Connect with Us

Tensioni te Teatri Kombëtar/ Kryemadhi: Provokim i paturpshëm

Politikë

Tensioni te Teatri Kombëtar/ Kryemadhi: Provokim i paturpshëm

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar për çështjen e Teatrit Kombëtar pas përplasjeve të pasdites së sotme mes arstitëve dhe policisë.

Kryemadhi tha se ose policët bashkiakë janë super janë super të çmendur, ose super perversë, ndërsa e cilësoi provokim sjelljen e policisë.

“Nuk mjafton pandemia, nuk mjafton situata e tmerrshme ekonomike që ka pllakosur Shqipërinë, në këto dy muaj izolim kanë sjellë varfëri dhe shkurtim të 60 mijë vendeve pune. Mijëra familje kanë ngelur pa bukë. Është një dëm i ekonomisë mbi 2 miliard dollarë, dhe sot shikojmë kllounët e bashkisë që shkojnë tek TK për të vetmen arsye sepse ose këtë janë super të çmendur ose super perversë në ligësinë e tyre ose janë super budallenj. E them këtë sepse  sot të shkosh tek TK dhe thua që unë do ndërtoj teatrin e ri me para borxh kur ndërkohë ekonomia shqiptare mirë që nuk ka rritje, por ka një rënie dhe sot shkojnë me paturpësinë më të madhe për të provokuar. Provokojnë njerëzit jo vetëm artistët, provokojnë në atë farë feje sa nuk do ketë më ndërprerje”, u shpreh ajo në Fax News./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Debatet për Reformën Zgjedhore/ Hajdari: Nuk mund të dal nga ajo tavolinë pa marrë asgjë

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari, në një intervistë për ABC news, ka folur për Reformën Zgjedhore dhe debatin mes palëve politike.

Ajo theksoi se kjo është një betejë e vështirë dhe se sipas saj janë mësuar t’i ndajmë pazaret siç duan ata vetë, por shtoi se sistemi zgjedhor është një betejë që do ta gjejë përgjigjen shumë shpejt.

Sa i përket tryezës politike Hajdari tha se nëse nga propozimet e bëra nuk merr asgjë, nuk e sheh të arsyeshme praninë në Këshillin Politik.

“Unë nuk jam për të komentuar çfarë thotë Edi Rama, mundohet t’i fokusohem agjendës që kam përpara. Ajo që bëri Rama ishte diversion dhe i bënë bisht një temë goxha të rëndësishme për vendin.

Jam në atë tryezë dhe përfaqësoj vullnetin e popullit që ka dëshirë që ky sistem të ndryshojë. Atëherë, çfarë do të marr unë nga kjo gjë. Sepse unë nuk mund të dal nga ajo tavolinë pa marrë diçka, është e padrejtë.

LEXO EDHE:  Kryemadhi takon Bashën/ Çfarë po diskutohet

Ne momentin që më komunikohet që nga ai propozim që kam bërë nuk marr më asgjë, atëherë praninë time në atë Këshill Politik nuk e shikoj të dobishme. Nuk e shikoj të arsyeshme vazhdimin. Unë shikoj plagën e shoqërisë, por mos të harrojmë se shumica e këtyre janë shkaktuar nga politika shqiptare.

Këta nuk duan gjë tjetër veçse të bëjnë rrotacionin e pushtetit, unë kërkoj që kjo të ndryshojë, të krijohet hapësirë për shanse të barabarta. Këtu ka një politikë malinje, ka interesa të ngushta personale që janë në mes. Më pëlqen nënvlerësimi që më bëhet sepse ndryshimi vjen nga brenda.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta jep mesazhin e fortë të Churchill/ Populli ka të drejtë të ketë pushtetin nëpërmjet votës së lirë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë për të drejtat e njeriut për të zgjedhur dhe gjyqësorin.

Meta tregon se është duke lexuar librin “The Churchill Factor. How one man made history” të kryeministrit britanik Boris Johnsonit.

Kreu i Shtetit deklaron se ky libër nuk duhet humbur, ndërsa sjell ndërmend edhe një mesazh të shkëputur nga fjalimi i Winston  Çërçill në Fulton të Misurit në 1946, kur paralajmëroi “Perden e Hekurt”.

“Ne asnjëherë nuk duhet të pushojmë së shpalluri me tone të patrembura parimet e mëdha të lirisë dhe të drejtat e njeriut, të cilat janë trashëgimi e përbashkët e botës anglishtfolëse dhe të cilat nëpërmjet Manja Kartës, Ligjit për të Drejtat, Habeas Korpusit, gjyqit ndërmjet një jurie dhe ligjit tradicional anglez kanë gjetur shprehjen më të famshme në Deklaratën Amerikane të Pavarësisë….

LEXO EDHE:  Rritja e tensioneve pas vrasjes së gjeneralit iranian / Qindra ushtarë amerikanë drejt Lindjes së Mesme

LEXO EDHE:  Kryemadhi takon Bashën/ Çfarë po diskutohet

Të gjitha këto duan të thonë se popujt e cilitdo vendi kanë të drejtën dhe duhen të kenë pushtetin, nëpërmjet veprimit kushtetues, nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të papenguara, me votim të fshehtë, të zgjedhin ose të ndryshojnë karakterin apo formën e qeverisjes, nën të cilin ndodhen; që të mbretërojnë liria e shprehjes dhe e mendimit; që gjyqet, të pavarura prej ekzekutivit, pa asnjë anësi partiake, të zbatojnë ligjet që kanë marrë miratimin e gjerë prej shumicave më të mëdha ose që janë sanksionuar prej kohës dhe traditës. Këto janë aktet themelore të lirisë, që duhet të ndodhen në çdo shtëpi ose kasolle. Ky është mesazhi i popujve britanikë dhe amerikanë për njerëzimin. Le të predikojmë atë që bëjmë në praktikë: le të bëjmë në praktikë atë që predikojmë”, shkruan Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Punojnë me trafikantët dhe marrin rryshfet”/ Lubonja i nxjerr të pa larat Ramës dhe Veliajt

Publikuar

-

Nga

Analisti Fatos Lubonja ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, teka ka komentuar raportin pessimist të BERZH për rënien ekonomike në Shqipëri.

Lubonja tha se vendi ynë drejtohet nga disa aventurierë dhe ca biznesmenë, që mendojnë vetëm si të ndërtojnë kulla, duke shtuar se Rama dhe Veliaj po kërkojnë të gjejnë rrugëdalje te trafikantët, me propozimin për të legalizuar kanabisin dhe paratë.

“Për fat të keq këto mesazhe më vijnë si “zë që flet në shkretëtirë”. E them këtë, sepse ndërkohë që ne kemi pësuar dy goditje ekonomike, tërmeti dhe pandemia, kemi ca aventurierë në pushtetë, Rama e Veliaj dhe ca biznesmenë pas tyre, që mendojnë vetëm si të ndërtojnë kulla. Dëgjoj Veliajn që thotë se do të prishë teatrin se na duhet, se nuk kupton që teatri është kultura, që prish shkollën “Sami Frashëri” për disa biznese, sepse duan të bëjnë biznese dhe pasurimin e tyre. Ndërkohë që zëri që flet në shkretëtirë thotë ‘po të ishe familje, do t’i bëje gjithë këto?’ Jo, do ta ruash atë shkollën, teatrin, dhe do bësh edhe të tjerë.

LEXO EDHE:  Në gjurmët e të atit/ Djali i Gjovalin Kadelit i bashkohet LSI-së

Por, këta kanë aventurën e fitimit dhe kjo është ekonomia e tyre, ekonomi e mbyllur përtej interesave të vendit. Është e qartë që do të kemi vështirësi, jetojmë me turizëm. Kërkojnë të gjejnë rrugëdalje te legalizimi i parave të drogës. Vetëm trafikantët mund të jenë, se emigrantët e dimë sa para mund të kenë. Njëkohësisht edhe legalizimi i kanabisit, që është inkurajim i krimit. Kjo është ekonomia e tyre, këta punojnë me trafikantët, marrin paratë e ryshfetit të tyre, ndërtojnë kulla, pasurohen. Përgjegjëshmëria e tyre është minimale”, tha Lubonja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE