LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Po kolapson industrinë e naftës”/ Cobo: Do ngre akuzë ndaj drejtuesit të Bankers Petroleum

15 Maj 2020, 19:34, Aktualitet CNA
“Po kolapson industrinë e naftës”/ Cobo: Do ngre

Ish- drejtuesi i Bankers Petroleum Albania, Leonidha Cobo sqaron se lajmi i publikuar në media se ai në bashkepunim me kolegë Kanadez dhe Italian kanë krijuar kompani paralele dhe kanë shkelur marrëdhenien e konfidencialitetit, për perfitime personale është i pavërtetë.

Sipas Cobos, Bankers dhe drejtuesi aktual Xingyun Sun mbajnë përgjegjeësi për situatën e krijimit të një skeme piramidale për kompaninë me të madhe në Shqipëri, duke akumuluar një borxh prej 80 milion USD ndaj kontraktorëve shqiptarë.

?Akuzat se unë kam përfituar personalisht në marrëdhenie me nenkontraktoret janë të pavërteta dhe gënjeshtra që duan të heqin vëmendjen nga problemet që ka krijuar manaxhmenti aktual duke bërë të mundur ndaljen e vendburimit për herë të parë në historinë e tij sikur të ishte pronë personale e Bankers dhe jo aset me rendësi jetike për vendin. Bankers dhe CEO aktual Mr Grand Sun mbajnë përgjegjësi për situatën e krijimit të një skeme piramidale për kompanin më të madhe në Shqiperi, duke akumuluar një borxh prej 80 milion USD kontraktorëve Shqiptarë. Mr. Sun nuk mund të përdori skema të tilla keqinformimi duke kryer një aktivitet ekonimik kriminal duke transferuar të ardhurat nga ky vendburim drejt Kinës pa plotesuar detyrimet kontraktuale kundrejt bizneseve të Bankers dhe për këtë mban përgjegjësi duke e ditur mosaftësinë paguese të Bankers, e cila e bën atë përgjegjës penalisht sipas ligjeve të Shtetit Shqiptar?, shkruan Leonidha Cobo.

Cobo thekson se padisë do i përgjigjet me akuzë në Gjykatë .

Si rrjedhojë unë dhe kolegët e mi do ngremë akuzë për Bankers dhe z. Grand Sun sipas ligjeve Shqiptare dhe Ndërkombëtarë për prishje te imazhi. Ftoj gjithë autoritet ligjzbatuese të ndalin ketë krim ekonomik që po con në kolaps jo vetëm bizneset që kanë lidhje me Bankers por gjithë industrinë e naftës në Shqipëri?, përfundon Cobo./CNA.al

Lajmet e fundit nga