LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kalo ironizon keq Beqajn/ “I llogaris minutat, s'merrem me barcaleta”

13 Maj 2020, 18:50, Lifestyle CNA
Kalo ironizon keq Beqajn/ “I llogaris minutat, s'merrem me

Mjeku i njohur Tritan Kalo, i është përgjigjur me ironi replikave të ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili në një dalje televizive, duke iu përgjigjur kritikave të Kalos tha se ?nuk e di ku e gjen kohën të më lexojë?.

Mjeku solli në vëmendje një përplasjen që kanë pasur në 2015, ndërsa shtoi se nuk ka kohë të merret me barcaleta, për tu ndalur gjatë në deklaratat e ish ministit.

“Nuk e di se nga i nis projeksionet e tij Doktor Ilir Beqaj, doktor s’ka qene, po ministër i shëndetësisë.

Kam pasur një përplasje në 2015, kur donte të organizonte një testim të stafit mjekësor të pallogjikshëm, dhe edhe pse në atë testim nuk përfshiheshim ne me titujt shkencor, por unë jam pah Hygonian.

Liria ime mbaron aty ku fillon liria tjetrin”. Nuk e konsideroja veten të lirë, kur cënohej liria e kolegëve. Nëse njerëzit kanë një organizim që më shumë flenë se punojnë, unë s’jam kështu. Më dhemb koka kur fle më shumë se 4 orë. I llogaris minutat dhe i përdor në mënyrë eficente.

Nëse do të kalosh kohën me fjalë me barcaleta, kalon shpejt, nëse kalon me punë e me përkushtim, unë jam një njeri që nuk e kam kursyer veten nga media, sepse njerëzit kanë nevojë për informacion, për të marrë dijet që duhet, se njerëzit nuk kanë nevoja për hipoteza”, tha Kalo./CNA.al

Lajmet e fundit nga