Connect with Us

Skandal në Spanjë, presidenti akuzohet se blinte…

La Liga

Skandal në Spanjë, presidenti akuzohet se blinte…

Publikuar

-

Skandalet në futbollin spanjoll kanë qenë të shumta dhe këtë herë “tërmeti” ka shkundur Shoqatën e Futbollistëve Spanjollë, ku presidenti i këtij organizmi, David Agazo, dhe sekretari Diego Rivas akuzohen për shkelje të detyrës dhe korrupsion.

Ai që ka plasur bombën është Antonio Saiz Çeka, një drejtues i hershëm i kësaj organizate, por tani mban rolin e drejtorit në Ligat Segunda B dhe Tercera. Të hënën ai ka dokumentuar përmes një letre gjithçka që bëhej pas kuintave në shoqatën e futbollistëve dhe mënyrën se si keqmenaxhohej ajo.

“Fillimisht dua të them se unë jam detyruar që të marr pjesë në këtë korrupsion dhe më është bërë presion i vazhdueshëm nga David Aganzo. Por dua të bashkëpunoj me drejtësinë për zbulimin e të vërtetave.

Ai paguante persona të tjerë të një tjetër organizate futbollistësh ‘Futbolistason’ për të marrë informacionet e fshehta dhe sekrete të saj. 3000 euro për çdo informacion që vinte përmes postës elektronike”, thotë Çeka.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Makthi i koronavirusit pushton sërish Spanjën, 3 raste të reja te klubi i La Ligës

Publikuar

-

Nga

Tre raste të reja me Koronavirus janë regjistruar në futbollin spanjoll. Bëhet fjalë për klubin e Betis, që militon në La Liga. Ka qenë media Cadena Ser e cila ka publikuar lajmin. Skuadra do të fillojë stërvitje ditën e henë, ndërkohë që 3 lojtarët që rezultuan pozitivë me Koronavirus, do të qëndrojnë të izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Sipas informacionit të publikuar nga Cadena Ser, nga tre lojtarët pozitivë, dy janë asimptomatikë, teksa ato do të testohen vazhdimisht, derisa sa virusi të zhduket perfundimisht. Emrat e lojtarëve që kanë rezultuar pozitivë nuk janë bërë publike, ndërkohë që testimet vazhdojnë tek të gjitha skuadrat e La Ligës.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Arrihet marrëveshja, Pjanic do transferohet te Barcelona

Publikuar

-

Nga

Miralem Pjaniç deri para disa muajsh ishte një nga mesfushorët e paprekshëm të Serie A, por ardhja e Sarrit në krye të Juventusit i hoqi atij “perden” e madhështisë dhe e ktheu në një “pre” në merkato nga klube si PSG, Çelsi dhe Barcelona. Idetë e Sarrit nuk përshtaten me lojën e 29-vjeçarit dhe Paratiçi është detyruar ta nxjerrë në treg ballkanasin.

Mesfushori është një nga lojtarët më të shtrenjtë te “Zonja”, por situata për shkak të pandemisë dhe dëshira e bardhezinjve për ta larguar bën që të ulen pretendimet për të. “Sport.es” raporton se Barcelona është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Juventusin për transferimin e Pjaniç. Paratë nuk janë një ide nga të dyja palët dhe transferimi pritet të bëhet nëpërmjet një këmbimi mes lojtarësh.

Spanjollët janë të sigurt se Barça ka arritur marrëveshjen personale me Pjaniç për katër vitet e ardhshme, ndërkohë që tani pritet marrëveshja me Juventusin për lojtarin, që do të zbarkojë në Torino. Barça ka lojtarë me shumicë në listën e largimeve dhe Juventusit do i duhet të zgjedhë një prej këtyre yjeve. Ka mirëkuptim dhe frymë pozitive nga të gjitha palët dhe ky transferim pritet të ketë zhvillime konkrete javën e ardhshme.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Mbrojtësi i kombëtares: Testet e COVID-19 të bezdisshme, problem që do na mbyllin në hotel

Publikuar

-

Nga

Ivan Balliu është kthyer brenda pak muajsh në një emër shumë të njohur në Spanjë. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ishte larguar nga aty si një futbollist i panjohur por pas eksperiencës franceze me Metz dhe transferimit te Almeria, ka rënë në sy për lojën e tij të sigurt në krahun e djathtë të prapavijës, por edhe në sulm ku shpesh është bërë autor asistesh e golash në këtë edicion.

Vetë futbollisti ka treguar për Cadena SER se po pret me padurim kthimin në fushë, ndërsa ka zbuluar edhe se si janë ditët e para të stërvitjes, mes testeve e planeve për të izoluar lojtarët në hotele.

“Jam shumë mirë, për fat të mirë dhe me dëshirën për t’u kthyer në fushë. Kryem testet, ishte pak i bezdisshëm, por janë të shpjetë, për 10-15 minuta ishim jashtë”, shpjegoi ai duke konfirmuar se ekipi kishet filluar stërvitjet. “Për momentin jemi duke vrapuar në rrugë”, theksoi lojtari i cili pret që nga e hëna të jetë në fushën stërvitore të Almerias, klub i cili u ka qëndruar pranë lojtarëve. “Klubi na ka mbajtur shumë të kontrolluar në këto dy muaj”.

Prej ditësh flitet për protokollin e ndeshjeve që duhet ndjekur gjatë kësaj periudhe, për të qenë të gjithë të sigurt në momentin e rikthimit. “Ajo që dimë ne rreth këtij protokolli është falë shtypit dhe mediave. Ajo që unë mendoj është se do të jetë e vështirë sidomos ajo tema e hotelit, pasi do të na mbyllin brenda”, vijoi ai.

Gjtihsesi, objektivi mbetet ai i fillimit, ngjitja në La Liga nën drejtimin e ish-madrilenit Guti, i cili ka bërë një punë shumë të mire duke e mbajtur gjithmonë ekipin në vendet e para të klasifikimit që sigurojnë ngjitjen direkte. “Objektivi ynë është të ngjitemi në Primera Division. Dëshira për t’u ngjitur na ka hequr frikën. Të luajmë pa publik është pjesa e çmendur e kësaj çështje, por ka shumë gjëra në lojë, duhet të japim gjithçka që të ngjitemi. Do të jenë ndeshje shumë të vështira për shkak të temperaturave të larta në Almeria, por duhet të motivohemi, duhet të përshtatemi me atë që do të ndodhë në javët e ardhshme. Faktori i përgatitjes fizike do të jetë kyç për ndeshjet që mbeten”, deklaroi Balliu

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: