LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dyshohet se favorizonte të dënuarit/ Vihet nën hetim drejtori i Burgut të Beratit

14 Maj 2020, 16:59, Kronika CNA
Dyshohet se favorizonte të dënuarit/ Vihet nën hetim drejtori i

Hiqmet Këlliçi, drejtori i Burgut në Berat, është vënë nën ndjekje penale për ?Shpërdorim Detyre?.

Mësohet se oficerët e SHKB-së së Burgjeve kanë dërguar dje dosjen hetimore në ngarkim të tij në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Beratit.

Ndaj Këlliçit është ngritur akuza se favorizonte të dënuarit për ?liri me kusht? në këmbim të ryshfeteve.

Raportohet se në disa raste komisioni i disiplinës nuk ishte mbledhur dhe ishin favorizuar nga të dënuarit, ndonëse juristi i IEPV-së Berat ia kishte dërguar praktikat./ CNA.al

Lajmet e fundit nga