LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi me biznesmenët në Durrës/ Policia gjobit dhe i heq patentën Bashës, e pëson edhe pronari i lokalit

14 Maj 2020, 19:04, Kronika CNA
Takimi me biznesmenët në Durrës/ Policia gjobit dhe i heq

Policia e Durrësit bën me dije se i ka hequr patentën kreut të PD Lulzim Basha dhe njëkohëshisht i ka vendosur atij gjobë për shkak të një mbledhje të tij me biznesmenët.

Sipas njoftimit, policia e Durrësit ka konstatuar me shqetësim një aktivitet partiak të zhvilluar në mjedisin e mbyllur të një lokali, në kundërshtim me Aktin Normativ ?Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″. Ky aktivitet, që është publikuar gjerësisht sot edhe në media, ka imponuar procedimin administrativ, bazuar në Aktin Normativ.

Bazuar në Aktin Normativ është marrë masë administrative 1 milion lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A. H.
Njëkohësisht janë ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe me tërheqje të lejes së drejtimit shtetasit pjesëmarrës në këtë aktivitet: L. B, F. Xh., A. M., R. G., A. B., V. N., E. H., A.B., D. B., J. M. dhe A. H.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe, që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojnë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga