LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia mësyn në Teatrin Kombëtar/ Të lirohet godina, është pronë e Bashkisë

13 Maj 2020, 17:11, Aktualitet CNA
Policia mësyn në Teatrin Kombëtar/ Të lirohet godina,

Pas vendimit të qeverisë për kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë, kjo e fundit u ka dërguar policinë bashkiake për tu komunikuar  vendimin artistëve.

Në bazë të vendimit të qeverisë, Bashkia ka marrë në dorëzim zyrtarisht Teatrin Kombëtar, madje ka çuar edhe një ak-konstatim ku artistëve u bëhet me dije se Teatri është pronë e Bashkisë, dhe duhet të lirohet sa më parë.

Kjo ka tensionuar dhe situatën mes efektivëve dhe aktorëve që ndodheshin aty. Regjisori, Edmond Budina, ka reaguar ashpër ndaj këtit veprimi duke u bëri thirrje kryebashkiakut të mos provojë ndërsa apeloi qytetarët të ngrihen në mbrojtje të Teatrit.

“Kujdes të mos derdhet gjak. Në pak minuta jemi shumë këtu dhe do të jemi shumë më tepër. Bëni kujdes dhe ruani mendjen, i bëj thirrje popullit të Tiranës të ngrihen dhe të marrin hunjtë”./CNA.al

Lajmet e fundit nga