Connect with Us

Mbetet i ulët numri i rasteve të reja/ 4 të infektuar në 24 orë

Shëndeti

Mbetet i ulët numri i rasteve të reja/ 4 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Vijon të mbetet i ulët numri i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4 raste të reja, përkatësisht 2 në Berat dhe 2 në Tiranë.

Mes të prekurve është edhe grua shtatzënë, duke e çuar në total numrin në 6, nga të cilat 4 janë shëruar, një është hospitalizuar dhe rasti i fundit po trajtohet në kushtet e shtëpisë.

“Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 880 qytetarë, 78 % e të cilëve janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 161 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 21 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11578 testime, nga të cilat, 11,048 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike. Pavarësisht situatës së përmirësuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson se është shumë e rëndësishme që qytetarët të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

LEXO EDHE:  “Numri i të prekurve do rritet”/ Rama apel qytetarëve: Mos u impresiononi!

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40. COVID-19 – Statistika (13 Maj 2020) Testime të kryera 11578

Raste pozitive 876

Raste të shëruara 682

Raste Aktive 163

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon: Tiranë 70

Krujë 49

Shkodër 16

Kamëz 12

Fier 5

Berat 3

Elbasan 2

Kurbin 1

Mirditë 1

Durrës 1

Korçë 1

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Hipertensioni në shtatzëni/ Çfarë duhet të dinë nënat

Publikuar

-

Nga

Hipertensioni në shtatëzani/ Doktoreshë Donika Belba tregon shkaqet

Nga doktoreshë Donika Beba

Presioni i lartë arterial ose ndryshe hipertensioni mund të shfaqet edhe gjatë shtatzënisë madje në cilëndo fazë të saj dhe përbën rrezik për shëndetin e nënës dhe të bebit pasi mund të shkaktojë probleme mjaft serioze. Kemi të bëjmë me hipertension në rastet kur në gjendje të relaksuar presioni arterial arrin në vlerat 140/90mmHg apo më tepër.

Hipertensioni prek rreth 8 për qind të grave shtatzëna por tashmë është i mundur menaxhimi/trajtimi i këtij problemi me kujdesin dhe kontrollet e duhura te mjekët specialistë gjinekologë si dhe kardiologë gjatë shtatzënisë.

Cilat janë llojet e hipertensionit që prekin nënat e reja gjatë shtazënisë:
1- Hipertensioni Kronik

Hipertensioni kronik nënkupton praninë e presionit të lartë arterial para fillimit të shtatzënisë. Pacientet me hipertension kronik kanë rrezik të shtuar për shfaqjen e preeklampsisë në tremujorin e dytë ose të tretë të shtatzënisë.

2- Hipertensioni gestacional

Kjo gjendje ndodh kur nëna ka presion të lartë të gjakut vetëm gjatë shtatzënisë dhe njëkohësisht nuk ka as proteina në urinë dhe as probleme të tjera me zemrën apo veshkat. Ky problem diagnostikohet zakonisht pas javës së 20 të shtatzënisë ose afër lindjes. Hipertensioni gestacional zakonisht zhduket pas lindjes.

3- Preeklampsia / Eklampsia

Preeklampsia është forma më e rëndë e hipertensionit gjatë shtatzënisë dhe ndodh kur një grua shtatzënë e cila ka pasur gjithmonë presion arterial normal, papritmas shfaq presion të lartë arterial, gjendje kjo e cila shoqërohet edhe me praninë e proteinave në urinë dhe shfaqet pas javës së 20-të të shtatzënisë.

Simptomat që sinjalizojnë praninë e pre-eklampsisë përfshijnë:

– Dhimbje koke e vazhdueshme
– Shikim i paqartë & i turbullt
– Diskomfort/Dhimbje në stomak
– Nauzea ose të vjella
– Enjtje e fytyrës si dhe duarve
– Shtim i menjëhershëm i peshës
– Probleme me frymëmarrjen
Gratë shtatzëna janë më të rrezikuara për t’u prekur nga preeklampsia në rastet kur:
– Janë në shtatzëninë e tyre të parë
– Kanë vuajtur nga preeklampsia gjatë një shtatzënie të mëparshme
– Vuajnë nga presioni arterial kronik apo dhe nga sëmundjet kronike të veshkave
– Kanë histori familjare të preeklampsisë
– Vuajnë nga diabeti i tipit 1 apo 2
– Janë mbipeshë apo obeze
– Nëna është mbi moshën 40 vjec

LEXO EDHE:  Covid-19 “mbërthen” SPAK/ Izolohen gjyqtarët

LEXO EDHE:  “Numri i të prekurve do rritet”/ Rama apel qytetarëve: Mos u impresiononi!

Në raste mjaft të rralla preeklampsia mund të shfaqet edhe pasi nëna ka lindur. Për këtë arsye rekomandohet monitorimi & ndjekja e vijueshme me mjeken obstetër-gjinekologe edhe pas lindjes.
Në rastet kur nuk trajtohet, hipertensioni gjatë shtatzënisë mund të rrezikojë jo vetëm jetën e nënës por edhe të foshnjes.

Ndër komplikacionet që mund të shfaqen si pasojë e pranisë së kësaj patologjie për foshnjën mund të përmendim, lindjen e parakohshme(para javës së 37-të të shtatzënisë) dhe lindjen nënpeshë. Duke qenë se presioni i lartë i gjakut të nënës e bën më të vështirë për fëmijën të marrë nivelet e duhura të oksigjenit dhe lëndëve ushqyese për t’u zhvilluar, nëna rrezikon në disa raste të bëjë lindje të parakohshme.

Komplikacione të shumta dhe mjaft të rrezikshme mund të shfaqen edhe te nëna dhe si të tilla përmendim vetë praninë e hipertensionit e cila shoqërohen me shenjat të encefalopatisë hipertensive, rritjen e transaminazave apo enzimave hepatike, shkolitjen e parakohshme e placentës, stroke apo goditje cerebrale, sulmet eklamtike të cilat shfaqen formën e konvulsioneve dhe rrezikojnë jetën e nënës si dhe sindromën HELLP e cila konsiston në crregullimin e faktorëve të koagulimit të gjakut, në trombocitopeni si dhe rritjen e enzimave të heparit.

Trajtimi i hipertensionit gjatë shtatzënisë konsiston të trajtimin multidisiplinar të problemit. Pra, në varësi të llojit dhe zanafillës së hipertensionit në shtatzëni, diagnostikimi i së cilit realizohet nga konsulta me mjekun obstetër-gjinekolog, nevojitet patjetër edhe ndjekja e pacientes nga mjekët e specialiteteve të ndryshme të cilët kanë si synim zbulimin dhe menaxhimin e faktorëve shkaktarë të hipertensionit nëpërmjet kryerjes së të gjitha ekzaminimeve të nevojshme.

Në Spitalin Hygeia Tiranë, ofrohen të gjitha llojet e shërbimeve mjekësore, nga ato më baziket deri tek ato më të ndërlikuarat për çdo grupmoshë, gjithcka në shërbim të shëndetit të pacientëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu apel pushuesve/ “Për çdo dyshim nga covid-19, drejtohuni qendrave shëndetësore”

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje të gjithë turistëve në rast shfaqje të shenjave të COVID, të drejtohen në qendrat shëndtësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore.

Në një postim në rrjetet sociale ministrja ka bërë me dije se në këto qendra ofrohet shërbimi 24 orë për çdo urgjencë mjekësore si testi i shpejtë falas për çdo rast të dyshuar si i prekur nga COVID-19.

LEXO EDHE:  Covid-19 “mbërthen” SPAK/ Izolohen gjyqtarët

LEXO EDHE:  Sa njerëz duhet të përdorin vazhdimisht maskën, për t’i dhënë fund pandemisë së Covid-19?

Në çdo qendër shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore, ofrohet shërbimi 24 orë për çdo urgjencë mjekësore si dhe testi i shpejtë #falas, për çdo rast të dyshuar si i prekur nga #Covid19.

Për çdo dyshim, drejtohuni pranë qendrës më të afërt shëndetësore. #Bashkë, të kufizojmë përhapjen e koronavirusit, për një sezon turistik të #sigurt”, ka shkruar Manastirliu./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Përmirësohet ndjeshëm situata nga Covid/ Asnjë humbje jete, sa raste të reja u regjistruan sot

Publikuar

-

Nga

Përmirësohet ndjeshëm situata nga Covid/ Asnjë humbje jete, sa raste të reja u regjistruan sot

Situata pandemike në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm. Pas vaksinimit masiv, prej disa ditësh infektimet kanë mbetur në një nivel të ulët, ndërsa nuk ka pasur për fat të mirë asnjë viktimë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2771 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, dhe asnjë viktimë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

LEXO EDHE:  Mjekët e Durrësit në protestë/ Të trajtohemi dhe ne me pagë shtesë!

LEXO EDHE:  Sa njerëz duhet të përdorin vazhdimisht maskën, për t’i dhënë fund pandemisë së Covid-19?

Janë kryer 2771 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Vau i Dejës

Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,910 që nga fillimi i epidemisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE