LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transportonin emigrantë të paligjshëm/ Arrestohen 3 persona në Maliq

13 Maj 2020, 10:46, Kronika CNA
Transportonin emigrantë të paligjshëm/ Arrestohen 3 persona

Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Pas një hetimi të kryer nga DVP Korçë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, DVP Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, u finalizua operacioni i koduar ?Koordinimi?

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

? I. H., 28 vjeç, banues në Durrës.

? A. L., 41 vjeç, banues në Durrës.

? S. K., 31 vjeç, lindur në fshatin Pirg, Maliq, banues në Durrës, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin e datës 23.01.2020, ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg? për veprën penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve?.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë në afërsi të qytetit të Maliqit, duke transportuar me tre automjete në drejtim të Tiranës, 6 shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm, të cilëve nga hetimet e kryera rezulton se iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës prej 150 euro secilit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” e cila dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet./CNA.al

Lajmet e fundit nga