Connect with Us

Video-Lehtësimi i masave kufizuese/ Manastirliu mesazh për qytetarët se si të mbrohen nga Covid-19

Sociale

Video-Lehtësimi i masave kufizuese/ Manastirliu mesazh për qytetarët se si të mbrohen nga Covid-19

Publikuar

-

E ndërsa autoritetet kanë filluar lehtësimin e masave kundër koronavirusit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu ka drejtuar një mesazh sensibilizimi qytetarëve, sesi të mbrohen nga Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu rikujton disa nga rregullat që duhet të respektojnë të gjithë, që nga qëndrimi sa më shumë brenda, tek puna në shtëpi, apo ruajtja e higjenës dhe shmangia e kontakteve dhe distancimi social.

“Me vijimin e lehtësimit të masave shtrënguese, këto rregulla janë shumë të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e #Covid-19, për të ruajtur veten dhe të tjerët!”, shkruan Manastirliu.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Rrezik i lartë epidemie”/ Berisha publikon videon: Shëngjini furnizohet me ujëra të zeza

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar videon e një qytetarit nga Lezha, i cili tregon se Shëngjini furnizohet me ujë të përziera me ato të zezat.

Sipas qytetarit, jeta e të gjithë banorëve Lezhës është në rrezik pasi është carë tubi i ujsjellsit dhe uji bashkohet me ujin e kanaleve kulluse.

“Shëngjini furnizohet me ujra të përziera të zeza!
Rrezik i lartë epidemie!
Narkokryetari monist nuk do tja dijë.
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb
Pershendetje dr Ujsjellsi I kanilazimeve Lezhë ka tubin e ujit qe kalon ne aksin lezhe shengjin ne klm e tret esht care tubi i ujsjellsit dhe uji bashkohet me ujin e kanaleve kulluse aj uj doktor nuk ben as per lar rrobat e jo per te pire banoret e shengjinit jan ne rrezik
Tubi i ujit te pishem se eshte ne vidio eshte 20cm poshte ujit te kanalit por tubi eshte shpuar prej ndryshkut uji i kanalit asht uj i krypur eshte uj qe bashkohet me ujrat e zeza e atij ujit i vjen ere e keqe. Jam ankur ne bashki e te ujsjellsi e madje banditi ndreu me ka then pse nuk e ke gotit vet i thash me ke larguar nga puna ti”, thuhet në postimin e Berishës./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Koronavirusi shënon viktimën e dytë në Shqipëri

LEXO EDHE:  Koronavirusi i merr jetën trafikantit të madh të drogës në Serbi

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shtohen rastet me COVID-19 në Berat/ Ekonomistja infekton edhe dy punonjës të Ujësjellësit

Publikuar

-

Nga

Pas konfirmimit pozitiv me Covid-19 të ekonomistes të Ujësjellësit në Berat, dy persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë me Ovid.

Mjekët epidemiologë kryhen tamponët në 20 punonjësit e Drejtorisë së Sh.A. Ujësjellës-Kanalizimeve Berat, ku pacientja e infektuar me koronavirus punonte si Shefe e Financës. Gjithashtu tamponet iu morën e dhe familjarëve të saj në fshatin Pobrat në Urë-Vajgurore, ku 36-vjeçarja shkonte shpesh për të vizituar prindërit e saj.

LEXO EDHE:  Paralajmërojnë mjekët infeksionistë/ Kosova hyn në fazën kritike të koronavirusit

Nga 20 testimet e kryera në punonjësit e Ujësjellësit të Beratit vetëm dy prej tyre kanë rezultuar “pozitivë”, një burrë 56-vjeç dhe një grua 44 vjeçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

As tapetë të kuq, as yje të kinematografisë/ Industria e filmit në kohën e Covid

Publikuar

-

Nga

Këtë javë bota e filmit do të mblidhej në jug të Francës për festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë. Por për shkak të krizës së Coronës Festivali i Cannes u anulua. Disa festivale më të vogla po reagojnë ndryshe.
As tapetë të kuq, as yje të kinematografisë, as Palmë e Artë. Për shkak të Coronës organizatorët e Festivalit të Filmit në Cannes e anuluan atë. Fillimisht ata menduan ta zhvendosnin festivalin në fillim të verës. Por edhe kjo ide u hodh poshtë. Sikurse edhe ideja e organizimit të festivalit në internet. Drejtori i Festivalit Thierry Frémaux tha në një intervistë se ky festival me historinë, shpirtin, shkëlqimin dhe traditën e tij nuk mund të shndërrohen në një festival online. Edhe pse kjo deklaratë mund të tingëllojë arrogante pas saj fshihen edhe rezerva të lidhura me çështje ekonomike dhe të të drejtave të autorëve të filmave që do të prezantoheshin në Cannes.

Online nuk do të thotë falas

Maji është koha e festivaleve të filmit edhe në Gjermani. Gjysmën e parë të majit do të zhvilloheshin normalisht katër festivale të rëndësishëm ai në Oberhausen, në Shtutgart, në Visbaden dhe Mynih. Festivalet u anuluan për shkak të pandemisë, por ndryshe nga festivali në Cannes, organizatorët vendosën t’i ofrojnë disa nga filmat që kishin në program në internet. Disa festivale planifikohen të riorganizohen në vjeshtë me shpresën se deri atëhere do të jetë përsëri e mundur që filmat të shfaqen para spektatorëve.
Për shembull festivali i 20-të “GoEast” i Filmave nga Evropa Qendrore dhe Lindore, i cili qe parashikuar të zhvillohej nga 5 deri në 11 maj në Viesbaden, u anulua shtatë javë para fillimit. Por organizatorët vendosën për “një zgjidhje hibride “. Gjatë periudhës disa nga pikat kulmore të programit u ofruan në inernet me pagesë, kurse disa filma të tjerë u shfaqën falas. Edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua online. Organizatorët parashikojnë t’i inkuadrojnë shfaqjet e filmave të festivalit “goEast” në festivalin “exground filmfest” që zhvillohet në nëntor.

Eksperimente në internet bënë edhe organizatorët e Festivalit të 27-të të Filmit Vizatimor në Shtutgart (5-10 maj). Drejtori i festivalit Ulrich Wegenast tha se reagimet e publikut ishin pozitive dhe se ata kishin shitur mjaft bileta per shfaqjen e filmave në internet. Kështu mbi 250 filmat vizatimorë, që përbëjnë thuajse të gjithë programin e festivalit u shfaqën në internet.

LEXO EDHE:  Nuk mori asnjë mandat/ Mesazhi i fortë i aleatit të Bashës, çfarë paralajmëron

Edhe organizatorët e “Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër Oberhausen” (13-18 maj) do t’i shfaqin filmat në internet. Bileta për të parë filmat në internet kushton 9.99 euro dhe me të mund të shikosh rreth 350 filma të shkurtër dhe të ndjekësh diskutimet. Të ardhurat do të shkojnë në favor të një fondacioni kulturor. Në mënyrë të ngjashme po veprojnë edhe organizatorët e festivalit “DOK.fest” në Mynih.

Ekranet e kinemasë dhe spektatorët mbeten përbërës të rëndësishëm të festivaleve

Por festivalet online nuk do të jenë model për të ardhmen, theksojnë organizatorët e festivaleve. “Ne jemi tejet të bindur që filmat kanë nevojë për ekranin e madh të kinemasë dhe për këtë arsye kemi vendosur qëllimisht që të mos e ofrojmë programin tonë plotësisht online. Qëllimi ynë i shpallur mbetet kinemaja si vendi i vetëm i vërtetë për filmin. Gjëja më e bukur e një festivali filmi janë “takimet midis audiencës, kineastëve dhe përfaqësuesve të industrisë së filmit” – thotë drejtori i festivalit të Oberhausenit Lars Henrik Gass.
Organizatorët e festivalit në Cannes po mendojnë nëse mund të bashkëpunojnë me Festivalin e Venecias që planifikohet të zhvillohet në fillim të shtatorit (2-12 shtator). Festivali i Venecias, është bashkë me atë të Cannes dhe Berlinalen një prej tre festivaleve më të mira në botë.

Një festival filmi online për të gjithë

Po ashtu organizatorët e festivaleve në Cannes dhe Venecia, ata të Berlinales, të Festivalit të Filmit në Toronto si dhe disa festival të tjerë ndërkombëtarë duan t’u ofrojnë në periudhën 29 maj deri 7 qershor filmëdashësve në të gjithë botën një festival online falas përmes YouTube. Nën moton “Ne jemi një: Një Festival Global Filmi” do të shfaqen filma artistikë, filma me metrazh të shkurtër, filma dokumentarë, muzikë dhe tryeza të rrumbullakëta virtuale./DW

LEXO TE PLOTE