Connect with Us

Situatë e pazakontë, FIFA anulon trofeun prestigjioz

Sport

Situatë e pazakontë, FIFA anulon trofeun prestigjioz

Publikuar

-

Ky sezon është shumë i pazakontë për shkak të pandemisë dhe pritet të mbyllet në të njëjtën mënyrë. Ditën e sotme, organi më i lartë qeverisës i futbollit ka vendosur të anulojë ceremoninë e dhënies së çmimeve të më të mirëve të këtij edicioni. FIFA nuk e sheh të arsyeshme të zgjidhen më të mirët e një sezoni të tillë, ku disa prej kampionateve janë mbyllur dhe të tjerë janë në dyshim.

Sezoni 2019-2020 nuk do të shpallë më të mirët dhe Leo Mesi do të vazhdojë të jetë mbajtësi në fuqi i çmimit “FIFA Best Player”. Ky është një nga eventet e shumta që ky organ ka anuluar, teksa e vetmja, që pritet të shpëtojë do të jetë Kupa e Botës për klube, e parashikuar të luhet në muajin dhjetor në Arabinë Saudite.

Mbetet për tu parë se ç’do të ndodhë me eventet e UEFA-s, që çdo vit në ceremoninë e shortit të Champions League në muajin gusht, jep edhe çmimin e lojtarit më të mirë në Europë. Gjithashtu, do të duhet të presim për të mësuar fatin e ceremonisë së “Topit të Artë”, të organizuar çdo vit nga revista e famshme “France Football”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Reja: Ja si i transformua Berat Gjimshiti

Publikuar

-

Nga

Edi Reja është një nga trajnerët që e njeh më mirë se kushdo tjetër Atalantën. Trajneri i Kombëtares e ka drejtuar jo pak, por 53 ndeshje skuadrën bergamaske në sezonin 2015-2016.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, italiani 74-vjeçar ka komentuar edhe situatën e Berat Gjimshitit, një prej qendërmbrojtësve titullarë të skuadrës italiane. Jo vetëm kaq, por trajneri i Kombëtares ka komentuar edhe situatën e masave me të cilat po bëhet gati që të rifillojë futbolli në Serinë A.

GJIMSHITI – “Një nga lojtarët e Shqipërisë tashmë është shndërruar në garanci për Atalantën. Berati është bërë shumë i zoti. De Zerbi ishte ai që i dha mundësinë dhe besimin në fillim te Benevento. Sot është një tjetër mbrojtës në krahasim me atë kur erdhi në janar 2016 kur isha unë në pankinë. Me trajnerin Gasperini u konfirmua dhe bëri hapin e madh”, tregon trajneri i Kombëtares për qendërmbrojtësin shqiptar të bergamaskëve, duke qenë se po bën një sezon fantastik, në Serinë A dhe në Ligën e Kampioneve.

RIFILLIMI – “Jam pro grumbullimit dhe izolimit të skuadrave në hotele. Sipas meje, të shkojnë për të fjetur në shtëpi duke bërë udhëtimin shtëpi-qendër stërvitore disa herë në ditë, më duket se është një rrezik që fare lehtë mund të shmanget me këtë zgjedhje për grumbullimin”, është përgjigjur Reja referuar masave të propozuara në Itali, ku çdo skuadër duhet të qëndrojë në grumbullim në një hotel, për të shmangur riskun e infektimit të lojtarëve.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kampionati nis më 3 qershor/ FSHF zbulon edhe kalendarin e plotë të ndeshjeve, luhet çdo katër ditë

Publikuar

-

Nga

Nga mbledhja e bërë në ditën e sotme mes FSHF-së dhe presidentëve të klubeve të Superiores është arritur në marrëveshjen që kampionati të fillojë në datën 3 qershor.

Tani pritet edhe vendimi i Qeverisë në lidhje me këtë dakortësim të futbollit, për të zyrtarizuar përfundimisht rikthimin në fushën e blertë.

Gjithsesi Federata ka publikuar edhe kalendarin e plotë sesi pritet të zhvillohen këto takime.

Ajo që bie në sy dhe është e pashmangshme, ka një ngjeshje të datave dhe përballjet do të luhen thuajse njëherë në katër ditë. Kjo do të krijojë vështirësi të mëdha për skuadrat që nuk kanë një stol cilësor, duke humbur shumë krahasuar me të tjerat.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Gjeni emrin”, faqja zyrtare e UEFA EURO 2020 publikon stadiumin “Air Albania”

Publikuar

-

Nga

Stadiumi Air Albania ka pasur një publicitet të madh prej kohës kur është inaguruar, teksa vetë presidenti Çeferin ka folur shpeshherë për të, ndërsa impianti është pjesë edhe e garës për disa çmime.

Sakaq, synimi është në që në të ardhmen, në stadiumin e ri të kryeqytetit të zhvillohet edhe finalja e Superkupës së Europës. Së fundmi, stadium është publikuar nga faqja zyrtare e UEFA Euro 2020, e cila pyet ndjekësit e saj nëse e njohin dhe mund të tregojnë emrin e saj.

Ndërkohë, nga komentet shihet se emri i stadiumit njihet gjerësisht dhe këto komente nuk vijnë vetëm nga shqiptarë por edhe të huaj që siç duket kanë njohuri për impiantin kombëtar.

LEXO TE PLOTE