Connect with Us

Merkel akuzon ashpër Rusinë për sulmet kibernetike

Bota

Merkel akuzon ashpër Rusinë për sulmet kibernetike

Publikuar

-

Kancelarja Angela Merkel ka bërë akuza serioze ndaj Rusisë në lidhje me sulmin e piraterisë kibernetike në Bundestag në vitin 2015. Ajo paralajmëroi se kjo do të ketë pasoja.

Në lidhje me rezultatet e hetimit të Prokurorit të Përgjithshëm Federal, ajo foli të mërkurën në Bundestag për “prova të forta” për përfshirjen ruse dhe foli për një mënyrë veprimi “monstruoze”. “Unë i marr shumë seriozisht këto gjëra, sepse besoj se hulumtimet janë bërë në mënyrën më të mirë”, tha Merkeli.

“Unë mund ta them sinqerisht: kjo më lëndon”. Kancelarja tha se çdo ditë përpiqet për një raport më të mirë me Rusinë. Por pastaj i duhet të përjetojë se ka dëshmi për një mënyrë të tillë veprimi.

Në interpelancën në Bundestag Merkeli tha se edhe të dhëna nga zyra e saj e deputetes në Bundestag janë kapur me sa duket relativisht sipas qejfit.

Para deputetëve në Bundestag, Merkel foli për një strategji të “luftës hibride” nga Rusia, e cila gjithashtu përfshin “çorientimin” dhe “shtrembërimin e fakteve”.

LEXO EDHE:  Qeveria e Irakut konfirmon bashkëpunimin me Rusinë kunder ISIS

“Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje kësaj dhe jo thjesht ta heqim mendjen”, tha kancelarja. “Nuk është thjesht  rastësi, por është pa dyshim një strategji që përdoret atje.” Kancelarja tha që ajo do të vazhdonte të përpiqej për një marrëdhënie të mirë me Rusinë. Por një “bashkëpunim në mirëbesim” në këtë mëynyrë cënohet.

E pyetur për pasojat e mundshme kundër Rusisë, Merkeli tha. “Sigurisht, ne gjithmonë i rezervojmë vetes të drejtën të marrim masa, përfshirë masa kundër Rusisë.”

Sipas raportimeve të disa mediave më 5 maj, hetuesit në Karlsruhe e fajësuan zbulimin ushtarak rus GRU për sulmin kibernetik në shkallë të gjerë në Bundestag në vitin 2015. Prokuroria Federale shpalli javën e kaluar një urdhër arresti ndërkombëtar kundër një pirati të ri rus të internetit, të quajtur Dimitri Badin, pas viteve të hetimeve të Zyrës Federale të Policisë Kriminale. Atë e akuzojnë për aktivitete të shërbimit sekret dhe spiunim të të dhënave. Ai kërkohet edhe nga FBI-ja e SHBA. Burri mendohet se ndodhet në Rusi./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Greqia hap plazhet nën masa të forta sigurie anti-COVID-19/ Rregullat që duhet të zbatohen

Publikuar

-

Nga

Plazhet në Greqi pritet të hapen të shtunën, më 16 maj, duke përfshirë dhe rekomandimin e Komitetit të Sëmundjeve Infektive në Ministrinë greke të Shëndetësisë.

Bizneset në plazhe, që marrin çadra dielli dhe shezlonë me qira, do të hapen të shtunën nga ora 08:00, por nën disa kufizime.

Këtu përfshihet regjistrimi e numrit të pushuesve të pranishëm, maksimumi 40 persona për 1.000 metra katrorë, distancë prej katër merash ndërmjet çadrave dhe kufizime në numrin e shezlonëve për çadër, dy të tillë, përveç familjeve me fëmijë. Pushuesit do të jenë të detyruar të shtrihen mbi peshqirë. Bizneset do të shesin vetëm produkte të paketuara, ndërsa stendat e pijeve freskuese, kafenetë dhe biznese të ngjashme, do të funksionojnë duke e përgatitur pijen për ta marrë me vete.

LEXO EDHE:  Rama krah ministrit rus/ Sa më shpejt të njihet Kosova aq më mirë do të jetë për të gjithë

Shitja e pijeve alkoolike është e ndaluar dhe nuk do të lejohet shpërndarja e tyre në këtë zonë.
Konsumatorët duhet të mbajnë një distancë prej 1,5 metrash nga njëri tjetri gjatë porositjes për ushqim ose pije. Gjithashtu janë të ndaluara të gjitha sportet e kontaktit në grup./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermania hap kufijtë me disa vende fqinje

Publikuar

-

Nga

Ndalesat për udhëtime të paarsyetuara nga vendet e treta, ku hyn edhe Ballkani Perëndimor, zgjaten deri më 15 qershor.

Gjermania ka vendosur të hapë gradualisht kufijtë me disa nga vendet fqinje. Me Luksemburgun kufiri do të hapet qysh të shtunën, po ashtu pritet që së shpejti të ketë heqje të kontrolleve kufitare edhe me Danimarkën. Këtë dhe lehtësime të tjera e bëri të ditur ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, të mërkurën, në Berlin, në një konferencë shtypi, pas mbledhjes se kabinetit te kancelares Angela Merkel. Për vendet e treta, ku hyn edhe Ballkani Perendimor, qeveria gjermane vendosi t’i bashkohet këshillës së ardhur po të mërkurën nga Brukseli për zgjatjen e ndalimeve deri më 15 qershor.

Hapje graduale me fqinjët

Duke filluar që nga dita e shtunë kontrollet në kufi me Austrinë, Zvicrën dhe Francën nuk do të jenë më sistematike, por vetëm rastësore, tha ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer. Ndërsa në kufirin me Luksemburgun nuk do të ketë më kontroll, po ashtu heqja e kontrolleve pritet të ndodhë edhe edhe Danimarkën. „Për këtë jemi duke biseduar me qeverinë daneze“, tha ministri gjerman.
Meqenëse rregullorja e karantinës për njerëzit që vijnë nga jashtë është kompetencë e landeve federale, Seehofer, si ministër i mbarë Gjermanisë mund të japë vetëm udhëzime: Dhe ai sugjeron që rregulli i karantinës dyjavore, siç është deri tani, të hiqet për shtetas që vijnë nga vendet fqinjë. Sipas ministrit gjerman, Gjermania synon të hapë kufijtë gradualisht edhe me vendet e tjera, si fqinje në lindje si Polonia dhe Çekia, por për këtë ende nuk ka një dakordësim.

Mbeten të mbyllura kufijtë me Italinë e Spanjën

Sipas Seehoferit, të mbyllura do të mbeten udhëtimet nga Italia dhe Spanja, ku ende niveli i infeksioneve është i lartë. Për momentin nuk mund të mbajmë përgjegjësi për hapjen e kufijve me këto vende, tha ministri gjerman i Punëve të Brendshme. Horst Seehofer tha më tej se vendimi për hapjen e kufirit me këto vende do të bëhet në marrëveshje me Austrinë, Zvicrën dhe Francën, të cilat janë fqinje me to.

Hapja e sinjalizua nga Gjermania është e lidhur me një kusht: Që niveli i infeksioneve të jetë i njëjtë në të dyja anët e kufirit, dhe të mos ketë rritje. Si shifër orientuese Seehofer tha se vlen e njëjta që ka caktuar qeveria gjermane për zbutjen e masave parandaluese në Gjermani. Kjo do të thotë që numri i infeksioneve të reja mos jetë më i lartë se 50 në 100 000 banorë brenda një jave.

LEXO EDHE:  Qeveria e Irakut konfirmon bashkëpunimin me Rusinë kunder ISIS

Komisioni i BE-se me propozim per turizmin

Vetëm disa minuta pasi ministri i brendshëm i Gjermanisë Horst Seehofer kishte bërë të njohur në Berlin se do të niste hapjen graduale të kontrolleve kufitare, në Bruksel, doli edhe komisioni i BE-së me propozime të ngjashme. Komisioneri i tregut të brendshëm, Thiery Breton, tha se “izolimi i shteteve nuk është më mjeti përshtatshëm kundër pandemisë”.

Sipas tij komisioni propozon hapjen hap pas hapi të kufijve, në ato vende ku pandemia është në të njëjtin nivel nga të dyja anët e kufirit. Kusht është që ato të kenë mjaft kapacitete për të testuar, të kenë shtretër në stacionet intensive dhe të dihet se nga kalojnë zinxhirët e infeksionit.
Ndërsa për zonën Schengen, komisioni këshillon një hapje graduale, përsa e lejon niveli i përhapjes së pandemisë, për vendet e treta, ku hyjnë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, SHBA-të, Rusia, Kina, etj. Komisioni këshillon që masat aktuale të mbeten në fuqi deri më 15 qershor.

Përpjekje për të shpëtuar turizmin

Më pare edhe Austria kishte paralajmëruar se do të hapte kufirin me Gjermaninë pas datës 15 qershor, dhe se po ashtu planifikonte hapje me vende të tjera fqinje, si Zvicrën, Liechtenstein dhe disa vende fqinje në Lindje të saj.

Për shumë vende, ndër ta Austria, hapje e kufirit me Gjermaninë do të sillte edhe një fare shprese për degën e turizmit, për të cilin pushuesit gjermanë luajnë një rol shumë të madh. Në vitin 2019 në sezonin veror (maj deri në tetor) ata përbënin 37,4 përqind të të ardhurave prej gjithsej 79 milionë euro.
Që jo vetëm të ardhurat, por edhe pushimet nuk do të jenë si një vit më parë, këtë e dine vendimmarrësit si nëpër vendet e BE-së ashtu edhe në Bruksel. “Kjo verë natyrisht nuk është një verë normale”, pat thënë edhe nënkryetarja e Komisionit të BE-së, Margrethe Vestager, e cila prezantoi në Bruksel direktivat e turizmit, së bashku me Komisionerin e tregut të brendshëm, Breton.

Sipas tyre udhëtarët dhe punëmarrësit në restorante dhe hotele duhet të ndjehen të sigurt. Prandaj Komisioni propozon që të hartojë rregullore për pastrimin e dhomave, për ruajtjen e distancës ndërmjet tavolinave gjatë ngrënies, ose nëpër pishina dhe plazhe, si edhe për transportin e udhëtarëve me autobusë, taksi ose aeroplanë./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Portugalia nuk shuan shpresat për turizmin, pavarësisht pandemisë

Publikuar

-

Nga

Ekonomia e Portugalisë jeton nga turizmi. Gati 30 milionë pushues e vizitojnë çdo vit vendin. Industria e turizmit shpreson shfuqizimin sa më shpejt të kufizimeve për udhëtimet për ta rihapur në qershor turizmin.

“Ne mendojmë, që në qershor sërish do të vijnë turistë të huaj në Algarve. Jo aq shumë si një vit më parë, por ata do të vijnë.” João Fernandes, drejtori i Shoqatës së Turizmit në rajonin numër një turisitk të Portugalisë është optimist: “Ne planifikojmë ndërkohë me partnerët vendas dhe ndërkombëtar, që të sigurohet gjithçka.”

Shefi i turizmit s’mund të bëjë tjetër veçse të punojë në këtë drejtim, sepse nga rreth 20 milionë turistë në vit në Algarve gjatë vitit 2019 rreth 15 milionë syresh vinin nga jashtë vendit. Pa turistë ky rajon në jug të vendit nuk mund të mbijetojë ekonomikisht, shumë vende pune lidhen direkt ose indirekt me këtë degë të ekonomisë.

                                João Fernandes

Por jo vetëm Algarve, e gjithe Portugalia rrezikohet nga kolapsi ekonomik nëse mungojnë turistët, sepse ky vend nuk ka ndonjë industri të fuqishme, ndaj turizmi përbën 15 përqind të produktit bruto në vend. Vitin e kaluar Portugalia pati rreth 27 milionë pushues, që nga kriza e borxheve turizmi po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, sepse numri i turistëve është rritur në vazhdimësi. Nëse tani rënia është rreth një të katërtën, rendimenti ekonomik do të bjerë me të paktën 2,9 përqind, ka llogaritur Enti shtetëror i Statisitikave. Të tjerë analistë llogarisin madje humbje me deri në 6 përqind. Premisa katastrofale për rreth 100.000 sipërmarrës – kryesisht të nivelit të mesëm si dhe për rreth 400.000 vende pune që varen direkt prej turizmit.

LEXO EDHE:  Tahiri “patate e nxehtë”/ Lubonja tregon çfarë fshihet pas dorëheqjes së ish-ministrit

Në fillim të qershorit restorantet dhe hotelet do të hapen sërish

Pas kufizimeve të forta gjatë muajit mars humbja qe e madhe, pasi turizmi në Portugali u paralizua tërësisht. Relativisht shpejt qeveria në Lisbonë ndërmori masat e mbylljes për mbrojtjen nga virusi Corona. Por më së voni në fillim të qershorit restorantet dhe hotelet do të hapen sërish për të tërhequr sa më shpejt të jetë e mundur turistët. Për të fituar besimin e turistëve, autoriteti i Turizmit në Portugali ka vendosur përdorimin e stemës së higjenës, e cila do t’u jepet sipërmarrjeve turisitike.

Do e shijojnë turistët këtë pamje në verë?

“Jemi duke punuar në një udhëzues për sektorin e ekonomisë, në mënyrë që të respektohen rregullat e higjenës dhe të ruajtjes së distancës”, thotë shefi i turizmit në Algarve, Fernandes. Po shqyrtohet edhe mundësia e një të ashtuquajture pasaportë për pushuesit përpara nisjes së udhëtimit lidhur me testin për virusin COVID-19. Megjithatë ka ende mjaft pikëpyetje, se kur mund të nisë turizmi vërtetë në Portugali, kur do të hapen plazhet e bllokuara? Si duhet ta ruajnë turistët distancën në plazhe? Sa turistë lejohen të hipin në një automjet apo anije turistike? E kush do të kontrollojë respektimin e rregulloreve?

“Ne nuk mundemi dhe nuk duam të jemi si policë për çdo pushues nëpër plazhe”, thekson João Fernandes. por ai tërheq vëmendjen, se deri tani Portugalia ka qenë e sukseshme në luftimin e pandemisë. Në të gjithë vendin ka më pak se 1000 të vdekur prej COVID-19, madje në rajonin turisitk Algarve numri i vdekjeve është pak mbi dhjetë./ DW

LEXO TE PLOTE