LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nijaz Lena: Ja si përfundova në zyrën e Gjicit, dua të luaj në stadiumin më të mirë të Ballkanit

15 Maj 2020, 08:26, Sport CNA
Nijaz Lena: Ja si përfundova në zyrën e Gjicit, dua të luaj

Nijas Lena është një prej atyre futbollistëve që i ka dhënë shumë futbollit shqiptar, por njëkohësisht edhe ka marrë prej tij. Superkupë, Kupë dhe kampionat, më tepër se kaq nuk kishte se çfarë të fitonte ky mesfushor në Shqipëri.

Më pas do të largohej nga Superiorja, pasi ka mbajtur veshur fanellat e ekipeve si Flamurtari, Teuta dhe Kukësi. Një respekt maksimal ruanin tifozët e këtyre ekipeve për Lenën, pasi ishte tipi i lojtarit për t?u duartrokitur.

Duke dhënë maksimumin në fushën e lojës, punëtor dhe mbi të gjitha pa fjalë, pra duke mos krijuar telashe dhe probleme në klub. Aktualisht Lena është pjesë e Strugës, duke udhëhequr një ekip shqiptar në elitën e Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë për ?Sport Ekspres?, mesfushori 33-vjeçar na rrëfen dëshirën e madhe për të luajtur një ndeshje në ?Air Albania?, që ndryshe e quan edhe stadiumin më të mirë në Ballkan.

Atëherë si e ka kaluar Lena këtë periudhë të vështirë? E ke marrë si një reflektim këtë izolimin, apo një sfidë tjetër që është për t?u kaluar dhe jeta vazhdon?

Padyshim që ka qenë një periudhë jo e zakonshme si për mua personalisht, por besoj edhe për të gjithë për t?u përballur me këtë armik të padukshëm. Shpresoj se jemi nga fundi dhe duhet të qendrojmë të fortë në radhë të parë nga ana psikologjike, po ashtu edhe për ne sportistët që kemi humbur shumë në këto kohë. Shpresoj t?i kthehemi atij normaliteti.

Aktualisht luan me Strugën. Në kampionat nuk gjendeni atje ku doni, por ka ende shanse për mbijetesë. Gjithashtu jeni edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë. Nëse të japin një letër dhe ti duhet të firmosësh, çfarë do të zgjidhje?

Ajo që do të thoja është se sezoni për Strugën ka qenë pozitiv deri kur ndaloi kampionati. Patjetër që kemi pasur edhe ne ato ulje-ngritjet tona, që është normale në futboll. Padyshim që firmos në fillim për mbijetesën, pastaj për të fituar Kupën.

Ndërkohë ke luajtur për ekipe me peshë në Superiore. Çfarë kujtimesh të bukura mban prej këtej?

Në Shqipëri kalova 8 vite dhe në 3 ekipe të mëdha që kanë bërë shumë histori. Kam arritur që të fitoj të gjithë titujt, jam kompletuar. Nga kampionati te Kupa dhe Superkupa. Por nëse do të veçojmë diçka, atëherë zgjedh Flamurtarin pasi aty kam kaluar periudhën më të gjatë, jo pak por 6 vite.

E si ka qenë marrëdhënia juaj me presidentët e klubeve shqiptare?

Të them të drejtën marrëdhënia ime me presidentët në Shqipëri ka qenë shumë e mirë me të gjithë. Kam pasur marrëdhnie profesionale dhe mendoj që kam dhënë më të mirën nga vetja në çdo moment.

Safet Gjici parashtrohet në media si një president me autoritet të madh te lojtarët. Në mos gabojmë edhe ti ke përfunduar njëherë në zyrën e tij pasi more një karton të kuq ndaj Flamurtarit?

Me Safetin janë gjëra normale që shpesh të përfundosh në zyrën e tij. Kjo pasi është shumë kërkues dhe do të fitojë në çdo ndeshje. Arsyeja kryesore kjo se përse Kukësi në pak vite arriti që të bënte rezultate të mëdha si në kampionat dhe në Europë. Gjej momentin për ta përshëndetur!

Tani një përgjigje e sinqertë, sa do të doje që të luaje në ?Air Albania? dhe e kërkon një rikthim në Superiore?

Do të doja vërtet që të luaja në stadiumin më të mirë në Ballkan, ?Air Albania?. Patjetër nëse më vjen ofertë nga ndonjë ekip i Superiores, do e shqyrtoja seriozisht kthimin në Shqipëri.

Po mediat si ndikojnë te lojtari, kurioz për këtë?

Media shumë herë di që të ngrejë në piedestal, po ashtu ndikon negativisht te ne kur nuk kalojmë një periudhë të mirë. Sidomos në ato momente që pritet që të bëjmë diferencën në fushë dhe kur jemi të paguar mirë nga klubi.

Nëse flasim për pengun më të madh të karrierës, është fakti që nuk luajte një ndeshje me Shqipërinë?

Pa diskutim që po! Ky do të jetë pengu më i madh që nuk vesha dot fanellën e Kombëtares së Shqipërisë. Kjo ndodhi pasi unë kisha bërë ndeshje zyrtare më herët me Maqedoninë e Veriut. /Sport Ekspres/

Lajmet e fundit nga