LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sinjali i Bashës për të larguarit nga lista/ Kulluri: Duhet një zgjidhje më e mirë në PD

14 Maj 2020, 17:54, Politikë CNA
Sinjali i Bashës për të larguarit nga lista/ Kulluri: Duhet

Mbrëmjen e djeshme kryetari i opozitës Lulzim Basha dha sinjale pendese për demokratët që ka hequr nga lista e PD-së dhe tha se mirëpret rikthimin e çdo demokrati, teksa u pyet për ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli.

Për këtë deklaratë ka reaguar edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, i cili kërkoi që Basha të japë disa prova.

Demokrati tha se së pari duhet komunikim për të gjetur një zgjidhje më të mirë në PD, si dhe duhet të garantohet sistemi i meritokracisë.

?Prova e madhe do të ishte një komunikim për të gjetur një zgjidhje më të mirë në PD. Unë kam bërë propozime konkrete, për një statut demokratik, nuk kam asgjë personale me askënd. Kompromisi në politikë ndryshon nga pazari në një aspekt. Pazari është një shkëmbim interesash materiale dhe nuk ka domosdoshmëri morale. Kur flasim marrëveshje politike dhe kompromis të mundshëm që e shoh të vështirë, megjithëse ne e kemi të gatshëm skenarin konkret se si do të shkohet në zgjedhje, nëse nuk ka zgjidhje brenda PD-së, por nuk dua ta mbyll këtë derë sepse e ardhmja është e paparashikueshme.

Nëse ka një komunikim të bazuar në principe, asnjë nuk do të mbyllte këtë derë për rikthim. Pra të të garantohet sistemi i meritokracisë, i demokratizimit të partisë, përndryshe çdo pazar personal i Edvin Kullurit do të ishte një akt i turpshëm. Ne përfaqësojmë një pjesë të konsiderueshme të votuesve të djathtë”, u shpreh Kulluri në Fax News./ CNA.al

E përjashtoi nga lista/ Basha pendohet për Topallin: Jemi të hapur për çdo demokrat

Lajmet e fundit nga