LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Lahen për të fshirë gjurmët e barutit dhe gjakut”/ Hoxha publikon fotot e “të fortëve” dhe kërkon kujdes

15 Maj 2020, 14:15, Kronika CNA
“Lahen për të fshirë gjurmët e barutit dhe

Gazetari Artan Hoxha ka bërë ironi me masat anti-covid si edhe veprimeve të grupeve kriminale për të zhdukur gjurmët e tyre pas ndonjë ngjarjeje të bujshme.

Përmes një postimi në rrjetin sociale Facebook, ku duken një grup ?të fortësh? me armë dhe maska, Hoxha shkruan se ata i kanë ditur më herët masat për mbrotjen e vetes.

?Zbatoni rreptësisht këshillat e Kryeministrit dhe Këshillit Teknik të Ekspertëve anti-covid19!!!
Mbani maska mbrojtese në fytyre gjatë lëvizjes në qytet. Lani vazhdimisht duart me sapun, për më shumë se 20 sekonda. Përdorni dizifektante për duart, pas cdo kontakti fizik.
Pasi ktheheni në shtepi, zhvishni teshat dhe këpucet, lahini mirë, pasi virusi vendoset në siperfaqe të tyre.
Respektoni distancimin fizik..
Veproni me moton, ?FRIKE JO, KUJDES PO
Ore, po unë kam nja 5 vite, që i kam në arkive këto fotot.
Këta çunat, i paskan ditur me kohë këshillat anti-covid19. Paskan mbajtur maska në fytyrë. I lanin duart mirë e mirë, për më shumë se 1 minut pas përdorimit të armeve, madje me lëndë dizifektuese të posaçme për të fshirë gjurmët e barutit. Menjëherë pas atentatit, i zhvishnin teshat dhe këpucët, i digjnin ose i lanin për të fshirë mbetjet e barutit, apo gjurmët e gjakut?, shkruan Hoxha.

Në fotot e publikuara nga Hoxha dyshohet se janë anëtarët e një fisi të njohur për vepra të rënda kriminale në Shkodër./CNA.al

Lajmet e fundit nga