LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthimi te Tirana, Mario Morina befason me deklaratën

14 Maj 2020, 17:00, Sport CNA
Rikthimi te Tirana, Mario Morina befason me deklaratën

Mario Morina është rikthyer te Tirana në kohën e duhur. Sulmuesi  i dalë nga akademija bardheblu në një intervistë për Fan Zone në Supersport u shfaq shumë i lumtur që do të rinisë futbolli, ndërsa shtoi se me rikthimin te Tirana ka bërë zgjedhjen e duhur. Morina theksoi me bindje se bardheblutë do të fitojnë titullin në këtë sezon ndërsa dha një mendim edhe për trajnerin Emanuel Egbo.

?Normalisht që jemi të gëzuar që do rikthehet futbolli, pasi nuk rrihet kështu. Të rrish kaq shumë larg nuk është aspak e lehtë. Gjithmonë kur jam kthyer te Tirana jam kthyer në momentet e duhura. Edhe në të kaluarën edhe këtë vit. Më mirë do ishte që ta fitojmë titullin në fushë. Në do i bëjmë hyzmetin gjithçkaje. Jam i bindur që do e fitojmë titullin dhe do jem në fushë?.

?Me Bathën njihemi që shpejt dhe më është bërë shumë qejfi kur ai shënoi në derbi. Kur Partizani ka pasur drejtues edhe trajner të rinj kam pasur oferta, por nuk ishin rrethanat që ta bëja këtë?.

?Përderisa u riktheva te Tirana, shpresoj që të qëndroj këtu për shumë gjatë. Thirrjen e Tiranës në merkato nuk mund ta refuzoja?.

?Egbo? Mund të them se e njeh shumë mirë kampionatin shqiptar, pasi ka shumë vite këtu. Ka ditur si të menaxhojë shumë mirë grupin dhe kanë ardhur edhe rezultatet.?, u shpreh Morina për ?Supersport?.

Lajmet e fundit nga