LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përdhunuan 23-vjeçaren dhe e kërcënuan/ Prangosen dy të rinjtë

13 Maj 2020, 12:16, Kronika CNA
Përdhunuan 23-vjeçaren dhe e kërcënuan/ Prangosen dy

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Fierit, pasi akuzohen se kanë përdhunuar një 23-vjeçare dhe më pas e kanë kërcënuar.

Sipas uniformave blu në pranga kanë rënë shtetasit M. G., 26 vjeç (i dënuar më parë për kundërshtim dhe goditje të prokurorit) dhe O. A., 25 vjeç, të dy banues në Fier.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 5 prill, në një banesë të tyre në Fier, ku këta shtetas e kanë përdhunuar dhe e kanë shtrënguar për të përfituar pasuri.

?Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pas kallëzimit të bërë në DVP Fier, nga një 23-vjeçare se në datën 05.05.2020, në një banesë të tyre në Fier, këta shtetas e kanë përdhunuar dhe e kanë shtrënguar për të përfituar pasuri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasve M. G. dhe O. A., si autorë të dyshuar për kryerjen e veprave penale ?Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura? dhe ?Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie? e kryer në bashkëpunim?-thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet e fundit nga