Pogradec, por në çdo qytet ku ka turizëm. Kjo pandemi ekonomike që po kaplon vendin do ta bëjë koronavirusin të duket lule për shqiptarët. Shqiptarët të mos kënaqen me lëmoshë, miell, makarona dhe fasule por qeveria t’ju japë para pasi dritat dhe uji nuk paguhen me ushqime”, deklaroi demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Flamur Noka shfrenon gjuhën ndaj Veliajt/ Je b*thë q…

Publikuar

-

Nga

flamur noka zbulon arsyen e djegies se mandateve

Ish deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka shpërthyer ashpër ndaj Erion Veliajt, pasi vendosi në muret e Bashkisë së Tiranës ngjyrat e LGBT-së.

Noka e etiketon Veliajn si një njeri që ka arritur aty ku është sot, vetëm përmes “lëpirjeve, ndërsa me ironi shkruan se keto ngjyra duhet ti vendosë  në shtëpinë e tij, dhe jo në një institucion shtetëror.

“Qe je bythe..q kjo eshte puna jote..Qe gjjthe karrieren tende e ke bere bazuar te vlerat e bythes ,edhe kjo eshte puna jote.Qe te shkoi jeta duke i lepire bythen Edi Rames edhe kjo prape eshte puna jote .Qe te gjesh veten shpirterisht dhe te kesh simbol te vlerave tua keto ngjyra prape eshte puna jote..Por mbaje dhe vendose te shpia jote ..Sepse ky institucion shteteror perfaqeson qytetaret e Tiranes , dhe aty vendoset vetem flamuri kombetar dhe jo ngjyrat e bythes tende.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lulzim Basha luan teatër për Teatrin

Publikuar

-

Nga

Opozita ka shpallur protestat e saj dhe mbështetjen ndaj aktorëve të cilët janë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, pra rikonstruksionit dhe jo shembjes së tij.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë filluar të flenë me turne në Teatër dhe të aktivizojnë gjithashtu mbështetësit për të qenë prezent në çdo kohë, për të mos lejuar policinë bashkiake apo atë të rendit, për të rrethuar godinën e më pas për ta shembur atë.

Po, Lulzim Basha në fakt duket se po luan teatër me Teatrin.

Është fakt se në zgjedhjet e 30 qershorit kryetari i Republikës së Re nuk hyri, duke i dhënë kështu mundësinë Rilindjes së socialistëve të kenë një Këshill Bashkiak me një mazhorancë të plotë me gati 61 vende.

Mos hyrja e opozitës në zgjedhje i ka dhënë në dorë Erion Veliajt shansin e artë që të ketë një mazhoracë absolute për të bërë të mundur miratimin e çdo vendimi, deri në shembjen e Teatrit.

E në rast se do të ishte opozita në Këshillin Bashkiak të Tiranës, pra nëse do të kishte marrë pjesë në zgjedhje, opozita nuk do të kishte këtë mundësi, pasi do të duheshin 3/5 e votave për të shembur Teatrin.

LEXO EDHE:  Patozi zbulon skenaret Rama-Basha/ “Duan të asgjësojnë LSI-në”

LEXO EDHE:  Foto/ Lulzim Basha shfaqet për herë të parë pas votimit në publik, me brekë tek vila e tij në “Laguna Blu”

Opozita nuk është, nuk është as në sallën e Këshillit Bashkiak, as në zgjedhje nuk hyri, nuk është as në Këshillat e tjerë Bashkiakë në të gjithë Shqipërtinë, duke i thënë kështu mundësinë socialistëve të bëjnë çfarë të duan dhe si të duan.

Në rast se Lulzim Basha do të kishte hyrë në zgjedhje dhe opozita do të kishte marrë votat që i takonin, të cilat kanë qenë gjithmonë rreth 40% në Tiranë, ky Këshill Bashkiak do të kishte penguar përfundimisht Erion Veliajn që të vazhdonte më tej marrëzinë e Edi Ramës për të shembur Teatrin.

Lulzim Basha është ai që i ka dhënë dorën e fundit kësaj marrëzie. Luli po luan teatër me Teatrin. Një teatër të turpshëm pasi ai vetë është personi që ka vulosur shembjen e Teatrit Kombëtar me mos pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale dhe me braktisjen e Këshillave Bashkiakë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE