Connect with Us

“Mund të ndryshosh gruan, por jo klubin e zemrës”, Tirana i befason të gjithë me postimin në faqen zyrtare

Sport

“Mund të ndryshosh gruan, por jo klubin e zemrës”, Tirana i befason të gjithë me postimin në faqen zyrtare

Publikuar

-

Kategoria Superiore do të rikthehet të luhet në 3 qeshor. FSHF-ja pas takimit me presidentët e Superligës arritën akordin që kampionati të kthehet në këtë datë.

Tirana kryeson kampionatin me 53 pikë, 9 pikë më shumë se Kukësi dhe është pranë titullit kampion. Deri në përfundim të sezonit mungojnë edhe 10 ndeshje që do të vendosin nëse bardheblutë do të fitojnë titullin apo jo.

Klubi në faqen zyrtare ka qenë mjaft aktiv, ndërsa pak minuta më parë ka bërë një postim duke cituar fjalët e shumë tifozëve të “çmendur” për ekipet e tyre.

“Mund të ndryshosh gruan, mund të ndryshosh bindjet politike. Mund të ndryshosh qytetin, por kurrë nuk mund të ndryshosh skuadrën tënde të preferuar në futboll”, shkruan Tirana në faqen zyrtare.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Armando Vajushi tregon ekipin te i cili do rikthehej me vrap

Publikuar

-

Nga

Futbollisti shkodran, Armando Vajushi, ka dhënë së fundmi një prononcim për “IrpiniaTimes”.  28-vjeçari aktivizohet në kampionatin rumun me skuadrën Petrolul Ploieshtin, teksa shpreson të rikthehet në nivelet e kënaqshme që ka lojtur dikur. Në prononcimin e dhënë, shkodrani veç të tjerash ka kujtuar aventurën e bukur te Avelino, teksa shprehet:

“Avellino është skuadra që më bëri të ndihem më mirë, jam ndjerë si në. Tifozët janë të jashtëzakonshëm. Unë ende kam shumë miq, mbaj mend dashurinë e tyre të jashtëzakonshme për mua. Unë kurrë nuk kam parë një audiencë të tillë. Rikthimi te Avelino? Ku ma gjen, do të ishte një ëndërr.

Nëse do të më thërrisnin do të kthehesha me vrap. Më kujtohet goli me Barin, për fat të keq humbëm atë ndeshje dhe shkarkuan Novelinon, por me Foskarinin në stol ia dolëm të mbijetonim”, u shpreh Vajushi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Mesfushori i Bundesligës merr vendimin e papritur, tërhiqet nga futbolli

Publikuar

-

Nga

Ish-futbollisti zvicerian, Gelson Fernandez ka komunikuar ditën e sotme tërheqjen nga futbolli profesionit, pas një karrierë 16 vjeçare.

Fernandez vendosi të varë këpucët në gozhdë në moshën 33 vjeçare, tepër i ri duke pasur parasysh që shumë futbollistë e ndërmarrin këtë hap kur i afrohen të 40-ave.

Mefushori me tipare mbrojtëse ka luajtur gjatë karrierës së tij me skuadra si Mançester Siti, Leiçester, Sioni, Kievo, Udineze, Saint-Etien, Sporting, Freiburg, si dhe me Frankfurtin i cili është ekipi i fundit për të.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ndryshim i përkohshëm në Rregulloren e Lojës, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Pandemia e COVID-19 ka patur një ndikim të gjerë në jetën e përditshme, përfshirë sportin në të gjithë botën. Ndërsa shumë vende fillojnë të dalin nga kjo situatë, përqendrimi ngadalë po kthehet në rifillimin e garave të futbollit që janë prekur nga virusi.

Si rrjedhim, IFAB ka aprovuar propozimin e FIFA-s për të futur një ndryshim të përkohshëm në Ligji 3 – Lojtarët në lidhje me numrin maksimal të zëvendësimeve të lejuara (detajet më poshtë) për garat e planifikuara që përfundojnë në vitin 2020, pavarësisht nëse tashmë kanë filluar.

Organizatorët e garës kanë detyrimin nëse do të zbatojnë apo jo këtë ndryshim të përkohshëm. IFAB dhe FIFA do të përcaktojnë në një fazë të mëvonshme nëse kjo mundësi do të zgjasë, për shembull, në garat që do të përfundojnë në 2021.

Teksti aktual:

Numri i zëvendësimeve
Garat zyrtare
Numri i zëvendësimeve, maksimumi deri në pesë, e cila mund të përdoret në çdo ndeshje të luajtur në konkurim zyrtar do të përcaktohet nga FIFA, Konfederata ose Federata kombëtare përveç garave të meshkujve dhe femrave duke përfshirë ekipet në kat. 1 dhe 2 si dhe ekipet kombëtare A ku maksimumi i zëvendësimeve është tre.

Ndryshimi i përkohshëm:

Organizatorët e garës kanë mundësinë të aplikojnë nga sa vijon:
• Gjatë ndeshjes, secili ekip:
• mund të përdori një maksimum prej pesë zëvendësimesh
• ka maksimumi tre ndalesa zëvendësimi *
• mund të bëjë zëvendësime në pushimin ndërmjet dy pjesëve

Kur luhet kohë shtesë(p.sh.në ndeshjet e kupës), secili ekip:
mund të përdorë një zëvendësues shtesë(një të gjashtë, pavarësisht nëse skuadra ka përdorur numrin maksimal të zëvendësuesve)
• ka një ndalesë shtesë zëvendësimi(një të katërt, pavarësisht nëse skuadra ka përdorur numrin maksimal të ndalesave të zëvendësimit)
• mund të bëjë zëvendësime shtesë:
* Në periudhën para fillimit të kohës shtesë
* Në periudhën ndërmjet dy kohëve shtesë
Nëse një ekip nuk ka përdorur numrin e tij maksimal të zëvendësuesve ose ndalesave të zëvendësimit, zëvendësimet dhe ndalesat e papërdorura mund të përdoren në kohë shtesë.
Kur të dy ekipet bëjnë një zëvendësim në të njëjtën kohë, kjo do të llogaritet si një mundësi zëvendësimi e përdorur për secilin ekip.

LEXO TE PLOTE