Connect with Us

“Epidemia nuk është egërsuar”/ Pipero qetëson qytetarët: Virusi nuk është më agresiv, ka rënie

Shëndeti

“Epidemia nuk është egërsuar”/ Pipero qetëson qytetarët: Virusi nuk është më agresiv, ka rënie

Publikuar

-

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka sqaruar rritjen e numrit të rasteve pas tre ditësh rënie.

Sipas Piperos, 18 rastet e regjistruara në 24 orët e fundit nuk plotësojnë kriteret për të thënë se epidemia është egërsuar.

“Sot kishim 18 raste në spital nuk kemi asnjë të shtruar të ri. Pra nuk plotësohen kriteret për të thënë epidemia është egërsuar. E konsideroj tërësisht të qetë e të butë, por kjo nuk do të thotë të flemë mendjen e mos jemi të kujdesshëm”,tha Pipero në “Opinion”.

Ai theksoi se hapja duhet të vazhdojë dhe duhet të jetë graduale por e qendrueshme dhe e sigurt.

“Unë këmbëngul se aktualisht virusi tek ne ka jo vetëm rënie të qarkullimit të transmetueshmërisë.
Pretendoj se nuk është më agresiv sa c’ ka qenë, nuk sjell më sëmundje por sjell rritje të imunitetit” sqaroi Pipero./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Keni keqmenaxhuar zhbllokimin”/ Xhepa thirrje Komitetit Teknik: Po provokoni revoltë thyese

Publikuar

-

Nga

Mjeku Gëzim Xhepa ka bërë një thirrje për Komitetin Teknik lidhur me strategjinë e lehtësimit të masave.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhepa e cilëson të gabuar strategjinë zhbllokuese, për të cilën thotë se është bërë si në kërkim të gjermanit të fundit.

Mjeku i thotë kolegëve se nuk po e përcaktojnë mirë strategjinë e zhbllokimit dhe po provokojnë revoltë thyese të masave nga qytetarët.

“Të nderuar kolegë, siç u keq menaxhuan masat shtërnguese, që ishin të domosdoshme… 4 – 5 javët e para, duke çfuqizuar mjekun e familjes dhe lënë në menaxhim, vetëm një numër 127…, sërish po keq menaxhohen masat zhbllokuese, duke mos përcaktuar strategjinë e zhbllokimit, pa përcaktuar nivelin e rrezikut dhe mirë menaxhimin e dinanikës të kapërcimit nga zona e gjelbër në të kuqe dhe anasjelltas…!!! Duke u mbështetur në indikatorë të rastësishëm ditorë të pozitivitetit të tamponëve…, po çojmë në tej-tej-tej zgjatje masash shtrënguese…, që pasohen nga padurim dhe revoltë thyese spontane të këtyre masave nga ana e popullatës…, me pasojë kalimin nga një strategji e mirë menduar dhe transparente për popullin… në favor të imunizimit natyral gradual, në kaos dhe anarshi, që nulifikon përfitimin nga masat shtërnguese…!!!”, deklaron Xhepa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Luhatja e të infektuarve/ Kalo mesazh të fortë: E kanë në dorë qytetarët, po nënvlerësojnë masat

Publikuar

-

Nga

Mjeku Tritan Kalo ka folur pas shtimit të rasteve të të infektuarve me koronavirus ditën e sotme.

Kalo deklaroi se mposhtja e Covid-19 mbetet në dorën e qytetarëve, ndërsa theksoi se rastet e konfirmuara nuk janë vatër e re infektimi por kontakte të rasteve të mëparshme.

“Hapja dhe shtimi i kontaktit në popullatë e bën të pritshme shtimin e rasteve. Nuk janë raste të vatrave të reja, por janë kontakte me të sëmurët e mëparshëm. Kjo e bën të nevojshme që të ruajmë distancën  fizike. Pra, kjo hapja dhe kjo lëvizja bën që njerëzit t’i nënvlerësojnë masat e distancimit fizik dhe kjo bën detyrimisht të shtohet numri. Kemi mbi 13 ditë që nuk kemi asnjë viktimë nga kjo sëmundje dhe këto parametra po përpiqemi t’i ruajmë. Faktori kryesor është  sjellja e qytetarëve”, u shpreh ai në Euronews Albania.

LEXO EDHE:  Eksperti italian jep lajmin e shpresës kundër Covid-19/ Si mund të zhduket virusi për dy minuta

Mjeku tha se shpreson që numrat të vijnë duke u ulur, por theksoi se e rëndësishme është të vetëndërgjegjësohet popullata për mbarëvajtjen e pandemisë në vendin tonë. Më tej, Kalo foli edhe për një valë të dytë të koronavirusit.

“Unë po e shpreh tek ju, nuk është hera e parë që e kam thënë . Nuk bëhet fjalë për rikthim, por rishfaqje sepse infeksioni nuk do të zhduket. Ne vjeshtë bashkë me kthimin e infeksioneve të tjera, detyrimisht një pjesë e infeksioneve do shfaqen, dhe midis tyre do të ketë të sëmurë nga COVID-19”, nënvizoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Epidemiologu jep lajmin shpresëdhënës/ Epidemia drejt shuarjes, nuk ka vend për shqetësim  

Publikuar

-

Nga

Epidemiologu i ISHP, Artan Simaku është shprehur se se rritja të reja të prekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi janë shumica raste kontakti.

Në një lidhje live për rubrikën ”Opinion” në Neës24, Simaku thotë se raste të rralla sporadike do të ketë sepse kjo është parashikuar prej rihapjes.

Më tej Simaku sqaron se epidemia është drejt përfundimit dhe hapja e kufijve do sillte vetëm disa raste të rralla që do të kontrolloheshin menjëherë dhe jo një rikthim të epidemisë.

“Shumica janë kontakte dhe jo raste të reja. Me rihapjen dihet që do ketë një numër rastesh sporadik. Jemi drejt fundit të epidemisë por raste të rralla do ketë në një numër shumë të ulët deri në një fazë të mosqarkullimit të koronavirusit.
S’ka vend për shqetësim. Shumica janë kontakte të rasteve, kjo luhatje ishte parashikuar, por absolutisht numri i pacientëve të shtruar po bie, ata në terapi intensive po bie. Ka vend për kujdes dhe për respektimin e masave. Nëse nuk respektohen masat mund të kemi edhe këto rastet të reja por sigurisht në një numër shumë të ulët dhe kontrollohen menjëherë.
Të gjitha ndikojnë në uljen e transmetueshmërisë së koronavirusit. Por masat duhen respektuar. Bizneset me protokolle në plazhe, çadrat, kultura e distancimit duhet të na bëhet e përditshme. Jo të relaksohemi dhe të mendojmë se rreziku iku.

Nuk duhet të kemi frikë nga liria e masave. Pra respektimi i masave duhet të na bëhet kulturë. Pasi koronavirusi mund të vijë dhe në vjeshtë dhe vlejnë të njëjtat masa.
Eksperienca botërore ka treguar që një virus i ri qarkullon si virus stinor. Dhe mund të qarkullojë në vjeshtë e dimër si virus stinor. Parashikohet me një ashpërsi apo virulencë më të ulët. Nëse gjendet vaksina atëhere do jetë armë plus. Edhe nëse nuk gjendet të njëjtat masa janë të vlefshme. Qoftë për gripin stinor qoftë për koronavirusin.

LEXO EDHE:  Teknologjia dhe virusi hiv

LEXO EDHE:  Nje virus telefonik ne Viber

Testimet po kryhen në mënyrë perfekte. Jo vetëm rastet, por dhe kontaktet. çdo rast që të diagnostifikohet po testohen kontaktet. Dhe janë të gjitha nën kontroll. Nuk ka nevojë për shtrim në spital por ndiqen nga mjeku i familjes.

Larja e duarve është masë kryesore. Duket si masë e thjeshtë por është provuar që epidemia është drejt përfundimit por kjo masë mbetet thelbësore. Distancimi fizik, larja e duarve është vërtetuar dobia e tyre.
Maska ka efikasitet kur bëhen në ambiente të mbyllura. Efikasiteti është të përdoren në ambiente të mbyllura. Në rrugë, parqe apo sheshe ku distanca është mbi 2 metra nuk është se është vërtetuar efikasiteti i saj.
Duhet thënë që survejanca nuk do ndërpritet pavarësisht se epidemia po përfundon. Do vijojë deri në stinën e ftohtë apo fillimin e vjeshtës. Me hapjen e kufijve, ardhjen e turistëve nuk do ndërpritet survejanca por do ketë raste të rralla. Por kjo nuk nënkupton rikthim të epidemisë. Vetëm raste të rralla do ketë dhe do karantinohen.
Risk ka në grumbullimet masive si koncerte, protesta. Pra çdo tip i grumbullimeve kurse në ambientet e brendshme, bizneset kanë protokollet e përcaktuara dhe nëse përcaktohen atëhere s’ka rrezik.
Personat e moshës së tretë duhet të zbatojnë rigorozisht masat pasi janë më të risktuar.”- tha Simaku.

LEXO TE PLOTE