Politikë
Parashikimi pesimist i BERZH/ Zhupa: Kllouni doli lakuriq, ka rritur papunësinë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me parashikimet pesimiste të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për ekonominë shqiptare.
BERZH-i parashikon se vendi jonë do ketë krizën me të thellë ne rajon me -9% rënie, ndërsa Zhupa thotë se kryeministri Edi Rama që e cilëson si një klloun në krye të qeverisë, doli përsëri zbuluar.
Sipas saj, Shqipëria është e fundit në rajon për paketën ekonomike, për mbështetjen ndaj qytetarëve dhe biznesit, por e para për papunësinë dhe rënien ekonomike.
“Ja si doli përsëri zbuluar kllouni në krye të qeverisë: Sipas BERZH-it vendi do ketë krizën me të thellë ne rajon me -9% rënie. Të fundit në rajon për paketën ekonomike, të fundit për mbështetjen ndaj qytetarëve dhe biznesit, por të parët për papunësinë dhe rënien ekonomike.
Për 7 vjet me radhë, Ramavirusi e ka gërryer ekonominë dhe mirëqenien e shqiptarëve. Pandemia ekonomike ka nxjerrë lakuriq Ramavirusin dhe gjithë korrupsionin, mashtrimet dhe dështimet e tij në kurriz të shqiptarëve”, shkruan demokratja në rrjetet sociale./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht
Anëtari i bordit drejtues në Bindjen Demokratike Fabjan Topollaj u shpreh se nëse kreu i PD Lulzim Basha merr mbështetje masive dhe mund të fitojë...