LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Financimet ruse/ Apeli pranon ankimimin e prokurorisë për Lulzim Bashën

14 Maj 2020, 09:56, Kronika CNA
Financimet ruse/ Apeli pranon ankimimin e prokurorisë për Lulzim

Gjykata e Apelit të Tiranës ka pranuar ankimimin e prokurorisë në lidhje me çështjen e lobimeve me para nga of shore ruse në SHBA.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se çështja e kreut të PD-së, Lulzim Basha, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit është vendosur të shqyrtohet në dhomën e Këshillimit, kjo në bazë të pikës 7 të nenit 329 të Kodit të Procedurës Penale.

Nga ana e një prokurori pjesë e grupit hetimor u depozituan konkluzionet me shkrim përpara Gjykatës se Apelit dhe në përfundim prokurori ka kërkuar prishjen e vendimit nr 237 akti datë13.01. 2020, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e akteve në prokurori për vazhdimin e hetimeve  dhe së dyti ndryshimin e vendimit nr 237 akti datë 13.01. 2020 të Gjykates se rrethit Gjyqësor Tiranë, duke e dërguar për gjykim procedimin penal nr 645 të vitit 2018 për të pandeurit Lulzim Basha, Arben Ristani dje Ilir Dervishi.

Kujtojmë këtu se në muajin janar 2020, prokuroria ka apeluar vendimin e Gjykatës i cili e shpalli të pafajshëm kreun e PD, për falsifikim formulari në lidhje me lobimin rus, duke mbyllur me procedurë marrjen si te pandehur të Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga