LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjobitja e Bashës/ Shehi: Mund të ketë thyer ligjin formalisht

14 Maj 2020, 20:57, Politikë CNA
Gjobitja e Bashës/ Shehi: Mund të ketë thyer ligjin formalisht

Dashamir Shehi, aleati i Lulzim Bashës, ka folur lidhur me gjobitjen e kryedemokratit nga policia e Durrësit dhe heqjen e patentës.

Shehi tha se nga ana formale, Basha mund ta ketë thyer ligjin, por theksoi se politikisht ka bërë veprimin që i takon.

“Unë kuptoj, nga ana formale mundet që zoti Basha e ka thyer. Por ne duhet të dimë të bëjmë dallimet, politikisht ky është një vendim që e ka marrë Basha për të takuar njerëzit, siç i takon dhe ky zotëria poshtë e përpjetë. Po ky ç?bën, thyen ligjin? Shiko, kjo ka qenë opozita më e mirë më e butë, ka që nga nëntori që këtu nuk kundërshtohen as ligje as vendime, absolutisht asnjë lloj tubimi. Kjo u ndez pak për teatrin. Nëse ankohen dhe nga kjo opozitë kjo tregon që këta nuk kanë më sensin e demokracisë”, deklaroi kreu i LZHK-së./ CNA.al

Lajmet e fundit nga