Connect with Us

Intrigues dhe të pavendosur/ Njihuni me shenjën më të urryer të horoskopit

Horoskopi

Intrigues dhe të pavendosur/ Njihuni me shenjën më të urryer të horoskopit

Publikuar

-

horoskop fundjave e tmerrshme

Disa shenja të zodiakut konsiderohen shumë kokëfortë, siç janë Binjakët dhe madje edhe Bricjapi. Shenjat e tjera të zodiakut janë shumë flirtuese dhe jo të përkushtuara, siç janë Dashi, Shigjetari, Peshorja madje edhe Ujori.

Sigurisht, çdo shenjë ka urrejtje dhe nuk shoqërohet me shenja të tjera për arsyet e tyre. Por për disa arsye të gjithë kanë gjetur një armik të përbashkët.

Binjakët kanë rezultuar si shenja më e urryer e horoskopit dhe sia prej aryeve janë:

LEXO EDHE:  “Saimirit i pëlqejnë dyshet”/ Dy konkurrentet "xheloze", iu hedhin kunja binjakeve

1-Ata kanë tendencën të jenë vazhdimisht të zënë dhe argëtues dhe urrejnë qëndrimin në një vend për një kohë të gjatë.

2-Nuk iu pëlqejnë lidhjet e gjata.

3-Nuk duan mbështetje dhe dashuri nga shenjat e tjera pasi ndihen të vetkënaqur.

4-Simboli i tyre është Binjakët. Ky është një portretizim i mirë i personaliteteve të tyre të dyfishta që ata shprehin te të tjerët.

5-Kanë gjithnjë luhatje humori dhe dhe ndryshojnë mednej shumë shpejt./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

Nuk i përmbajnë dot emocionet/ Këto janë shenjat më të ndjeshme të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Nuk i përmbajnë dot emocionet/ Këto janë shenjat më të ndjeshme të horoskopit

Gaforrja

Të lindurit në shenjën e Gaforres njihen si shenja më e ndjeshme e horoskopit. Ata preken pas çdo fjale që ju thuhet dhe e kanë të vështirë të mbajnë lotët.

Virgjëresha

Pjesë e listës janë edhe të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Ata janë mjaft sentimentalë dhe analizojnë çdo gjë negativisht.

Peshqit

Peshqit janë shumë të brishtë dhe vetëmohues, fajësojnë gjithmonë veten dhe nuk kujdesen asnjëherë për emocionet e tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Horoskopi i ditës, 26 korrik 2021

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i ditës, 25 korrik 2021

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Një ndjenjë qetësie do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës së parë të javë. Kjo përputhet mirë me ritmin e gjërave përreth jush, sepse jeta juaj nuk është më aq dinamike. Merrni disa ditë pushim në mënyrë që të relaksoheni së bashku me partnerin/en tuaj.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Mos kini frikë të “pastroni” zemrën tuaj sa më parë. Këtë të hënë është koha e duhur për ta bërë. Distanca kohore do t’ju largojë nëse nuk veproni sa më shpejt. Mos jini konfidencial/e me të gjithë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Nëse po prisni kthimin e një dashurie, këtë të hënë është dita juaj më me fat për t’u bërë dhe për ta festuar. Megjithatë jeta në çift do të jetë me ulje e ngritje. Mos u nxitoni për të mbyllur disa punë.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Do të merrni telefonata të rëndësishme. Çdo orë do të jetë e duhura për të zgjidhur një çështje të cilën e keni në zemër. Mendojini mirë hapat që do të ndërmerrni.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Në punë mund të dalin në pah disa fakte të rëndësishme që do t’ju ndihmojnë në marrjen e një vendimi. Dashuria do t’ju bëjë të harroni çdo telash. Në mbremje ju pret një festë e madhe.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Kjo e hënë do të karakterizohet nga një qetësi tepër të kërkuar. Një ditë ideale kjo për të shijuar pak më shumë jetën. Në jetën dashurore do të përjetoni momente me të vërtetë magjike.

LEXO EDHE:  Arsyet për të mos jetuar kurrë në të shkuarën

LEXO EDHE:  Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi: Do bini pre e punëve të pista

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Duhet të mblidhni forcat dhe përqendroheni më shumë në punë për të arritur konkluzionet, apo projektet tuaja. Çështjet tuaja të zemrës mund të zgjidhen me një impemjim të dyanshëm.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Këtë të hënë parashihet të realizoni me sukses disa projekte në aspektin profesional. Në këtë mënyrë, do të keni më shumë të ardhura. Gjithashtu, organizoni një mbrëmje të këndshme me ata që doni.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Do të merrni informacione të reja, që kanë të bëjnë me karrierën dhe biznesin. Ky është një zhvillim pozitiv dhe favorizues për ju. Të ardhurat do të rriten shumë shpejt.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Do keni shumë rivalë në dashuri gjatë kësaj dite kështu që mbajeni pranë partnerin dhe surporizojeni atë gjatë gjithë kohës. Në planin financiar duhet të jeni më të arsyeshëm dhe nuk do kryeni asnjë shpenzim të tepruar.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Organizohuni, bëni plane dhe ndani me të tjerët mendimet që keni, në mënyrë që çdo gjë të shkojë siç ju dëshironi. Do të jeni me fat gjatë kësaj dite dhe për ketë do të ndihmoheni edhe nga disa miq tuajt.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Është një ditë shumë e mirë për të punuar në disa projekte ambicioze, por në fund të kësaj dite do të vini re se do të keni pësuar humbje financiare. Tregohuni të kujdesshëm me veprimet financiare.

 

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Horoskopi javor, 25-31 Korrik/ Çfarë kanë parashikuar yjet përsa i përket punës

Publikuar

-

Nga

Horoskopi për javën e fundit të Qershorit/ Çfarë kanë parashikuar yjet përsa i përket punës?

Dashi

Ka çështje që mund të bëjnë të humbni besimin tek njerëzit përreth jush , prandaj do të duhet të siguroheni që të mos humbin as edhe një minutë duke diskutuar, por duhet të ndërhyni menjëherë!

Demi

Ka shumë çështje për tu adresuar në fillim të javës,  kështu që do të ishte mirë të shtyni disa prej tyre dhe të përpiqeni të merrni vendime praktike sesa të përshtatshme. Mos i kushtoni vëmendje asaj që ju thonë ekspertët e mëdhenj, ju duhet të njihni klientët tuaj , shefin tuaj dhe kolegët tuaj, në mënyrë që të bëni gjithçka më harmonike, të qëndrueshme dhe të organizuar!

Binjakët

Edhe nëse nuk ju pëlqen të shkoni në punë me një buzëqeshje në fytytrë, përsëri mund të përpiqeni të shkëlqeni ditët tuaja, duke hequr ca teka të vogla që do ta bëjnë gjithçka më të këndshme.

Gaforrja

Nga e enjtja e tutje do të keni një fluks të madh në punë, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të pushoni gjatë fundjavës, përkundrazi, do të jetë e domosdoshme që ju të relaksoheni, përpara hapit të madh drejt suksesit!

Luani

Ju do të duhet të kujdeseni për aspektet sociale dhe thjesht ekonomike të punës suaj gjatë javës, pasi lënia jashtë e njërit prej të dyve mund të nënkuptojë shkatërrimin e projekteve tuaja.

Virgjëresha

Merrni gjithë kohën që ju nevojitet këtë të hënë për të menduar se çfarë të bëni dhe për t’u organizuar sa më mirë, pasi ditët e tjera nuk do të keni kohë as për një kafe! Ju do të duhet të merrni parasysh çdo aspekt të punës suaj.

Peshorja

Do të ishte më mirë të kishit bërë pak sakrifica dhe përpjekje në të kaluarën, në mënyrë që të mos punoni më shumë në këtë kohë. Për shkak të këtij gabimi në të kaluarën, tani nuk do të keni kohën që dëshironit për të pushuar.

LEXO EDHE:  Pse nuk duhet t’i përdorim telefonat si një “alarm zgjimi”

LEXO EDHE:  Të zjarrtë dhe intensivë/ Këto shenja të horoskopit do t'iu çmendin me puthjet e tyre

Akrepi

Ka momente në të cilat duhet të zgjidhni se si do të shkojë dita juaj, ose nëse do të merrni një vendim ose tjetrin dhe puna juaj do të varet nga kjo.Sigurisht që mund ta arrini qëllimin tuaj, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të punoni shumë dhe se nuk duhet të respektoni disa kufij!

Shigjetari

Në këtë periudhë ju jeni në gjendje të vendosni se cili është qëllimi juaj për javën e ardhshme, prandaj përpiquni të planifikoni gjithçka, në detaje. Kjo sigurisht nuk do të thotë që ju nuk keni nevojë, ose nuk mund të bëni diçka jashtë planeve tuaja nëse mendoni se është më e mira për ju.

Bricjapi

Ju duhet të bëni diçka më shumë gjatë kësaj periudhe, për veten tuaj dhe për njerëzit që janë afër jush, por mbi të gjitha duhet të përpiqeni të mbyllni marrëveshjen tuaj sa më shpejt të jetë e mundur. Mundohuni të mos planifikoni shumë për të ardhmen, por përkundrazi duhet të përpiqeni të merrni disa masa paraprake, por pa u dëshpëruar shumë . E tashmja është shumë më e rëndësishme.

Ujori

Në këtë periudhë fati është në anën tuaj dhe nuk mund të ankoheni për këtë. Mbi të gjitha, gjithçka që keni bërë në këto ditë të fundit do të jetë e dobishme për të ardhmen dhe për punën tuaj.

Peshqit

Kjo javë do t’iu gjejë dembel. Nuk do të doni të qëndroni asnjë minuatë jashtë orarit të punës tuaj. Ju presin sumë çështje të lëna pezull që kërkojnë zgjidhje patjetër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE