LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Guvernatori i BSH Sejko: Ekonomia pritet të pësojë tkurrjen më të madhe në këto 2 dekada

13 Maj 2020, 09:32, Ekonomi CNA
Guvernatori i BSH Sejko: Ekonomia pritet të pësojë tkurrjen

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se për shkak të pandemisë, ekonomia shqiptare do të pësojë tkurrjen më të madhe ekonomike në këto 2 dekada.

Në një deklaratë për mediat, Sejko tha se sistemi bankar është shumë i ndërgjegjshëm për rolin e tij në këtë situatë të jashtëzakonshme dhe për këtë bankat pranuan moratoriumin për shtyrjen e kredisë.

“Ekonomia pritet të pësojë një rënie të fortë që nuk i kemi përjetuar dy dekadat e fundit , rritje të papunësisë dhe ulje të konsumit. Rënia e të ardhurave, përkeqësimi i likuiditetit do të përkeqësojnë stabilitetin financiare. Masat kërkojnë përgjigje koherente. Stimujt fiskal dhe monetar janë instrumente kryesore për të nxitur kërkesën agregate. Kemi marrë masa për të furnizuar me para ekonominë duke iu përgjigjur kërkesës në rritje për para. 20 mijë biznese kanë shtyrë kredinë mbi 2 mld euro. Ruajta e stabilitetit financiar është kusht.”, tha Sejko./CNA.al

Lajmet e fundit nga