Connect with Us

Kampionati nis më 3 qershor/ FSHF zbulon edhe kalendarin e plotë të ndeshjeve, luhet çdo katër ditë

Sport

Kampionati nis më 3 qershor/ FSHF zbulon edhe kalendarin e plotë të ndeshjeve, luhet çdo katër ditë

Publikuar

-

Nga mbledhja e bërë në ditën e sotme mes FSHF-së dhe presidentëve të klubeve të Superiores është arritur në marrëveshjen që kampionati të fillojë në datën 3 qershor.

Tani pritet edhe vendimi i Qeverisë në lidhje me këtë dakortësim të futbollit, për të zyrtarizuar përfundimisht rikthimin në fushën e blertë.

Gjithsesi Federata ka publikuar edhe kalendarin e plotë sesi pritet të zhvillohen këto takime.

Ajo që bie në sy dhe është e pashmangshme, ka një ngjeshje të datave dhe përballjet do të luhen thuajse njëherë në katër ditë. Kjo do të krijojë vështirësi të mëdha për skuadrat që nuk kanë një stol cilësor, duke humbur shumë krahasuar me të tjerat.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Gjeni emrin”, faqja zyrtare e UEFA EURO 2020 publikon stadiumin “Air Albania”

Publikuar

-

Nga

Stadiumi Air Albania ka pasur një publicitet të madh prej kohës kur është inaguruar, teksa vetë presidenti Çeferin ka folur shpeshherë për të, ndërsa impianti është pjesë edhe e garës për disa çmime.

Sakaq, synimi është në që në të ardhmen, në stadiumin e ri të kryeqytetit të zhvillohet edhe finalja e Superkupës së Europës. Së fundmi, stadium është publikuar nga faqja zyrtare e UEFA Euro 2020, e cila pyet ndjekësit e saj nëse e njohin dhe mund të tregojnë emrin e saj.

Ndërkohë, nga komentet shihet se emri i stadiumit njihet gjerësisht dhe këto komente nuk vijnë vetëm nga shqiptarë por edhe të huaj që siç duket kanë njohuri për impiantin kombëtar.

LEXO TE PLOTE

Sport

Duka: Duhej të mendonim dhe për futbollistët, nuk ka ngarkesë ekonomike

Publikuar

-

Nga

Pas mbledhjes për rifillimin e Superiores me presidentët e klubeve, presidenti i FSHF, Armand Duka shprehet se me konsensus është arritur marrëveshja për të rifilluar më datë tre qershor. Ndërkohë, presidenti thekson se rifillimi ishte i nevojshëm për futbollistët duke qenë se në pauzë gjashtëmujore do të ishte negative në karrierën e tyre. Ndër të tjera, Duka thotë se protokollet që pritet të miratohen nga Ministria, nuk rëndojnë buxhetet e klubeve.

“Kemi bërë mbledhje me presidentët. I informuam për protokollin që mbetet për t’u konfirmuar dhe për të vendosur me to datën më të përshtatshme dhe me konsensus që të filloojë me tre qershor dhe të përfundoj me 29 korrik, ndërsa Kupa me dy gusht”.

Mendimet për të mos rifilluar- “Nëse nuk kishte ndonjë dëm për të gjithë futbollin shqiptar, ishte mendimi i disave se futbollistët janë të pastërvitur. Por, Shqipëria mund të kishte pasojë nga UEFA, por edhe për futbollistët një ndërprerje gjashtëmujore do ishte e dëmshme. Është më mirë për ta, uroj ta kemi kaluar epideminë. Dhe, është mirë tëur rikthehen të luajnë e të heqin kilet që kanë marrë nga pushimi”.

Ngarkesa ekonomike në protokolle- “Protokollet në këndvështrimin tim nuk kanë ngarkesë ekonomike, thjesht duhen respektuar. Do jenë më pak se 2% e buxhetit të tyre, por respektimi i rregullave në kulturën shqiotare nuk është shumë e mirë. Shishe ujë të veçantë, larja e ambienteve nuk është kosto. Kosto është udhëtimi me dy automjete dhe akomodimi që futbollistë duhet të flejnë në dhoma teke”.

“Besoj se për protokollin do të kemi një përgjigje positive. Nëse rikthimi do ishte më i shpejtë, atëherë kampionati do luhej në shtatë ditë. Dhe, stërvitja do ishte e gjatë pasi nga data 18 deri në datën tre nuk është e mjaftueshme. Por, kjo ishte zgjedhja e vetme për t’u rikthyer.
Është konfirtmuar data 18, gjithsesi ne nuk bëjmë ligje dhe nëse qeveria e ndryshon këtë duke qenë se qeveria jonë kështu i ka marrë vendimet. Nuk mund të paraprijmë vendimet e qeverisë”.

Tamponët? “Unë nuk jam mjek për tamponët, por edhe në vende të tjera nuk ka të bëjë vetëm ana ekonomike. Të gjithëve do iu matet temperature në stërvitje apo në para ndeshjeve dhe nëse ka shenja, atëherë patjetër do ketë tamponë dhe do të bëhën të gjithë analizat e nevojshme”u shpreh Duka.

LEXO TE PLOTE

Sport

E FUNDIT/ Kampionati shqiptar rinis më 3 qershor

Publikuar

-

Nga

Bie poshtë varjani për rifillimin e kampionatit në 31 maj. Menjëherë pas mbledhjes së sotme të drejtuesve të 10 klubeve të Superiores me FSHF-në, është vendosur që kampionati të rinisë në 3 qershor. Mësohet se duke parë kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria dhe argumentave jo bindëse për të mos e filluar kampionatin, FSHF, ka qenë e detyruar për të bërë gjithçka për ta rinisur.

Shumica e klubeve të Superiores, nuk donin që kampionati të vazhdonte, duke parë edhe kushtet e pafavorshme, por në fund është rënë dakord që gara të vazhdojë. “Panorama Sport” mëson se në rast se nuk të zhvillohej kampionati, atëherë UEFA mund të skualifikonte për këtë sezon, ekipet shqiptare nga pjesmarrja në Kupat e Europës. Nëse do të ndodhte kjo atëherë do të kishte një kolaps të vërtëtë financiar.

LEXO TE PLOTE