LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kasijas publikon foton nga “Camp Nou”, Pike: Sa herë e ke nxjerrë topin nga rrjeta këtu?

14 Maj 2020, 15:47, Sport CNA

Iker Kasijas dhe Xherard Pike për vite me radhë kanë ndarë dhomat e zhveshjes në kombëtaren e Spanjës, por në nivel klubesh kanë qenë pjesë e ?El Clasico? në anë të kundërta. Dihet prej kohësh riveliteti i fortë mes Barcelonës dhe Real Madrid, por kjo nuk do të thotë se Pike dhe Kasijas të mos jenë shokë të mirë.

Ata gëzojnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, aq sa Pike guxon të komentojë edhe fjali ?pikante? në fotot e ish-portierit, që në zgjedhjet e ardhshme të Federatës Spanjolle do të kandidojë për president. Iker ka postuar në Instagram një foto nga ?Camp Nou? në një prej klasikeve të shumta të luajtura nga ai në atë arenë.

Kjo foto ka ngjallur kureshtjen e Pike, i cili nuk ka ngurruar dhe e ka pyetur në seskionin e komenteve: ?Sa herë e ke nxjerrë topin nga porta në këtë stadium? Çfarë momenti i fokusuar?, shkruan Pike, që i bashkangjit disa emoji të qeshurash komentit të tij. Kaq ka mjafutar, që ai koment të marrë thuajse 20 mijë pëlqime dhe mbi 1500 komente dhe të zërë hapësirë në mediet më prestigjoze të globit.

Lajmet e fundit nga