LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me Gjirin e Lalzit/ Masakër në vijën bregdetare

14 Maj 2020, 10:22, Politikë CNA

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka shpejguar
fenomenet natyrore qe lidhen me vijen bregdetare dhe pasojat nga ndertimi i pontileve me materiale të pandërprera në det.

Malltezi shpjegon se plazhet janë formuar përgjatë miliona viteve nga sedimentet e depozituara, ndaj vija bregdetare natyrore është e drejtë, pasi kemi edhe erozion bregdetar nga veprimi i dallgeve, por edhe mbushje me sedimente qe vijne nga lumenjte dhe keto sedimente kane krijuar plazhe te bollshme ne bregdetin ranor te Detit Adriatik qe ka plot lumenj.

Por, sipas tij, vendosja e pontileve te panderprera në bregdet dhunon proceset natyrore, nga njëra anë e pontilit (ajo me prane lumit) krijon mbathje, pra sedimentet zgjerohen, por nga ana tjetër, kemi edhe veprim gërryes të dallgës. ?Pra, njëkohëisht, me pontilet kemi në njërën anë mbathje me sedimente (zgjerim të brezit ranor) por fill nga ana tjeter kemi erozion të detit. Ndërhyrjet e këtilla nuk janë natyrale dhe rrezikojnë edhe vilat edhe cilësinë e ujit të detit?, thotë Malltezi.

Më tej ai sqaron se deri tani vija bregdetare e plazheve ne Gjirin e Lalzit ka qene shume e paster, natyrore dhe me plazhe ranore te gjera me mbi 120 metra gjeresi nga sedimentet e depozituara prej mijera e miliona vitesh nga Lumi i Erzenit.

?Por kohët e fundit në menyre të fshehte, pa asnjë studim të mirëfilltë për dinamikat detare, proceset bregdetare apo modelim të sjelljes se batimëtrisë dhe pengesave të pakalueshme, në plazhin e Gjirit te Lalzit po ndertohet pontil me materiale të pakalueshme gjë e cila rrezikon të dëmtoje plazhin (krijon sedimentim në pjesën jugore dhe erosion në pjesën veriore të pontilit, por edhe dëmton cilesinë e ujit të detit ngaqë nuk lejohet qarkullimi i lirë i ujit)?, thotë Malltezi.

Sipas tij, zgjidhja alla-Shqiptarce tek Mali i Robit ka qenë duke ndërtuar pontil pas pontili me material të pakalueshem por problemi transferohet nga një zonë në tjetrën që vijon.

?Pra, pas ndërtimit të pontilit të parë (zgjerimit të rërës nga njëra anë) dhe krijimit të erozionin nga ana tjetër, ata që banojnë më pas dhe shohin sesi po i vjen deti (po ndodh erozioni) në vend që të heqin pontilin e pare që solli problemin, e vijojnë zgjidhjen ?alla Shqiptarce? duke ndërtuar edhe këta një pontil tjetër. Kjo bën që të kemi vërtetë mbathje me sedimente, pra zgjerim brezi ranor, por ndërkohë kanë cenuar cilësinë e ujit të detit pasi nuk qarkullon dhe kthehet në ujë të ndenjur. Po ta shikojmë, edhe me sy të lirë nga fotografime nga ajri duket qartë kjo dukuri, që deti duket si gjol?, shpjegon Malltezi.

Më tej ai thekson se duhet ndalur baterdia me pontile të pandërprera në Lalëz.

?Ka zgjidhje të pranueshme nëse ka nje proces të ndershem. Pontilet mund të jenë me kembë (pilota) qe mos ndërpresin qarkullimin e ujit, ose variante të tjera që kanë ndikim të ulët në mjedis. Mund të diskutojme për zgjidhje të pranueshme por jo të bëhet fakt demi në mjedis pa asnje proces Vleresimi Ndikimi në Mjedis dhe pa asnjë dëgjesë me palët e interesuara pasi këto jane detyrime ligjore dhe jo dëshira të ndokujt?, thotë Malltezi./CNA.al

Lajmet e fundit nga