LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Le të na tërheqin zvarrë, le të na vrasin…”/ Deklarata e fortë e Budinës: Ne do të rezistojmë

15 Maj 2020, 10:34, Aktualitet CNA
“Le të na tërheqin zvarrë, le të na

Regjisori i njohur, Edmond Budina ka paralajmëruar se Aleanca për Mbrojtjen e teatrit nuk do të tërhiqet në betejen e saj, në mbrojtje të godinës dhe nuk do të lejojë shkatërrimin e saj.

I pyetur nga gazetari i Neës 24, se cili do të jetë plani i tyre tashmë që Këshilli Bashkiak vendosi për shemben e Teatrit Kombëtar, ai tha se rezistenca është i vetmi mjet që ata zotërojnë.

?Ka dicka të ngutshme këtu, ka një nxitim për ta shkatërruar sa më shpejt, duan ta prishin që të marrin gjithcka të dorë. Ai (Veliaj) gënjen ditën për diell, nëse merr truallin ai ngre kulla. E Njoh unë atë. Thotë për mua që jam anëtar në Këshillin Drejtues të PD, kjo është shpifje por ata e kanë moto shpifjen. Një kryetar bashke që thotë se po zhvillon qytetin nuk sillet në këtë mënyrë, këto janë afera të pista. Paratë e shqiptarëve le t?i shfrytëzojnë për teatër të ri, por ata s?duan t?ja dinë për teatrin, duan të marrin truallin.

Në këtu do rrimë, le të na tërheqin zvarrë, të na vrasin?ne do jemi këtu! Ne s?kemi kallash, ata kanë përdorur gaz ndaj qytetarëve të tyre, ne do qëndrojmë paqësisht?,- tha ai.

Lajmet e fundit nga