LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vatra shumë agresive të Covid në zonën rreth Teatrit/ Hoxha: Lali Eri sherr me Ministrinë e Mbrojtjes

15 Maj 2020, 18:39, Sociale CNA
“Vatra shumë agresive të Covid në zonën rreth Teatrit/

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar situatën e koronavirusit në Shqipëri, ku gjatë dy ditëve të fundit është raportuar një numër i lartë rastesh të reja me Covid.

Sipas Hoxhës, kurba e Covid-19 i bëri naftën parashikimit ?optimist? të Komitetit Teknik të Ekspertëve anti-virus.

?Me një kthesë të rrufeshme, të dirigjuar orët e fundit nga ?timonieri? pa patentë, virusi, papritur është shfaqur fuqishëm në disa vatra shumë të rrezikshme për qytetarët, në zemër të kryeqytetit.
Me konkretisht, ngritja e rrufeshme e kurbës së virusit, që gjatë ditëve të fundit dukej me brekët nëper këmbë, e shoqëruar me vatrat taze, të sapo zbuluara, ka rrëzuar të gjithë skenarin e deritanishëm, se Covid ishte duke u mbajtur nën kontroll dhe po menaxhohej me profesionalizem të lartë nga qeveria.
Nga haberet e fundit, është ?konstatuar? se vatra shumë agresive të Covid19, janë vërejtur në zonën rreth Teatrit Kombëtar, në zonën përreth ish-SHQUP-it, në zonën rrotull presidencës dhe në zonën ku ndodhet selia e LSI, në ish-bllok?, shkruan Hoxha.

Ai thotë se ?kryetari i bashkisë, Lali Eri, dora vet, pasi ka siguruar këtë informacion të klasifikuar sekret, është futur në sherr të madh me Ministrinë e Mbrojtjes, pse të gjithë helikopteret Kugar dhe Augusta, të Forcave te Armatosura, janë dëerguar për riparim njëkohësisht?.

?Për këtë shkak, nuk gjendet asnjë helikopter shtetëror, që të fluturojë mbi keto vatra te rrezikshme infeksioni dhe te dizinfektoje me lende speciale kimike nga larte, të gjithë personat e dyshuar, si të infektuar.Pra, mos u cuditni nëse shtrëngohen masat e izolimit, gjatë ditëve në vijim, rreth e rrotull Teatrit Kombëtar?! A nuk na ka thënë doktor Pipero, se ky virus është ?i pabesë dhe shumë inteligjent?, shprehet Hoxha.

Më tej ai shkruan: Ndërkohë në veri të vendit.
Një guzhinier denbabaden shkodran, tha sot në mengjes ne emisionin e Kel Demit, se ishte shume i acaruar pse qeveria dhe kryeministri, e cilesojne qellimisht Shkodren si zonë e kuqe me covid19.
As Enver Hoxha nuk ka guxuar ta cilesojë Shkodrën, zonë e kuqe, pasi ky qytet ka qenë gjithë jetën e do të jetë zonë blu.
Madje, shkodranët nuk pranojnë as që qyteti i tyre të cilësohet si zonë e gjelbër.
Shkodra ka mbajtur për 76 vite, namin e keq, pse i ka qitur shqiptarët në sherr, për datën kur gjermani i fundit u largua nga vendi, gjatë Luftes së Dytë Botërore, me 28 apo 29 nëntor 1944.
Ndërsa tani, Shkodrës, po mundohen me ia lenë në derë turpin, se po fut në sherr shqiptarët për 100 vitet e ardheshme, për shkak se nuk do të dihet se në cfarë date do te largohet kinezi i fundit pas covid19.
????
Nderkohe ne jug te vendit.
Dy te rinj, me origjine nga Tepelena, por me banim ne Tirane, pasi jane rikthyer ne vendlindje per tu marre me narko-kulture, ne kete kohe izolimi dhe pandemie, me njoftuan se sapo kane perfunduar me sukses, mbjelljen ne parcele te fidaneve me kanabis.
Ne debatin e dites se marte ne Opinion, me kishin degjuar ti thosha ministrit te brendshem, se kete vit, Policia e Shtetit, ka mbetur pa monitorim ajeror te territorit.
Kjo per shkak se nuk ka marreveshje per ardhjen e avionit te monitorimit nga ajri, te Guardia Di Finanza-s italiane, dhe se te gjithe helikopteret e ushtrise apo policise, jane te pamundur per te fluturuar, pasi jane futur ne remont prej te pakten 6 muajsh.
Praktikisht territori shqiptar kete vit eshte krejtesisht i zbuluar, ndersa perdorimi i droneve te policise eshte mjaft i kufizuar, pasi ata nuk kane rreze te gjate veprimi dhe nuk mund te kontrollojne terrenin e thyer, ne jug apo veri te vendit.
Pra djema, nese shihni ndonje helikopter ne ajer, mos u trembeni.
Mund te jete ndonje helikopter privat i kompanise VIVA Helikopters, apo Shega Trans, qe transporton Baba Mondin, drejt teqese se Alipostivanit.
Ne keto kushte, djemte nikoqire te narko-kultures, me sugjeruan me ?dashamiresi?, qe te mos dukesha kete behar nga nahija e tyre. Ne te kundert, askush nuk mbante pergjegjesi, se ?qente e stanit? do qendronin lidhur!!!
???
Me nje fjale, si ka thene kryekomandanti yne, qe po na udheheq ne kete lufte boterore perballe armikut te padukshem:
?FRIKE JO, KUJDES PO?…/CNA.al

Lajmet e fundit nga