LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

AKU bllokon rreth 1000 kg biskota/ Asgjëson 34.9 ton ushqime

14 Maj 2020, 17:16, Kronika CNA
AKU bllokon rreth 1000 kg biskota/ Asgjëson 34.9 ton ushqime

AKU ka kryer 226 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin, ku ka vendosur 2 masa administrative gjatë inspektimeve.

Mësohet se masa e parë është vendosur në një subjekt për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë ndërsa masa e dytë është vendosur ndaj një tjetër subjekti, ku janë konstatuar produkte (biskota) të cilave i fshihej lehtësisht data e skadencës, për rrjedhojë edhe është bllokuar 1006 kg të këtij produkti.

Gjithashtu janë asgjësuar 34.9 ton ushqime me kërkesë të vetë subjektit, si dhe janë marrë 40 mostra për analizim në të gjithë vendin.

Ndërkaq, trupat inspektuese të AKU kanë vijuar gjithashtu orientimin dhe këshillimin e të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor, në disponim të dokumentacionit të plotë për sigurinë ushqimore, si dhe zbatimin me rigorizitet të protokolleve të sigurisë kundër përhapjes së Covid-19./ CNA.al

Lajmet e fundit nga