LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Peticioni i artistëve për Teatrin/ Bejtja: Këtyre i intereson më shumë shembja, se rindërtimi

15 Maj 2020, 19:17, Sociale CNA
Peticioni i artistëve për Teatrin/ Bejtja: Këtyre i intereson

Gazetari Andi Bejtja ka reaguar paspeticionit të pjë pjese të aktorëëve të cilët i kërkojnë Presidentit dhe Opozitës që teatri i r të ndërtohet aty ku është i vjetri.

Sipas Bejtjes, ajo ?Aty?, tingëllon aq fort, sidomos tani në këto momente, saqë ashtu si Pushteti, duket sikur më shumë dhe këtyre artisteve i intereson më shumë shembja, se rindërtimi?.

?Nuk thonë të pakten, sa arriti të thotë mbremë dhe Karlo Bolino, se ?mund te shikohej mundësia të ndërtohej dhe një vend tjetër?. Nuk thanë të paktën aq sa tha Komisionerja e BE apo Ambasada Britanike që bënë thirrje per dialog?Por, ?Aty? dhe vetëm ?Aty? të shembet dhe pikë?, shkruan Bejtja.

Ai sqaron se ta shikojne me vëmendje këtë peticion, do kuptojnë që në vetevete është nje peticion unik: me shumë peticion për ?shembje?, se për ?rindërtim?.

?Në këtë kohë kur Shqipërisë i kane rënë brekët ekonomkisht, nuk thonë as të rikonkunstruktohet meqë Europa Nostra ka gjetur 80 perqind të lekeve, por jo ?Aty? të shembet dhe pikë?Kta mund të jene aktorë të Republikes të Shqipërisë, po për të qenë qytetarë të saj këto momente?boh vështirë?Nuk i paragjykoj, as për naïvë as për bashkepunetorë, servile të pushtetit?madje do i lehetësoj duke treguar një ngjarje që me ka ndodhur të jem deshmitar dikur: një djalë qe kishte nënën sëmurë, me një sëmundje të vecantë dhe e shpëtonte vetëm një operacion prej 80 mijë eurosh jashtë, pikërisht, në këto shkoi pikerisht aty, mu aty në banke dhe mori 80 mije euro kredi per të blere një Benc Mercedez??, shkruan më tej Bejtja./CNA.al

Lajmet e fundit nga