LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtare/ Nuk ka dyshime, kampionati belg jep verdiktet. Shpëton skuadra e sulmuesit të Kombëtares

15 Maj 2020, 18:34, Sport CNA
Zyrtare/ Nuk ka dyshime, kampionati belg jep verdiktet. Shpëton skuadra e

Kampionati belg i futbollit ka qënë ndër të parët që ka vendosur për mbylljen e tij si pasojë e pandemisë, pasi e kishte të pamundur të vazhdonte si pasojë e bllokimeve të vendosura nga qeveria për shkak të përhapjes së koronavirusit në vend. Një vendim që nuk i pëlqeu aspak UEFA-s pasi hapi rrugën për shtete të tjera, por që u detyrua ta pranonte.

Klubet belge dolën në stërvitje për të mbajtur veten në formë derisa të zyrtarizohej vendimi edhe nga Asambleja e klubeve dhe ky vendim është zyrtarizuar sot nga ajo, duke bërë të qartë kush shpallet kampion, kush shkon në Europë e kush bie nga kategoria.

Kështu, Klub Bryzh është shpallur kampion për këtë edicion, me Gent që shkon gjithashtu në Ligën e Kampioneve. Sporting Sharlërua, Antverp dhe Standard Liezh do të shkojnë në Ligën e Europës. Ndërkohë, mund të buzëqeshë Sindri Guri pasi Ostende që mbante vendin e parafundit, ka shpëtuar nga rënia. Skuadra që do të zbresë më poshtë është ajo e vendit të fundit, Vasland Beveren, ku luan sulmuesi i përfaqësueses Shpresa, Din Sula.

Lajmet e fundit nga