LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kontrolli i policisë “fundos” 46-vjeçarin/ E pabesueshme çfarë iu gjet në banesë

13 Maj 2020, 06:47, Kronika CNA
Kontrolli i policisë “fundos” 46-vjeçarin/ E pabesueshme

Një 46-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Kurbinit, në kuadër të një operacioni të koduar ?Shemria?.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi P. G., 46 vjeç, banues në fshatin Shemri, Kurbin.

Policia bën të ditur se gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 0.5 kg lëndë narkotike, fishekë luftarak, 1 kallëp tritoli dhe një granatë difensive me ndezës të pavendosur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike? dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Lajmet e fundit nga