LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pa ndryshim, sistemi zgjedhor është një letër higjienike”/ Murrizi tregon planet për partinë e re politike

15 Maj 2020, 17:37, Politikë CNA
“Pa ndryshim, sistemi zgjedhor është një letër

Dje, Myslim Murrizi u zgjodh në krye të grupit parlamentar demokrat, duke i zënë vëndin kështu deputetetes, Rudina Hajdari.

Murrizi nuk i fsheh më planet për krijimin e një partie politike. Ai tregon se kur do të marrë jetë projekti i tij lidhet me reformën zgjedhore.

?Do ta shikojmë këtë vendim në varësi të Kodit për një lëvizje politike për të mos ngelur peng dhe për të mos pritur minutën e fundit, të listave të fundit që çohen në komision në momentin e fundit. Ditën që do ta kalojmë në kuvend sistemin zgjedhor me lista të hapura o rajonale o kombëtare. Sa të kalojmë Kodin do ta shikoni dhe lëvizjet?, deklaroi Myslim Murrizi në A2.

Ai shprehet se nuk ka ndërmend ta zëvendësojë Rudina Hajdarin në tryezën e reformës zgjedhore, por paralajmëron qartë se votat e grupit demokrat do të kushtëzohen me ndryshimin e sistemit.

?Unë dhe ata që janë aty nuk votojmë asnjë lloj letre bakalli që del nga bunkeri i Pallateve të Kongreseve dhe nuk ka birbo në politikë që më jep urdhër të këtij lloji. Ju merreni si të doni. Kur të vijnë do ta provojmë. Do ta shikoni kur të vijë. Nuk e lexoj fare atë nëse nuk ka ndryshim sistemi. Do të jetë një letër higjienike për mua dhe shumicën e deputetëve të opozitës?, nënvizoi deputeti./CNA.al

Lajmet e fundit nga