Connect with Us

“Valë e dytë e pandemisë”/ Pipero sqaron çfarë do të ndodhë në fund të vjeshtës

Shëndeti

“Valë e dytë e pandemisë”/ Pipero sqaron çfarë do të ndodhë në fund të vjeshtës

Publikuar

-

Mjeku infeksionst Pëllumb Pipero thotë se askush nuk e përjashton mundësinë e një vale të dytë të koronavirusit.

Pipero sqaron se nëse do të kemi një valë të dytë, virusi nuk do të ketë më këto efekte por do të jetë më i butë.

“Askush nuk e përjashton një valë të dytë në fund të vjeshtës ose në fillim të dimrit. Nuk është valë e rikthyer, është ecuri e natyrshme e këtij virusi. Nëse do kemi një rikthim nuk do të ketë më këto efekte, nuk do të jetë më kaq agresiv sepse sistemet shëndetësore do jenë më të përgatitura, qytetarët janë më të ndërgjegjësuar, ne mjeket do kemi më shumë armë në dorë. Besoj që nga e gjithë kjo do mësohemi me distancim fizik dhe kujdes për duart. Nuk do të ketë karantinim dhe nuk do të rikthehemi në situatën e muajve mars-prill”, tha Pipero./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Hapja bëhet për të rritur imunitetin”/ Pipero tregon pse janë shtuar rastet

Publikuar

-

Nga

“Hapja bëhet për të rritur imunitetin”. Kështu deklaroi mjeku Pëllumb Pipero pak momente më parë, teksa po fliste për lehtësimin e masave në vendin tonë.

Pipero tha se ne do të kishim më shumë përfitim nëse do të ekspozoheshim tani.

“Ne do të kishim më shumë përfitim nëse do vazhdonim të ekspozoheshim tani. Një hapje e kujdesshme do na hynte shumë në punë. Mjafton distanca fizike dhe larja e duarve. Është një virus me shumë të panjohura dhe vendet që nuk kanë respektuar gradualitetin janë kthyer pas në masa. Hapja duhet të jetë graduale dhe rajonale, pasi ato mikrovatra që janë ende t’i mbajmë të survejuara, të mos na ndodhi t’i kthejmë mbrapsh. Rastet edhe pse sporadike janë pa komplikacione. Ka një teori që  me kalimin nga një person në një tjetër bie virulenca dhe ky është fakt. Dhe ekspozimi, vazhdimi i hapjes do na japi dy gjëra: së pari në aspektin psikologjik do jemi më të qetë, në aspektin ekonomik po e po , por edhe rritja imunitetit”, u shpreh ai në emisionin “Opinion”, ndërsa tregoi pse janë shtuar rastet sot.

LEXO EDHE:  U bë pjesë e pandashme e ekranit/ Pipero feston sot ditëlindjen

“Rastet janë shtuar se po bëhet testimi i kontakteve të kontakteve. Tani ka më shumë vlerë të ndjekim rastet klinike”, nënvizoi mjeku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Epidemia nuk është egërsuar”/ Pipero qetëson qytetarët: Virusi nuk është më agresiv, ka rënie

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka sqaruar rritjen e numrit të rasteve pas tre ditësh rënie.

Sipas Piperos, 18 rastet e regjistruara në 24 orët e fundit nuk plotësojnë kriteret për të thënë se epidemia është egërsuar.

“Sot kishim 18 raste në spital nuk kemi asnjë të shtruar të ri. Pra nuk plotësohen kriteret për të thënë epidemia është egërsuar. E konsideroj tërësisht të qetë e të butë, por kjo nuk do të thotë të flemë mendjen e mos jemi të kujdesshëm”,tha Pipero në “Opinion”.

LEXO EDHE:  Rikthim gjigant i viteve 60’: 13 trende absolute!

Ai theksoi se hapja duhet të vazhdojë dhe duhet të jetë graduale por e qendrueshme dhe e sigurt.

“Unë këmbëngul se aktualisht virusi tek ne ka jo vetëm rënie të qarkullimit të transmetueshmërisë.
Pretendoj se nuk është më agresiv sa c’ ka qenë, nuk sjell më sëmundje por sjell rritje të imunitetit” sqaroi Pipero./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Keni keqmenaxhuar zhbllokimin”/ Xhepa thirrje Komitetit Teknik: Po provokoni revoltë thyese

Publikuar

-

Nga

Mjeku Gëzim Xhepa ka bërë një thirrje për Komitetin Teknik lidhur me strategjinë e lehtësimit të masave.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhepa e cilëson të gabuar strategjinë zhbllokuese, për të cilën thotë se është bërë si në kërkim të gjermanit të fundit.

Mjeku i thotë kolegëve se nuk po e përcaktojnë mirë strategjinë e zhbllokimit dhe po provokojnë revoltë thyese të masave nga qytetarët.

“Të nderuar kolegë, siç u keq menaxhuan masat shtërnguese, që ishin të domosdoshme… 4 – 5 javët e para, duke çfuqizuar mjekun e familjes dhe lënë në menaxhim, vetëm një numër 127…, sërish po keq menaxhohen masat zhbllokuese, duke mos përcaktuar strategjinë e zhbllokimit, pa përcaktuar nivelin e rrezikut dhe mirë menaxhimin e dinanikës të kapërcimit nga zona e gjelbër në të kuqe dhe anasjelltas…!!! Duke u mbështetur në indikatorë të rastësishëm ditorë të pozitivitetit të tamponëve…, po çojmë në tej-tej-tej zgjatje masash shtrënguese…, që pasohen nga padurim dhe revoltë thyese spontane të këtyre masave nga ana e popullatës…, me pasojë kalimin nga një strategji e mirë menduar dhe transparente për popullin… në favor të imunizimit natyral gradual, në kaos dhe anarshi, që nulifikon përfitimin nga masat shtërnguese…!!!”, deklaron Xhepa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE