Connect with Us

FOTOT-Ky është Audi RS6 Avant/ Më i fuqishëm se një Bugatti Veyron

Teknologji

FOTOT-Ky është Audi RS6 Avant/ Më i fuqishëm se një Bugatti Veyron

Publikuar

-

Audi RS6 Avant është një nga makinat me performancën më të lartë. Tashmë nuk do të jetë i disponueshëm vetëm në Europë por edhe në Amerikë më një cmimi që starton nga 109 mijë dollarë. Audi RS6 ka një motor me 4.0 litra dhe prodhon 591 kuaj fuqi.

Kjo makinë ka tërhequr vëmendjen në treg. Mansory dhe ABT Sportsline kanë punuar që Audi RS6 të ketë kapacitet prej 700 kuaj fuqi.
Për versionin Ten Tension të këtij automjeti, ëheelsandmore ka punuar që makina të arrijë 1000 kuaj fuqi duke kaluar nivelin e një Bugattii Veyron të fuqishëm.

Audi RS6 Avant mund të arrijë një shpejtësi deri 330 kilometra në orë ndërsa shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë auotmjeti e arrin për 3.6 sekonda.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Teknologji

Coronavirus/ Twitter lejon personelin të punojë nga shtëpia “përgjithmonë”

Publikuar

-

Nga

Twitter ka njoftuar stafin se ata mund të punojnë nga shtëpia “përgjithmonë” nëse dëshirojnë ndërsa kompania shikon drejt së ardhmes pas pandemisë koronavirus. Vendimi erdhi pasi gjigandi i mediave sociale tha se rezultatet e tij të punës nga shtëpia gjatë bllokimit kishin qenë një sukses. Gjithashtu tha që do t’i lejonte punëtorët të ktheheshin në zyrë nëse ata vetë e zgjedhin të rikthehen kur gjithcka të hapet dhe të mos ketë rrezik.

Në fillim të këtij muaji Google dhe Facebook thanë që stafi i tyre mund të punojë nga shtëpia deri në fund të vitit. Blog-u i Twitter-it vazhdoi të thotë që për ata që duan të kthehen në zyrën e Twitter-it, kompania “do të jetë vendi i tyre më i ngrohtë dhe mikpritës sigurisht me masa paraprake.

Kompania me qendër në San Francisko punëson më shumë se 4,000 njerëz në zyrat e saj globale. Ajo i ka lejuar punonjësit të punojnë nga shtëpia që nga muaji Mars dhe nuk pret që të rihapin zyrat e saj përpara shtatorit.

Sree Sreenivasan, një Profesor Vizitor Loeb i Inovacionit Dixhital në Shkollën e Gazetarisë në Universitetin Stony Brook, tha që ishte “një lajm që përcakton epokën”.

LEXO EDHE:  iPhone 6S me ekran më të fuqishëm

“Disa njerëz mund ta mos e marrin seriozisht këtë si Tëitter, por ne mund të mësojmë shumë nga Silicon Valley për fleksibilitetin e vendit të punës. Ka pasur një mentalitet që të punosh nga shtëpia mund të vjedhësh shefin ose të shmangësh përgjegjësitë. Por njerëzit po dëshmojnë se mund të jenë shumë më produktivë dhe t’i kryejnë detyrat duke punuar nga shtëpia.  Kompanitë në të gjithë botën po punojnë se si të rihapin zyrat gradualisht, ndërsa prezantojnë masa të reja për distancimin shoqëror.

Twitter ka thënë: “muajt e kaluar kanë provuar se mund ta bëjmë atë punë. Kështu që nëse punonjësit tanë janë në një rol dhe situatë që u mundëson atyre të punojnë nga shtëpia dhe ata duan të vazhdojnë ta bëjnë këtë përgjithmonë, ne do ta bëjmë atë të ndodhë.” Njoftimi është përshkruar si “një moment që përcakton epokën” nga një ekspert i inovacionit dixhital./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Shfaqin imazhe dixhitale mbi botën reale rreth jush/ Apple vjen me një krijim të veçantë

Publikuar

-

Nga

Apple po punon për krijimin e një palë syzeve që mbartin rrejtin 5G, sipas një analisti teknologjik pranë gjigantit të teknologjisë.
Syzet AR ose të quajtura ndryshe ” Syzet Apple” edhe pse ngjasojnë si syze normale por janë syze që shfaqin një pasqyrim në pjesën e brendshme të lenteve.

Leaker dhe analisti teknologjik Jon Prosser thanë se ka dy lloje të Syzeve Apple në kompani, të zeza dhe të bardha.Të dy modelet, të cilat përshkruhen si ‘të pastra’ dhe ‘të lëmuara’ në pamje, do të jenë në përputhje me 5G, tha ai.

LEXO EDHE:  iPhone 6S me ekran më të fuqishëm

Produkti, i cili mund të jetë i disponueshëm vitin e ardhshëm do të funskiononte në të njëjtën kohë me Iphone me rrjet 5G që me siguri do të lancohet këtë vjeshtë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Teknologji

VIDEO- Qeni robot forcon distancimin shoqëror/ Ndan mesazhe ndërgjegjësuese për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Një qen robot po patrullon një nga parqet e Singaporit, si pjesë e vëzhgimit lidhur me koronavirusin. Roboti është krijuar në Boston Dynamics me qendër në SHBA për të monitoruar situatën në park.

Ky qen robot është i pajisur me një aparat fotografik i cili shkrep personat që kryejnë shkeljen e distancimit shoqëror.  Gjithashtu ai mbart një altoparlant për të transemtuar mesazhe ndërgjegjësuese për distancimin social për shkak të përhapjes së Coronairusit.

LEXO EDHE:  iPhone 6S me ekran më të fuqishëm

Nga pamjet në video ai që të bën përshtypje është edhe reagimi i qytetarëve të cilët mundohen të shmangen sapo e shohin të afrohet. Për më tepër shihni videon e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE