Connect with Us

FBI i konfiskoi telefonin/ Jep dorëheqjen nga posti i kryetari i Komisionit të Senatit amerikan për Zbulimin

Bota

FBI i konfiskoi telefonin/ Jep dorëheqjen nga posti i kryetari i Komisionit të Senatit amerikan për Zbulimin

Publikuar

-

Senatori republikan i Karolinës së Veriut, Richard Burr dha dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Komisionit të Senatit për Zbulimin të enjten pasi FBI-ja i konfiskoi telefonin celular në kuadër të hetimit mbi shitjen e aksioneve pak para rënies së madhe të bursës për shkak të pamdemisë globale të koronavirusit.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell njoftoi vendimin, duke thënë se ai dhe senatori Burr kishin rënë dakord se kjo ishte në interesin më të mirë të Senatit.

Zyrtarët e FBI-së shkuan të mërkurën në shtëpinë e senatorit Burr në Uashington me një urdhër gjykate për t’i marrë telefonin, duke shënuar një përshkallëzim të rëndësishëm në hetimin e Departamentit të Drejtësisë mbi atë nëse senatori Burr shkeli ligjin me shitjen e aksioneve pak kohë para rënies së bursës. Departamenti i Drejtësisë nuk pranoi të komentonte për këtë zhvillim. Avokati i tij nuk iu përgjigj mesazheve në telefon dhe atyre me postë elektronike, por ai kishte thënë muajin e kaluar se ligji është i qartë se “çdo senator mund të marrë pjesë në shitblerjen e aksioneve bazuar në informacionin publik, siç bëri senatori Burr”.

Të dhënat e senatit tregojnë se senatori Burr dhe bashkëshortja e tij shitën 628,000 deri në 1.72 milion dollarë aksione përmes 33 transaksioneve të veçanta në fund të janarit dhe në mes të shkurtit, pak para se të fillonte rënia e bursës, kur zyrtarët qeveritarë të shëndetësisë filluan të lëshonin paralajmërime të rrepta për efektet e virusit.

Një ditë para se senatori Burr t’i shiste aksionet më 13 shkurt, Dow Jones u mbyll me një rekord të lartë 29.551.42. Më 20 shkurt, çmimet e aksioneve filluan të shënonin rënie nga shqetësimi se pandemia e koronavirusit do të dobësonte rëndë ekonominë globale.

LEXO EDHE:  Çështja FBI - Apple në Kongresin amerikan

Tregjet e aksioneve ranë pasi senatori Burr mori pjesë në një seancë informimi për koronavirusin si kryetar i Komisioni të Senatit për Zbulimin. Gazeta Washington Post raportoi se senatori Burr kishte qasje në raportet sekrete të agjencive të zbulimit që paralajmëruan për pasoja katastrofike nga pandemia.

ProPublica raportoi javën e kaluar se kunati i senatorit Burr, Gerald Fauth, i cili u emërua në Bordin Kombëtar të Ndërmjetësimit nga Presidenti Donald Trump, gjithashtu shiti aksione më 13 shkurt me vlerë mes 97,000 dhe 280,000 dollarë.

Senatori Burr ka thënë se ai nuk ka vepruar në bazë të informacionit që ka marrë si senator. Avokatja e tij, Alice Fisher, tha se klienti i saj “mori pjesë në tregun e aksioneve bazuar në informacionin publik dhe ai nuk e koordinoi vendimin e tij për shitblerjen e aksioneve më 13 shkurt me zotin Fauth”.

Ligji federal për shitblerjen e aksioneve, i quajtur STOCK Akt (Akti i Bursës) u ndalon ligjvënësve të veprojnë në informacione jopublike që marrin si zyrtarë publik që personalisht të përfitojnë nga transaksionet e aksioneve.

Presidenti i atëhershëm Barack Obama e nënshkroi atë në ligj në vitin 2012, pasi Senati e miratoi me një votim 93-3.

Senatori Burr ishte në mesin e tre senatorëve që votuan kundër masës./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA tjetër akuzë Kinës/ “Ka vjedhur pronën intelektuale që lidhet me koronavirusin”

Publikuar

-

Nga

Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Kinën për vjedhje të pronës intelektuale amerikane në operacione në përgjigje të koronavirusit.

Përmes një deklarate për shtyp, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo shkruan se Shtetet e Bashkuara dënojnë përpjekjet “e aktorëve kibernetikë dhe operatorëve jo-tradicionalë që kanë lidhje” me Kinën për vjedhjen e pronës intelektuale dhe të dhënave që lidhen me koronavirusin.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Republikës Popullore të Kinës të ndalë këtë veprimtari keqbërëse. Siç thuhet në shënimin paralajmërues të 13 majit, ‘aktiviteti që mund të ketë rezultuar në vjedhje informacioni vë në rrezik identifikimin e opsioneve të mirëfillta kuruese’. Sjellja e Kinës në hapësirën kibernetike është një tjetër reflektim i veprimeve joproduktive gjatë krizës së koronavirusit. SHBA dhe aleatët e partnerët tanë po bashkërendojnë një përgjigje të përbashkët, transparente për të shpëtuar jetë. Ndërkohë Kina vazhdon t’u mbyllë gojën gazetarëve, shkencëtarëve dhe qytetarëve dhe të përhapë dizinformim, gjë që acaron krizën e shëndetit publik,” thuhet në deklaratën e Sekretarit Pompeo, të publikuar në faqen elektronike të Departamentit të Shtetit.

Të mërkurën, Byroja Federale e Hetimeve, FBI dhe Agjencia për Sigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturës, CISA nxorën një deklaratë të përbashkët ku tërheqin vëmendjen për ato që i cilësojnë si kërcënime ndaj operacioneve kërkimore mbi koronavirusin nga aktorë që kanë lidhje me Kinën.

LEXO EDHE:  Abuzimi me çmimet e maskave dhe dezinfektuesve/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Në njoftim thuhet se FBI-ja po heton ndërhyrjet në infrastrukturën e organizatave amerikane nga “aktorë kibernetikë” që ishin diktuar “në përpjekje për të identifikuar dhe kompiuar në mënyrë të paligjshme pronë intelektuale dhe të dhëna të shëndetit publik që lidhen me vaksina, mjekime dhe testime nga rrjete e persona që punojnë në përgjigje të COVID-19”.

Deklarata e bërë nga FBI-ja dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare nuk ofronte të dhëna të mëtejshme mbi identitetin e organizatave që ishin shënjestruar nga hakerët, apo për identitetin e vetë hakerëve. Ambasada kineze në Uashington i cilësoi këto akuza “gënjeshtra”.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ka qenë një ndër kritikët më të zëshëm të administratës Trump, duke akuzuar autoritetet kineze për fshehje faktesh në fillimet e epidemisë së koronavirusit dhe për mos ndarjen e informacionit për rrezikun. Akuzat e ndërsjellta kanë sjellë keqësim të konsiderueshëm të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Pekinit./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Arrin në 4.4 milion numri i të infektuarve nga Covid-19, rreth 300 mijë viktima

Publikuar

-

Nga

Ka arritur në 4.4 milion numri i personave të infektuar nga Covid-19 në të gjithë botën.

Sipas të dhënave zyrtare nga Universitetit Mjekësor John Hokins, deri në orën 20:00 të datës 14 mars, numri i të infektuarve në total është 4,405,688.

Në krye të listës qendron SHBA me 1,400,500 të infektuar duke u pasuar nga Rusia me 252, 245 dhe më pas Britania e Madhe me 234,431 persona të infekuar.
Spanja rënditet e katërta me 229, 540 të infektuar dhe më pas vjen Italia me 223, 096 persona të prekur nga Covid-19.

Numri total i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit ka arritur në 299,333 viktima.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë dhe numrin më të lartë të jetëve të humbura me 84,985 viktima.
Britania e Madhe e cila renditet e dyta pas SHBA shënon 33,692 viktima.

E treta të listë për humbjet e jetëve nga koronavirusi është Italia me 31,368  viktima. Dhe më pas vjen Spanja me 27,321.

Ndërkohë numri i të shëruarve në gjthë botën ka arritur në 1,576,318 persona.

SHBA kryeson listën me 243,430 të shëruar, duke u pasuar nga Gjermania me 150,300 persona të shëruar dhe e treta është Spanja me 143,374 persona të shëruar.

Ndërkaq, në Shqipëri deri më tani janë regjistruar 898 raste të infektuar në Covid-19, nga të cilët 31 kanë humbur jetën dhe 694 janë shëruar.

Të dhënat sipas shteteve më poshtë:

1,400,500 US

252,245 Russia

234,431 United Kingdom

229,540 Spain

223,096 Italy

196,375 Brazil

178,184 France

174,284 Germany

144,749 Turkey

114,533 Iran

84,025 China

81,990 India

76,306 Peru

73,653 Canada

54,288 Belgium

46,869 Saudi Arabia

43,680 Netherlands

40,186 Mexico

37,040 Chile

35,788 Pakistan

30,486 Ecuador

30,463 Switzerland

28,582 Sweden

28,319 Portugal

28,272 Qatar

26,772 Belarus

26,098 Singapore

23,401 Ireland

21,084 United Arab Emirates

18,863 Bangladesh

17,615 Poland

16,847 Ukraine

16,567 Israel

16,247 Romania

16,058 Austria

16,049 Japan

16,006 Indonesia

12,930 Colombia

12,739 South Africa

11,975 Kuwait

11,876 Philippines

11,320 Dominican Republic

10,991 Korea, South

10,911 Denmark

10,829 Egypt

10,295 Serbia

8,944 Panama

8,330 Czechia

LEXO EDHE:  Amerikë/ I arrestuari habit të gjithë me veprimin e tij (Video)

LEXO EDHE:  “Rama ble maska të skaduara 2-fish më shtrenjt”/ Vokshi: SPAK nuk mund të bëjë pushim

8,187 Norway

6,989 Australia

6,879 Argentina

6,819 Malaysia

6,607 Morocco

6,442 Algeria

6,145 Finland

6,069 Bahrain

5,639 Afghanistan

5,571 Kazakhstan

5,553 Moldova

5,408 Ghana

4,971 Nigeria

4,341 Oman

3,915 Luxembourg

3,860 Armenia

3,380 Hungary

3,148 Bolivia

3,143 Iraq

3,018 Thailand

2,954 Cameroon

2,879 Azerbaijan

2,770 Greece

2,636 Uzbekistan

2,374 Guinea

2,255 Honduras

2,221 Croatia

2,218 Bosnia and Herzegovina

2,189 Senegal

2,100 Bulgaria

1,912 Cote d’Ivoire

1,830 Cuba

1,818 Sudan

1,802 Iceland

1,758 Estonia

1,723 North Macedonia

1,511 Lithuania

1,497 New Zealand

1,477 Slovakia

1,464 Slovenia

1,342 Guatemala

1,268 Djibouti

1,242 Congo (Kinshasa)

1,219 Somalia

1,112 El Salvador

1,082 Kyrgyzstan

1,032 Tunisia

1,004 Gabon

962 Latvia

955 Maldives

919 Kosovo

916 Sri Lanka

907 Cyprus

907 Tajikistan

898 Albania

886 Lebanon

860 Niger

836 Guinea-Bissau

815 Costa Rica

773 Burkina Faso

760 Andorra

758 Kenya

758 Mali

754 Paraguay

719 Uruguay

712 Diamond Princess

667 Georgia

654 Zambia

648 San Marino

586 Jordan

522 Equatorial Guinea

522 Malta

509 Jamaica

509 Tanzania

440 Taiwan*

440 Venezuela

408 Sierra Leone

399 Chad

375 West Bank and Gaza

339 Benin

333 Congo (Brazzaville)

332 Mauritius

324 Montenegro

315 Cabo Verde

288 Vietnam

287 Rwanda

272 Ethiopia

246 Nepal

234 Haiti

230 Madagascar

220 Sao Tome and Principe

219 Togo

215 Liberia

203 South Sudan

187 Eswatini

181 Burma

143 Central African Republic

141 Brunei

139 Uganda

122 Cambodia

116 Trinidad and Tobago

115 Mozambique

113 Guyana

96 Monaco

94 Bahamas

85 Barbados

85 Yemen

82 Liechtenstein

64 Libya

63 Malawi

61 Mongolia

48 Syria

45 Angola

39 Eritrea

37 Zimbabwe

25 Antigua and Barbuda

25 Nicaragua

24 Botswana

24 Timor-Leste

23 Gambia

21 Grenada

19 Bhutan

19 Laos

18 Belize

18 Fiji

18 Saint Lucia

17 Saint Vincent and the Grenadines

16 Dominica

16 Mauritania

16 Namibia

15 Burundi

15 Saint Kitts and Nevis

12 Holy See

11 Comoros

11 Seychelles

10 Suriname

9 MS Zaandam

8 Papua New Guinea

6 Western Sahara

1 Lesotho

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Merkel akuzon ashpër Rusinë për sulmet kibernetike

Publikuar

-

Nga

Kancelarja Angela Merkel ka bërë akuza serioze ndaj Rusisë në lidhje me sulmin e piraterisë kibernetike në Bundestag në vitin 2015. Ajo paralajmëroi se kjo do të ketë pasoja.

Në lidhje me rezultatet e hetimit të Prokurorit të Përgjithshëm Federal, ajo foli të mërkurën në Bundestag për “prova të forta” për përfshirjen ruse dhe foli për një mënyrë veprimi “monstruoze”. “Unë i marr shumë seriozisht këto gjëra, sepse besoj se hulumtimet janë bërë në mënyrën më të mirë”, tha Merkeli.

“Unë mund ta them sinqerisht: kjo më lëndon”. Kancelarja tha se çdo ditë përpiqet për një raport më të mirë me Rusinë. Por pastaj i duhet të përjetojë se ka dëshmi për një mënyrë të tillë veprimi.

Në interpelancën në Bundestag Merkeli tha se edhe të dhëna nga zyra e saj e deputetes në Bundestag janë kapur me sa duket relativisht sipas qejfit.

Para deputetëve në Bundestag, Merkel foli për një strategji të “luftës hibride” nga Rusia, e cila gjithashtu përfshin “çorientimin” dhe “shtrembërimin e fakteve”.

LEXO EDHE:  “Xhafaj të japë dorëheqje”/ Mero Baze i përgjigjet CNA.al

LEXO EDHE:  Ngjela zbulon kush ia dha garancinë Xhafës për audiopërgjimin

“Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje kësaj dhe jo thjesht ta heqim mendjen”, tha kancelarja. “Nuk është thjesht  rastësi, por është pa dyshim një strategji që përdoret atje.” Kancelarja tha që ajo do të vazhdonte të përpiqej për një marrëdhënie të mirë me Rusinë. Por një “bashkëpunim në mirëbesim” në këtë mëynyrë cënohet.

E pyetur për pasojat e mundshme kundër Rusisë, Merkeli tha. “Sigurisht, ne gjithmonë i rezervojmë vetes të drejtën të marrim masa, përfshirë masa kundër Rusisë.”

Sipas raportimeve të disa mediave më 5 maj, hetuesit në Karlsruhe e fajësuan zbulimin ushtarak rus GRU për sulmin kibernetik në shkallë të gjerë në Bundestag në vitin 2015. Prokuroria Federale shpalli javën e kaluar një urdhër arresti ndërkombëtar kundër një pirati të ri rus të internetit, të quajtur Dimitri Badin, pas viteve të hetimeve të Zyrës Federale të Policisë Kriminale. Atë e akuzojnë për aktivitete të shërbimit sekret dhe spiunim të të dhënave. Ai kërkohet edhe nga FBI-ja e SHBA. Burri mendohet se ndodhet në Rusi./DW

LEXO TE PLOTE