Connect with Us

SHBA tjetër akuzë Kinës/ “Ka vjedhur pronën intelektuale që lidhet me koronavirusin”

Bota

SHBA tjetër akuzë Kinës/ “Ka vjedhur pronën intelektuale që lidhet me koronavirusin”

Publikuar

-

Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Kinën për vjedhje të pronës intelektuale amerikane në operacione në përgjigje të koronavirusit.

Përmes një deklarate për shtyp, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo shkruan se Shtetet e Bashkuara dënojnë përpjekjet “e aktorëve kibernetikë dhe operatorëve jo-tradicionalë që kanë lidhje” me Kinën për vjedhjen e pronës intelektuale dhe të dhënave që lidhen me koronavirusin.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Republikës Popullore të Kinës të ndalë këtë veprimtari keqbërëse. Siç thuhet në shënimin paralajmërues të 13 majit, ‘aktiviteti që mund të ketë rezultuar në vjedhje informacioni vë në rrezik identifikimin e opsioneve të mirëfillta kuruese’. Sjellja e Kinës në hapësirën kibernetike është një tjetër reflektim i veprimeve joproduktive gjatë krizës së koronavirusit. SHBA dhe aleatët e partnerët tanë po bashkërendojnë një përgjigje të përbashkët, transparente për të shpëtuar jetë. Ndërkohë Kina vazhdon t’u mbyllë gojën gazetarëve, shkencëtarëve dhe qytetarëve dhe të përhapë dizinformim, gjë që acaron krizën e shëndetit publik,” thuhet në deklaratën e Sekretarit Pompeo, të publikuar në faqen elektronike të Departamentit të Shtetit.

Të mërkurën, Byroja Federale e Hetimeve, FBI dhe Agjencia për Sigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturës, CISA nxorën një deklaratë të përbashkët ku tërheqin vëmendjen për ato që i cilësojnë si kërcënime ndaj operacioneve kërkimore mbi koronavirusin nga aktorë që kanë lidhje me Kinën.

Në njoftim thuhet se FBI-ja po heton ndërhyrjet në infrastrukturën e organizatave amerikane nga “aktorë kibernetikë” që ishin diktuar “në përpjekje për të identifikuar dhe kompiuar në mënyrë të paligjshme pronë intelektuale dhe të dhëna të shëndetit publik që lidhen me vaksina, mjekime dhe testime nga rrjete e persona që punojnë në përgjigje të COVID-19”.

LEXO EDHE:  Kulluri analizon ndërhyrjen e Trump në Lindjen e Mesme/ Ja çfarë parashikon ai

Deklarata e bërë nga FBI-ja dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare nuk ofronte të dhëna të mëtejshme mbi identitetin e organizatave që ishin shënjestruar nga hakerët, apo për identitetin e vetë hakerëve. Ambasada kineze në Uashington i cilësoi këto akuza “gënjeshtra”.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ka qenë një ndër kritikët më të zëshëm të administratës Trump, duke akuzuar autoritetet kineze për fshehje faktesh në fillimet e epidemisë së koronavirusit dhe për mos ndarjen e informacionit për rrezikun. Akuzat e ndërsjellta kanë sjellë keqësim të konsiderueshëm të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Pekinit./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Lajm i trishtë!/ Po kurohej për Covid, ndërron jetë gruaja shtatzënë

Publikuar

-

Nga

Lajm i trishtë! Po kurohej për Covid, ndërron jetë gruaja shtatzënë

Një grua shtatzënë nga Komuna e Prizrenit, ka humbur jetën sipasojë e Covid-19.

E reja ishte fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid.

“Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

LEXO EDHE:  Edhe pas shumë shekujsh, Murtaja mbetet një problem global

LEXO EDHE:  Kulluri analizon ndërhyrjen e Trump në Lindjen e Mesme/ Ja çfarë parashikon ai

Që prej 13 marsit – kur u paraqitën rastet e para me koronavirus – në Kosovë janë regjistruar 37.028 raste me COVID-19. Prej tyre 964 pacientë kanë vdekur. Raste aktive janë 13.375./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Greqia “nën ethet” e Covid/ Shënohen 99 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar

Publikuar

-

Nga

Greqia ka regjistruar 2 018 raste të reja dhe 99 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë në Greqi numri total i të infektuarve ka arritur shifrën 99 306.
99 viktimat e shënura në 24 orët e fundit e kanë çuar numrin total të viktimave në 2 001.

Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën është 80 vjeç dhe 97.1% kishin një sëmundje bashkëshoqëruese.

LEXO EDHE:  Arrin në 100 numri i të vdekurve nga koronavirusi në ShBA

LEXO EDHE:  FBI ngre alarmin/ ISIS, dhjetë herë më i rrezikshëm se Al Kaeda

Situata e koronavirusit vijon të jetë shumë shqetësuese ku dita ditës vijon të rritet numri i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Koronavirusi “bën gjëmën” në Itali/ Konfirmohen 822 viktima në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi “bën gjëmën” në Itali/ Konfirmohen 822 viktima në 24 orë

Ditët e fundit është vërejtur se shifrat e të infektuarve në Itali kanë ardhur sërish në rritje.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 29,003 raste të reja me koronavirus, nga 232,711 testime të bëra.

Mediat e shtetit fqinj, duke iu referuar min istrisë së Shëndetësisë, raportojnë se që nga fillimi i pandemisë, pragu i 1.5 milionë infeksioneve (1,509,875) është tejkaluar .

Që nga dita e djeshme kanë humbur jetën 822 persona, ndërsa në total numri i viktimave ka shkuar në 52,850.

LEXO EDHE:  Edhe pas shumë shekujsh, Murtaja mbetet një problem global

LEXO EDHE:  Arrin në 100 numri i të vdekurve nga koronavirusi në ShBA

Në kujdes intensive janë vetëm 2 persona më pak sesa dje, ndërsa në spitalet Covid po trajtohen  275 pacientë më pak se një ditë më parë. / CNA.al

LEXO TE PLOTE