LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Keni keqmenaxhuar zhbllokimin"/ Xhepa thirrje Komitetit Teknik: Po provokoni revoltë thyese

14 Maj 2020, 16:35, Lifestyle CNA
"Keni keqmenaxhuar zhbllokimin"/ Xhepa thirrje Komitetit Teknik: Po

Mjeku Gëzim Xhepa ka bërë një thirrje për Komitetin Teknik lidhur me strategjinë e lehtësimit të masave.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhepa e cilëson të gabuar strategjinë zhbllokuese, për të cilën thotë se është bërë si në kërkim të gjermanit të fundit.

Mjeku i thotë kolegëve se nuk po e përcaktojnë mirë strategjinë e zhbllokimit dhe po provokojnë revoltë thyese të masave nga qytetarët.

“Të nderuar kolegë, siç u keq menaxhuan masat shtërnguese, që ishin të domosdoshme… 4 – 5 javët e para, duke çfuqizuar mjekun e familjes dhe lënë në menaxhim, vetëm një numër 127…, sërish po keq menaxhohen masat zhbllokuese, duke mos përcaktuar strategjinë e zhbllokimit, pa përcaktuar nivelin e rrezikut dhe mirë menaxhimin e dinanikës të kapërcimit nga zona e gjelbër në të kuqe dhe anasjelltas…!!! Duke u mbështetur në indikatorë të rastësishëm ditorë të pozitivitetit të tamponëve…, po çojmë në tej-tej-tej zgjatje masash shtrënguese…, që pasohen nga padurim dhe revoltë thyese spontane të këtyre masave nga ana e popullatës…, me pasojë kalimin nga një strategji e mirë menduar dhe transparente për popullin… në favor të imunizimit natyral gradual, në kaos dhe anarshi, që nulifikon përfitimin nga masat shtërnguese…!!!”, deklaron Xhepa./ CNA.al

Lajmet e fundit nga