LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Teatri/ Topi paralajmëron Ramën dhe Veliajn: Kush shkatërron traditën do ketë probleme

14 Maj 2020, 14:32, Politikë CNA
Teatri/ Topi paralajmëron Ramën dhe Veliajn: Kush shkatërron

Ish-presidenti Bamir Topi ka bërë një paralajmërim të fortë për kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn, teksa po fliste për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Topi ngriti akuzat se tiranasit e vjetër janë nëpërkëmbur dhe janë lënë pa shkollë e pa punë.

Ish-Kreu i Shtetit tha në emisionin “Top Talk” se më shumë se me kulturën dhe artin, çështja e teatrit është bërë politike.

“Nuk është çështja e një teatri, nuk është çështja e kulturës. Tiranasit i kanë lënë pa punë. Po të shohësh sot tiranasit e vërtetë janë pa shkollë, i kanë nëpërkëmbur. Historia është politike. Kush shkatërron traditën do ketë probleme në të ardhmen”, deklaroi Topi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga