Connect with Us

Dvorani: Gjykatës së Lartë i është rikthyer pjesërisht funksionaliteti

Politikë

Dvorani: Gjykatës së Lartë i është rikthyer pjesërisht funksionaliteti

Publikuar

-

Kryetari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, ka reaguar pas emërimit të anëtarëve të rinj të këtij institucioni.

Dvoirani deklaron se Gjykata e Lartë i është rikithyer pjesërisht funksionalitetit dhe në ditët në vijim do të bëhen publike objektivat.

Sipas tij, në Gjykatën e Lartë ka filluar puna me intensitet. Dvorani njofton se po bashkëpunojnë me KLGJ-në, JFA, EURALIUS dhe institucione të tjera ndërkombëtare.

“Nisur nga interesimi i vazhdueshëm i medias, i subjekteve që janë palë në çështjet që presin të shqyrtohen dhe i publikut në tërësi, në lidhje me funksionimin dhe veprimtarinë e Gjykatës së Lartë, si edhe për dobinë e bashkëpunimit me projektin Justice for All (JFA), Zëvendës Kryetari i Gjykatës së Larte Z. Ardian Dvorani, dëshiron të përcjellë edhe këtë mesazh për median dhe per publikun.

Këto ditë dhe pa vonesë do të bëhen publike dhe do të vihen në zbatim të gjitha objektivat e këtij bashkëpunimi. Gjykata e Lartë prej kohësh ka kryer punë përgatitore dhe ka marrë masa për të mundësuar funksionimin e saj me të gjitha kapacitetet e mundshme.

LEXO EDHE:  Si të menaxhoni kohën në punë

Tashmë me emërimin e 3 gjyqtarëve të rinj Gjykatës së Lartë i është rikthyer pjesërisht funksionaliteti, ndaj ka filluar dhe po vijon me intensitet punën për shqyrtimin e çështjeve.

Ndërkohë jemi të vendosur  dhe të angazhuar që së bashku me KLGJ, JFA, EURALIUS dhe institucione të tjera ndërkombëtare, të marrim dhe të zbatojmë çdo masë që i shërben jo vetëm cilësisë së dhënies së drejtësisë por edhe përshpejtimit dhe rritjes së numrit të çështjeve që prej vitesh presim të shqyrtohen”, thuhet në deklaratën për mediat./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Jo tërmet, por qamet më 25 Prill për horrat në pushtet”/ Luan Rama paralajmëron nga Vlora

Publikuar

-

Nga

Largimi i Kokës dhe Naços nga LSI/ Nuk përmbahet Luan Rama: Një tufë hajdutësh, na iku e keqja

Zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar se më 25 Prill do të jetë ditë e madhe në qytetin e Vlorës.

Rama thekson se Vlora do të jetë qamet dhe jo tërmet për horrat e pushtetit, ndërsa shton se LSI-ja ka mbështetje dhe përkrahjen e qytetarëve në këtë qark.

“Çfarë force e çfarë dashurie, çfarë energjie dhe çfarë vendosmërie për të fituar në zgjedhjet e 25 prillit ka në të gjithë votuesit e LSI-së në Vlorë. Një takim emocionues në rajonin nr. 2 të qytetit, si dëshmi e mbështetjes dhe e përkrahjes qytetare, me bindjen se LSI do të fitojë në Vlorë dhe Vlora do të fitojë me LSI-në. Ndaj jo tërmet, tërmet, por qamet, qamet do të jetë 25 prilli për horrat e pushtetit”– shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjylameti takon banorët në Pogradec/ PD alternativë që infekton cep më cep qytetarët

Publikuar

-

Nga

Gjylameti takon banorët në Pogradec/ PD alternativë që infekton cep më cep qytetarët

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Korçë, Blerina Gjylameti në vijim të fushatës eletorale ka zhvilluar një takim me banorët e Pogradecit. Gjylameti theksoi se duhet të vazhdojë vaksinimi masiv në mënyrë që të hapet sa më parë sezoni turisitk, që është një sektor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në këtë zonë.

“Duhet të vazhdojmë me vaksinimin në mënyrë që të heqim kufizimet dhe bizneset të punojnë lirshëm. Le të sjellim sa më parë sigurinë e shëndetit, të lirojmë ekonominë, te shtojmë vendet e punës dhe të zhvillojmë turizmin sektorin kyç të zhvillimit të ekonomisë lokale në Pogradec”, tha Gjylameti.

Gjatë takimit me banërot, Gjylameti u kërkoi atyre votën për PS, ndërsa theksoi se Partia Demokratike është aletranativa e dështimit e cila infekton qytetarët me mitingjet qytet më qytet.

LEXO EDHE:  Nis gjyqi për Majlinda Andrean/ Avokati kërkon rikthimin në detyrë

LEXO EDHE:  Nis gjyqi për Majlinda Andrean/ Avokati kërkon rikthimin në detyrë

“Ata janë alternative e dëmtimit, alternativë e shkatërrimit, alternativa e cila infekton tërë ditën cep e cep me takime që janë të grumbulluar 1 mbi 1. Ndryshe nga ajo që bëjmë ne duke mbajtur distancë dhe në mënyrë të veçantë te fokusi i shëndetit të njerëzve. Alternativa jonë është Edi Rama dhe qeveria me punë konkrete kanë vendosur dorë në çdo vend të Shqipërisë. Njerëzit e duhur duhet të jenë në krye të punëve të duhura”, tha Gjylameti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha viziton familjen në Durrës/ Edhe po të jesh anëtar i PS duhet votuar për ndryshimin!

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në vijim të takimeve elektorale, këtë mëngjesë ka vizituar një familje në qytetin e Durrsit, ku diskutuan mbi çështjen e legalizimit të banesave.

Basha u shpreh se ka kërkuar ndjesë që në vitin 2013 për çështjen e legalizimeve që nuk u mbyll dot nga qeverisja e djathtë. Basha shton se Rama erdhi pikërisht me premtimin për legalizime falas dhe nuk e mbajti.

Kryefamiljari i tha Bashës se ka vite që ka qenë pjesë e PS, por është zhgënjyer. “Kam vite që jam socialist dhe kam kuntribuar jashtë mase. U zhgënjeva jashtë mase për legalizimin e shtëpisë,”tha ai.
Kryedemokrati kërkoi votën për PD që sipas tij do të sjellë ndryshimin. Basha tha se PD vjen me një plan pune dhe jo premtime boshe.

LEXO EDHE:  Akuza për korrupsion/ Pritet vendimi i KLGJ për gjyqtaren Margjeka

LEXO EDHE:  “Shkundet” drejtësia/ Anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza me rekorde kriminale

“Problemi i legalizimeve kam kërkuar prej 2013 ndjesës duhet ta kishim mbyllur ne dhe nuk e kam mbyllur. Ky erdhi me legalizime falas. Edhe me këtë nuk e mbjati premtimin. Më 25 prill është dita juaj. Besnikërinë në radhë të parë e ke ndaj familjes. Edhe po të jesh anëtar i PS duhet votuar për ndryshimin e Shqipërisë”- tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE