LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vokshi në mbrojtje të artistëve/ "Hajdutët Rama-Veliaj po shtojnë pasuritë në kurriz të shqiptarëve"

13 Maj 2020, 17:34, Politikë CNA
Vokshi në mbrojtje të artistëve/ "Hajdutët Rama-Veliaj

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka reaguar sërish për çështjen e Teatrit Kombëtar që ka ngjallur shumë debat.

Në një postim në rrjetet sociale, Vokshi deklaron se këmbëngulja e kryeministrit Edi Rama dhe e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për të shembur Teatrin Kombëtar nuk ka asnjë lidhje me artin.

Demokratja e cilëson këtë si një akt korruptiv, ndërsa thekson se teatri i përket vetëm qytetarëve.

“Është një akt korruptiv, që kërkon të vjedhë pronën publike, që dyshja e hajdutëve Rama-Veliaj të shtojnë pasuritë në kurriz të shqiptarëve. Se kujt i përket një pasuri kombëtare nuk e tregon një copë letër që i shërben pastrimit të parave të pista. Teatri Kombëtar u përket qytetarëve shqiptarë dhe ashtu duhet të mbetet.

Akti i sotëm është një provokim ndaj artistëve dhe qytetarëve. Të kesh prioritet prishjen e një vepre arti, do të thotë se axhenda e kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës nuk janë qytetarët në ditën e tyre më të keqe, nuk janë bizneset që po falimentojnë, por është vetëm vjedhja e tyre në çdo formë, kudo dhe me çdo mënyrë”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Vokshi deklaron se Partia Demokratike është në krah të çdo qytetari dhe artisti që ka vënë të parin interesin publik dhe qëndron kundër vjedhjes së pronës publike dhe pasurisë kombëtare./ CNA.al

Lajmet e fundit nga