LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rudina Dembacaj flet për ish të fejuarin e saj, partnerin e Arbana Osmanit: Nuk jam mirë me memorien

13 Maj 2020, 08:14, Lifestyle CNA
Rudina Dembacaj flet për ish të fejuarin e saj, partnerin e Arbana

Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj është një nga personazhet më të komentuar të showbizit shqiptar. Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndryshimeve në jetën e saj private, pasi u nda nga ish bashkëshorti dhe për lidhjen e dashurisë me ish deputetin Mark Frrokun.

E ftuar së fundmi në emisionin ëhy not, ajo është përballur me disa pyetje pikante nga ndjekësit, ku dikush e ka pyetur nëse flet me ish të fejuarin e saj, Eduard Grishajn, dikur i fejuari i saj dhe sot partneri i Arbana Osmanit.Rudina jo vetëm që u përgjigj, por zgjodhi mënyrën më ironike të mundshme. ?Kush është ky? Unë s?jam mirë me memorien fare, mbaj mend vetëm numra” u shpreh me ironi Rudina.

Kujtojmë se aktorja e njohur ka patur një lidhje disa vjecare me Eduartin para shumë vitesh dhe në një intervistë për Panorama Plus në 2011 Rudina tregonte se ishte njohur me regjisorin në një televizion lokal në qytetin e Shkodrës. Ata kishin 4 vjet të lidhur dhe vendosën të fejoheshin në një festë të vogël familjare.

?Quhet Edi, është nga Malësia e Madhe. Jemi njohur në qytetin e Shkodrës, në kohën kur unë isha studente në Fakultetin e Juridikut. Në atë kohë, punonim të dy në një Tv lokal, unë bëja një emision timin, ndërsa Edi xhironte dhe montonte, pra kamera dhe montazhi i emisionit. Kemi gati katër vjet lumturisht bashkë. Fejesën nuk e kërkoi asnjëri, erdhi momenti për të ndodhur dhe ndodhi. Çdo gjë ndodhi gradualisht?, shprehej moderatorja.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga