LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush po na qeveris, Qeveria Rama II?

15 Maj 2020, 17:42, Opinione CNA
Kush po na qeveris, Qeveria Rama II?

Nga Tanush Çaushi

Kohët e fundit janë janë theksuar dhe kanë dalë në pah akoma më shumë cilësia e qeverisjes dhe Ministrave/eve të qeverisë Rama. Kjo gjë vërehet si në aspektin e komunikimit me median po ashtu edhe bagazhi i tyre dhe njohuritë si edhe aftësitë në qeverisje.

Janë të shumta reagimet publike që dëgjojmë nga ministrat të cilat janë jo konform pozicionit dhe “kapeles” që mbajnë. Dhe ky mendim nuk është opozitar, por realist.
Kur dëgjon emrin e qeverisësit dhe pozicionin, mendon se kemi të bëjmë me personalitete të spikatur dhe me aftësi të mira qeverisëse. Këtë na e servir media në fakt dhe prezantimi që na bëhet nga Kryeministri. Presim të dëgjojmë fjalë të mira për ta, por stonon figura me zërin.

Por kur i dëgjon me vëmendje gafat elementare që ata bëjnë kupton se kemi të bëjmë me persona me nivel nën mesataren e intelektualeve shqiptarë dhe kryesisht të paaftë për pozicionin që kanë.
Analizën tonë po e zhvillojmë duke marrë si ilustrim disa reagime. Këto janë shembuj të freskët për të nxjerrë disa konkluzione në mënyrë që ju të gjykoni vetë se kush po na qeveris:

Elisa Spiropali
Spiropali në parlament i quan artistët rë cilët janë kundër prishjes së Teatrit me epitetin “trushplarë”.
Dhe posti që mban kjo Zonjë është Ministre për Marëdhëniet me parlamentin.
Çudi e madhe çfarë reagimesh dhe çfarë guximi ka kjo Zonjë duke ofenduar kë ti dalë përpara dhe çfarëdolloj fjalori.
Ja shembulli tipik i një Ministre-je arrogante dhe me nivel të ulët komunikimi politik.
Dhe sharjet, fyerjet ndaj opozitës janë të panumërta nga kjo ministre.
Është e tepërt ti vendosim një epitet kësaj lloj sjelljeje.dhe këtij personi.
Nivel i ulët aspak etik dhe turp që kemi Ministre të tillë që nuk përfaqëson aspak kulturën tonë minimale familjare. Falja që ajo mund të kërkojë është pak.

Sandër Lleshaj
Ky është i zoti vërtet, por për të shkelur të drejtat e njeriut. Është i Zoti për të mposhtur protestat demokratike të shoqërisë civile dhe të opozitës. Dhe të gjitha këto ” në emër të ligjit”.
Në një intervistë Z.Lleshaj pyetjes së gazetarit se përse një burrë dhe grua bashkëshortë duhet të rrinë diagonalisht në makinë, përgjigjja qesharake si barcaletat me biondina:
” Sepse është e vështirë për policinë ta kuptojë nëse ata janë burrë e grua apo jo.”
Kjo lloj përgjigje nuk merr fare parasysh aspektin ligjor dhe është minimalisht me cektësi juridike. Minimalisht tregon indiferencë ndaj lirive dhe të drejtave të qytetarëve.
Nga ana tjetër dhuna e ushtruar ndaj protestave të opozitës me gaz lotsjellë dhe armë luftarake është një reagim ekstrem dhe shumë abuzues, shtypës i lirive dhe të drejtave të njeriut.
Ky pra, nuk mund të quhet ministër në shërbim të qytarëve, por një mendje djallëzore si të shtypë protestat.

Anila Denaj – Ministrja e Financave dhe Ekonomisë
Pyetjes së gazetarit Enkel Demi në lidhje me këngëtarët dhe krizën e tyre dhe shqetësimin me rastin e Covid 19, ajo ju përgjigj se duhet të shikojnë fusha të tjera adaptimi si ajo e ndërtimit.
Shumë artistë reaguan me tallje ndaj kësaj deklarate dhe me të drejtë. Ata duhet të marrin tashmë mistrinë në dorë dhe të suvatojnë, këtë mesa duket ka parasysh Ministrja.

Ndërkohë Ministrja e Shëndetësisë duket sikur reciton kur flet. Dhe skandalet e shumta me tenderat në kohë fatkeqësie nuk mungojnë. Epo të vjedhësh edhe kur populli vdes, nëse kjo faktohet ska gjë më të rëndë.

Ministri i Jashtëm Gert Cakaj, që duhet të ishte figurë konsensuale, në mënyrë arrogante u emërua në kundërshtim me dekretin e Presidentit. Dhe ky “çunak diplomat” nuk është gjë tjetër veçse një ushtar i bindur i Kryeministrit. Fakti që pranoi të ishte në këtë rol e bën atë si një figurë pa integritet. E si mund të vendosësh Ministër të Jashtëm një figurë të tillë që pranon ta emërojnë pa konsensus dhe pa dekret presidencial?

Këto ishin analizat per disa nga ministrat/et të qeverisë Rama.
Zotërimi i të gjitha pushteteve ka bërë që qeverisja e majtë të zhvillojë këto tipare kryesore veçanërisht mandatin e dytë qeverisës:

– Arrogancën e theksuar në qeverisje.
Arrogancë e shprehur edhe në komunikimin e thjeshtë publik duke sharë e ofenduar opozitën dhe shoqërinë civile.
Arrogancë në vendimet jokonsensuale që merre edhe për politikën kombëtare pa pyetur kënd.
Shpërfilljen e theksuar me krenari boshe dhe mendjemadhësi ndaj interesave dhe opinionit të shoqërisë civile. Sikur këta na paskan qenë të zgjuarit e shekullit!
Mosrespektim dhe injorim i kulturë dhe identiteti, siç është rasti i Teatrit Kombëtar.
Qeverisja është mbyllur në një rreth vicioz ku spikat arroganca totale në qeverisje.
– Nivelin e ulët si nga pikëpamja e aftësisë qeverisëse ashtu edhe CV-së politike.
– Mungesën e identitetit politik të figurave që na qeverisin. Fjala e Ramës është ligj. Rama është bërë tashmë edhe virolog me daljet e shpeshta në vend të Task Forcës. Përse masat thuhen nga KM dhe jo nga Task Forca, që as nuk arritëm ta njohim?
– Mungon vizioni në qeverisje.
– Aksione kaotike dhe jo të plota kryhen në fusha të ndryshme, pastaj çdo gjë kthehet si në fillim.
– Menaxhim kaotik i situatës së pandemisë.
– Menaxhimi i dobët projekteve dhe vonesa të shumta.
– Reforma për një administratë moderen nuk u bë kurrë.
– Korrupsioni vazhdon të jetë kushti kryesor i BE-së
-Kriminalizimi i politikës me anë të kandidatëve të lidhur me krimin
– etj…etj që nuk mbarojnë kusuret
Të gjitha këto e shumë të tjera bëjnë që të kemi një qeverisje të dobët, autokratike dhe aspak pozitive për ritmin e zhvillimeve që kërkon vendi.
Edhe këtë herë Ministrat që na u servirën nuk janë brenda minimumit të nevojshëm./CNA.al

Lajmet e fundit nga