Connect with Us

Konfirmohen 18 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Kosova & Rajoni

Konfirmohen 18 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Publikuar

-

Ka shkuar në 945 numri i personave me koronavirus në Kosovë, ku vetëm sot janë konfirmuar 18 raste të reja.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste në Talinoc i jerlive dhe 3 raste Rahovicë), komuna e Gjilanit 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 2 raste Përlepnicë) dhe komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri).

Po ashtu sot janë shëruar edhe 19 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 690 raste./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë/ Masat mund të ashpërsohen

Publikuar

-

Nga

Në tre ditët e fundit në Kosovë u regjistruan mbi 50 raste me Covid-19 duke rritur shqetësimin, se masat kufizuese nuk po respektohen sa duhet. Autoritetet paralajmërojnë për ashpërsimin në rast nevoje.

Në Kosovë pas një rënieje të ndjeshme të të infektuarve në javën që shkoi, në tri ditët e fundit pati rritje të numrit të personave të infektuar në mbi 50. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 24 raste të reja, që është numri më i lartë në një ditë kohët e fundit, duke vënë në dyshim kështu mundësinë e lehtësimit të masave të parapara për fazën e dytë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, tha se raste e reja u konfirmuan pas 257 testeve të bëra në rajone të ndyshme të Kosovës. Prej tyre 14 raste janë nga komuna e Gjilanit, 4 raste nga komuna e Prishtinës, 3 nga komuna e Vushtrrisë dhe nga 1 rast në Kamenicë, Mitrovicë dhe Ferizaj. Rastet e të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit e çuan në 919 numrin e përgjithshëm të të prekurve me Covid-19. Deri tani në Kosovë kanë humbur jetën 29 vetë. Rasti i fundit i vdekjes u regjistrua të martën, një grua 63 vjeçare nga komuna e Rahovecit e cila po trajtohej në Klinikën Infektive në Prishtinë. 14 persona u shëruan në 24 orët e fundit duke e çuar në 671 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Paralajmërim për qytetarët

Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19 bëri që autoritetet e shëndetësisë në Kosovë të tërheqin vërejtjen, duke paralajmëruar se masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, mund të shtohen nëse qytetarët nuk respektojnë rregullat e parapara. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti, tha se “nëse vazhdon të rritet numri i rasteve pozitive, nëse fillon të ketë vatra të infeksionit në komunitet, atëherë duhet të reagohet menjëherë”. Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë, u takua të martën për të analizuar masat e ndërmarra kundër përhapjes së koronavirusit, duke kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë maksimalisht rregullat për parandalimin e përhapjes së virusit.

Kosova tashmë ka filluar hapjen graduale duke lehtësuar pak masat, ndërsa faza e dytë e lehtësimit është paraparë të bëhet nga data 18 maj. Aktualisht është duke u zbatuar faza e parë e hapjes graduale ekonomike, duke lejuar të punojnë disa biznese nën kushtet e respektimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Por këto masa si duket nuk po respektohen sa duhet, konstaton zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti. “Kur ka filluar hapja graduale ekonomike, ne shohim mosrespektim të masave nga qytetarët dhe nga një numër i bizneseve”, tha Hoti.

LEXO EDHE:  Përmbytjet në Francë/ Shkon në 13 numri viktimave

LEXO EDHE:  Panik në Kosovë/ A po bëhet gati Vuçiç për luftë?

Kujdesi i qytetarëve vendimtar

Ulja e numrit të të infektuarve javën që shkoi, disa ditë me radhë me vetëm nga një rast në 24 orë dhe shumë të shëruar, ngriti shpresat që Kosova po e mund pandeminë. Mikrobiologu i njohur në Kosovë Lul Raka, shkroi në profilin e tij se “Kosova mund të ketë fituar një betejë më koronavirusin e ri, mirëpo si çdo shtet në botë është shumë larg për ta mundur atë tërësisht”. Sipas tij, dalja e parakohshme nga izolimi “do të ishte e rrezikshme”. “Duke marrë parasysh numrat e javës së fundit të të prekurve me COVID-19, Kosova betejën me këtë sëmundje e ka fituar, por për luftën është ende herët të flitet. Kujdesi i qytetarëve ka qenë vendimtar që ta kemi këtë numër të të infektuarve që e patëm. Por, duhet të vazhdojë edhe pas lirimit të masave, që tashmë po ndodh, që të kenë kujdes qytetarët. Ata duhet fokusohen në mbulimin e fytyrës me maska aty ku ka grumbullime të njerëzve dhe duke vazhduar me higjienën e duarve”, shkroi mikrobiologu Lul Raka.

Sipas mikrobiologut nga shembujt e shteteve tjera, të cilat kanë qenë të suksesshme në fazat e para, “çdo lirim i masave i parakohshëm ose i pakujdesshëm, është përcjellë me raste të reja të të infektuarve”. Sidoqoftë, Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë në Kosovë do të takohet edhe një herë gjatë kësaj jave për të analizuar situatën në teren dhe sapo respektohen masat e ndërmarra. Faza e dytë e lirimit të masave është paraparë të fillojë nga data 18 maj./ DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shkon në 29 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Një tjetër e infektuar ka ndërruar jetë mesditën e sotme në Kosovë si pasojë e koronavirusit.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, e cila njofton se ka mbetur viktimë 63-vjeçare me iniciale H.E. nga Komuna e Rahovecit.

Pacientja ishte shtruar në Klinikën Infektive me datën 3 maj në gjendje të rëndë, paraprakisht e konfirmuar për Covid-19 dhe me disa sëmundje të tjera shoqëruese.

LEXO EDHE:  22 mijë të infektuar me Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar/ 390 të vdekur në 24 orë

Ndërkohë, kujtojmë se kjo është viktima e 29-të nga koronavirusi në Kosovë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kontakte me persona të infektuar me Covid/ Vetëizolohet kryeministri, Albin Kurti

Publikuar

-

Nga

Kreu i qeverisë në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur sot se është futur në vetizolim.

Kurti bën me dije se një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e infektuar me COVID-19.

“Të dashur qytetarë,
Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.
Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE.
Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë.
Ju falemnderit”, shkruan Kurti./CNA.al

LEXO TE PLOTE