Connect with Us

Grumbullimi tek Teatri/ Gjobitet Basha dhe grupi i aktorëve

Politikë

Grumbullimi tek Teatri/ Gjobitet Basha dhe grupi i aktorëve

Publikuar

-

Policia e Tiranës ka gjobitur kreun e Partisë Demokratike , Lulzim Basha së bashku me disa eksponentë të tjerë të kësja force politike, pas grumbullimit të mbrëmjes së djeshme tek teatri Kombëtar.

Mësohet se mes tyre është edhe sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe grupi i aktorëve.

Sipas policisë ata janë gjobitur me argumentin se pas orës 17:30 nuk lejohet dalja dhe aq më tepër grumbullimi për shkak të masave anti-COVID. Paraditen e djeshme Basha u gjobit për grumbullimin në Durrës në një takim elektoral dhe iu hoq patenta.

“Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, pas orës 17:30 të datës 14.05.2020, ka  konstatuar me shqetësim, grumbullimin e një grupi qytetarësh pranë Teatrit Kombëtar, shumë përtej fashës orare të qarkullimit dhe në shkelje të çdo rregulli të parashikuar nga Akti Normativ.

Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit: S. D., K. B., G. B., L. B., A. T., V. S., R. B., C. Gj., E. G., A. K., N. L., A. D., R. Z., E. B., A. T., L. S, G. G, A. N., P. Sh, E. K., M. C., R. Ç, Gj. U., F. K., I. S., R. V., B. H., A. F., A. Xh., R. H., D. K., F. S., D. H., A. R., A. Q., G. M., A. S., O. N., M. A. dhe O. H.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Kërcënohet me jetë agjentja e krimeve

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

Policia e Shtetit do të vijojë me angazhim të plotë e vullnet të palëkundur veprimtarinë e vet ligjzbatuese, në mbrojtje të jetës dhe rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Teatri Kombëtar i kaloi Bashkisë/ Vokshi: Koha që SPAK mos provohet si vegël në duart e Ramës

Publikuar

-

Nga

Teatri Kombëtar i kaloi Bashkisë/ PD thirrje SPAK: Koha të mos provohet si vegël në duart e Ramës

Deputetja e PD Albana Vokshi e ka quajtur një akt ‘poshtërues për qytetarët dhe Gjykatën Kushtetuese, vendimin e qeverisë për të kaluar tokën e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës’.

Partia Demokratike ka dënuar vendimin e qeverisë për ti kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë.

Përmes deputetes së zgjedhur Albana Vokshi, PD thekson se ky është një akt poshtërues ndaj qytetarëve dhe Gjykatës Kushtetuese, pasojë e tjetërsimit të votës më 25 prill.

Vokshi i bën thirrje SPAK mos sillet më si vegël në duart e Ramës, por ta nxjerrë atë bashkë me Veliajn para drejtësisë dhe të ndalojë këtë masakër të radhës.

STATUSI NGA ALBANA VOKSHI

📌Vendimi i qeverisë për të kaluar tokën e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës është një akt tjetër poshtërues për qytetarët dhe Gjykatën Kushtetuese.

📌Vendimi i pak javëve më parë nga Gjykata Kushtetuese thotë qartë se vendimi i qeverisë i një viti më parë për të kaluar Teatrin në pronësi të Bashkisë së Tiranës ishte antikushtetues, në dëm të trashëgimisë kulturore kombëtare.

LEXO EDHE:  Tentuan të pengonin zgjedhjet/ Arrestohen dy punonjës të Bashkisë

LEXO EDHE:  LSI nuk është hirushja

📌Vendimi do të thotë se Edi Rama nuk pyet për institucionet e reja të drejtësisë, kur vendimet e tyre pengojnë planet e tij korruptive me tokën e Teatrit Kombëtar.

📌PD e ka thënë që prej ditës së parë se Edi Ramës, nuk i intereson një Teatër i ri Kombëtar, por vetëm trualli i tij, të cilin e sheh si burim për të përfituar para dhe pasuri të paligjshme.

📌📌📌 Kalimi ne pronësinë e Bashkisë së Tiranës i truallit të Teatrit Kombëtar është pasojë e tjetërsimit të votës së qytetarëve. Një kryeministër si Edi Rama, pushteti i të cilit buron nga masakra elektorale e 25 prillit, ka për të marrë gjithmonë vendime kundër interesit të qytetarëve. Në vend të një kryeministri, vendi do të sundohet nga një politikan që del mbi gjykatat dhe mbi ligjin.

📌Është koha që SPAK të mos provohet si vegël në duart e sundimtarit Rama. Është koha që Edi Rama dhe Erion Veliaj të dalin para drejtësisë dhe të ndalohet masakra tjetër me tokën e Teatrit Kombëtar!

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e forta për Berishën/ Shehu i përgjigjet Kadillit: Provokim i ulët, flet sikur ke zbuluar talebanët në PD

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e forta për Berishën/ Shehu i përgjigjet Kadillit: Provokim i ulët, flet sikur ke zbuluar talebanët në PD

Pas deklaratave të forta të Fatbardh Kadillit ka ardhur edhe reagimi i deputetit të zgjedhur të PD, Tritan Shehu.

I ftuar në “Opinion” pasditen e sotme Kadilli tha se problemi më i madh që po i ndodh PD këto ditë është fakti se fanatikët e Berishës janë kthyer në antiamerikanët.

Sipas Shehut, kjo është një gënjeshtër monstruoze dhe provokim i ulët, ndërsa i kujton se Berisha ka qenë promotori parë i parimit të madh të dashurisë dhe respektit të pakufishëm të PD ndaj SHBA.

 ‘Po lexoj ne media qe Kadilli duke sulmuar dhe Bashen paska thene:

Mbeshtetesit fanatike te Berishes jane kthyer ne antiamerikane!

Sikur te kishte zbuluar talebanet ne PD flet ky Kadilli!!!

Dhe pastaj enderon te behet dhe kryetar i PD!

Turp i vertete ky.

Kjo eshte vetem nje genjeshter monstruoze dhe nje provokim i ulet.

Dashuria e respekti i pa kufishem per ShBA ka qene ne themel te PD, qe ne lindje te saj…e vazhdon te jete ne te gjitha nivelet e kesaj partie, edhe pavaresisht debateve tona te brendeshme.

Dhe promotori i ketij parimi te madh ka qene pa nderprerje pikerisht Berisha vete.

E tille vazhdon PD edhe sot me kryetar Bashen.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërkesa e Yuri Kim për Berishën/ Kadilli ngre tonet: 100% faji i Bashës, PD në ditën më të keqe

Publikuar

-

Nga

Kërkesa e Yuri Kim për Berishën/ Kadilli ngre tonet: 100% faji i Bashës, PD në ditën më të keqe

Fatbardh Kadilli, i cili kandidoi për kreu e PD, ka komentuar  sërish deklaratat e ambasadores së SHBA e cila kërkoi dje përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga parlamenti në Shtator.

I ftuar në një lidhje me rubrikën ‘’Opinion’’ Kadilli tha se PD duhet të jetë e pastër dhe të shkëputet nga trashëgimia e saj, duke kërkuar kështu përjashtimin e Berishës.

Kadilli shtoi se tashmë duhet një opozitë e re e cila nuk e ka të domosdoshme Berishën, pasi si me apo pa të do të ketë PD sërish.

“E kam thënë dhe pak më parë, ne nuk duhet të arrinim në këtë situatë. Duhet të gjejmë kurajon për tu shkëputur nga trashëgimia që nuk është vetëm krenari, por ka dhe problematika.

Berisha nuk e ka çliruar asnjëherë PD nga hija e vet. Ka mbajtur në pushtet z.Basha. Dukshëm edhe kësaj radhe, herët e tjera ka qenë më në distancë. Basha e Berisha janë viktima të njëri-tjetrit. Unë dua lidership, dua që shqiptarët të kenë lidership.

Sot PD është në ditën më të keqe. Berisha mund ta ndjekë ligjërisht e politikisht, por politikisht nuk është më përgjegjësi. Duhet të flasin institucionet e partisë. Institucion është vetëm kryetari, Kryesi s’ka, grupi parlamentar nuk është mbledhur. Nuk është korrekte që qëndrimin e mban ish-kryetari që ka 8 vite që nuk është kryetar.

Nuk e pranoj dot që të jemi për herë të tretë në opozitë dhe mos kemi shikimin për një opozitë të re të shkëputur nga tradita e keqe, e pafalshme për PD që sot jemi në këtë pozicion anti-amerikane, dhe Rama i partisë komuniste të jetë pro-amerikan.

Është një investim 5-6 vjeçar me fërkime të vogla dhe tani erdhëm këtu. E turpshme që sot të jemi në këtë pozicion. Nuk shpjegohet kjo me George Soros dhe partinë e majtë.

Është 100% faji i Bashës, madje edhe Berisha është për faj të Bashës. Në Kuvendin Kombëtar kam qenë i pastër. Duhet PD e pastër nga trashëgimia jonë.

Basha duhet të ishte lider, të merrte përgjegjësi. Mos bëhet dëshmitari i heshtur i historisë. Në shoqërinë shqiptare ekzistojnë fanatikë dhe adhurime, edhe në PD ka numër të konsiderueshëm që janë të lidhur me Berishën. Shumica e madhe e demokratëve , shumica e atyre që votojnë janë për PD. Do ketë PD edhe nëse nuk është Berisha, do të ketë. Njerëzit do të guxojnë të mendojnë edhe përtej Berishës apo Bashës.

PD nuk është klub fanatikësh. Kemi detyrimin për një propozim të ri, 100% të ndryshëm. Partner serioz në radhë të parë me veten, qytetarin dhe partnerët ndërkombëtarë.

Unë kam mësuar vlerat perëndimore, jo marrëdhëniet. 31 vjet në demokraci, 46 nuk i bëri komunizmi. Kemi ende kriza. Që të ketë adhurues e fanatikë të Berishës, kur ka ende të Enver Hoxhës, atëhere po të ketë të Berishës.

Opozita e re nuk e ka të domosdoshëm Berishën e Metën. Por i del Ramës dhe e shkul nga aty ku është.”-tha Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE