Connect with Us

Vendoset përfundimisht/ Ja kur do rifillojë Seria A

Sport

Vendoset përfundimisht/ Ja kur do rifillojë Seria A

Publikuar

-

Lega Seria A e ka marrë vendimin e shumëpritur për futbolldashësit italian në lidhje me datën e rifillimit të sezonit aktual. Në datë 13 qershor pritet të zbresin në fushë skuadrat e Serisë A, sipas njoftimit të ditës së sotme.

Pas shumë debateve të mëdha në lidhje me rifillimin dhe mënyrën sesi do të procedohet në rast se një futbollist del i infektuar, fati i sezonit aktual ka marrë një drejtim tashmë.

Stërvitjet individuale filluan që në datë 11 maj, ato në grup pritet në datë 18 maj dhe sezoni në datë 13 qershor. Gjithsesi vendimi për karantinën e gjithë ekipit në rast të një lojtari të infektuar mbetet në fuqi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Skandal në Spanjë, presidenti akuzohet se blinte…

Publikuar

-

Nga

Skandalet në futbollin spanjoll kanë qenë të shumta dhe këtë herë “tërmeti” ka shkundur Shoqatën e Futbollistëve Spanjollë, ku presidenti i këtij organizmi, David Agazo, dhe sekretari Diego Rivas akuzohen për shkelje të detyrës dhe korrupsion.

Ai që ka plasur bombën është Antonio Saiz Çeka, një drejtues i hershëm i kësaj organizate, por tani mban rolin e drejtorit në Ligat Segunda B dhe Tercera. Të hënën ai ka dokumentuar përmes një letre gjithçka që bëhej pas kuintave në shoqatën e futbollistëve dhe mënyrën se si keqmenaxhohej ajo.

“Fillimisht dua të them se unë jam detyruar që të marr pjesë në këtë korrupsion dhe më është bërë presion i vazhdueshëm nga David Aganzo. Por dua të bashkëpunoj me drejtësinë për zbulimin e të vërtetave.

Ai paguante persona të tjerë të një tjetër organizate futbollistësh ‘Futbolistason’ për të marrë informacionet e fshehta dhe sekrete të saj. 3000 euro për çdo informacion që vinte përmes postës elektronike”, thotë Çeka.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Situatë e pazakontë, FIFA anulon trofeun prestigjioz

Publikuar

-

Nga

Ky sezon është shumë i pazakontë për shkak të pandemisë dhe pritet të mbyllet në të njëjtën mënyrë. Ditën e sotme, organi më i lartë qeverisës i futbollit ka vendosur të anulojë ceremoninë e dhënies së çmimeve të më të mirëve të këtij edicioni. FIFA nuk e sheh të arsyeshme të zgjidhen më të mirët e një sezoni të tillë, ku disa prej kampionateve janë mbyllur dhe të tjerë janë në dyshim.

Sezoni 2019-2020 nuk do të shpallë më të mirët dhe Leo Mesi do të vazhdojë të jetë mbajtësi në fuqi i çmimit “FIFA Best Player”. Ky është një nga eventet e shumta që ky organ ka anuluar, teksa e vetmja, që pritet të shpëtojë do të jetë Kupa e Botës për klube, e parashikuar të luhet në muajin dhjetor në Arabinë Saudite.

Mbetet për tu parë se ç’do të ndodhë me eventet e UEFA-s, që çdo vit në ceremoninë e shortit të Champions League në muajin gusht, jep edhe çmimin e lojtarit më të mirë në Europë. Gjithashtu, do të duhet të presim për të mësuar fatin e ceremonisë së “Topit të Artë”, të organizuar çdo vit nga revista e famshme “France Football”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Reja: Ja si i transformua Berat Gjimshiti

Publikuar

-

Nga

Edi Reja është një nga trajnerët që e njeh më mirë se kushdo tjetër Atalantën. Trajneri i Kombëtares e ka drejtuar jo pak, por 53 ndeshje skuadrën bergamaske në sezonin 2015-2016.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, italiani 74-vjeçar ka komentuar edhe situatën e Berat Gjimshitit, një prej qendërmbrojtësve titullarë të skuadrës italiane. Jo vetëm kaq, por trajneri i Kombëtares ka komentuar edhe situatën e masave me të cilat po bëhet gati që të rifillojë futbolli në Serinë A.

GJIMSHITI – “Një nga lojtarët e Shqipërisë tashmë është shndërruar në garanci për Atalantën. Berati është bërë shumë i zoti. De Zerbi ishte ai që i dha mundësinë dhe besimin në fillim te Benevento. Sot është një tjetër mbrojtës në krahasim me atë kur erdhi në janar 2016 kur isha unë në pankinë. Me trajnerin Gasperini u konfirmua dhe bëri hapin e madh”, tregon trajneri i Kombëtares për qendërmbrojtësin shqiptar të bergamaskëve, duke qenë se po bën një sezon fantastik, në Serinë A dhe në Ligën e Kampioneve.

RIFILLIMI – “Jam pro grumbullimit dhe izolimit të skuadrave në hotele. Sipas meje, të shkojnë për të fjetur në shtëpi duke bërë udhëtimin shtëpi-qendër stërvitore disa herë në ditë, më duket se është një rrezik që fare lehtë mund të shmanget me këtë zgjedhje për grumbullimin”, është përgjigjur Reja referuar masave të propozuara në Itali, ku çdo skuadër duhet të qëndrojë në grumbullim në një hotel, për të shmangur riskun e infektimit të lojtarëve.

LEXO TE PLOTE